• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Editor Nga Editor
30 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një skemë të re mbështetjeje financiare për familjet me fëmijë dhe rritjen e ndihmës ekonomike për studentët që vijnë nga familje në nevojë. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, kreu i qeverisë bëri të ditur se këto masa janë parashikuar në buxhetin e ri.

Sipas Ramës, bonusi i bebes do të transformohet në një skemë të rregullt mbështetjeje mujore për fëmijët, me synimin për të ndihmuar drejtpërdrejt të ardhurat e familjeve.

“Ne sot kemi një subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat e papuna që rrisin fëmijë të mitur dhe që janë kryefamiljare, por nuk mjafton. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në një skemë mbështetjeje të rregullt për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve që kanë një fëmijë më shumë”, u shpreh Rama.

Një tjetër masë e paralajmëruar lidhet me studentët nga familjet në nevojë. Sipas kryeministrit, mbështetja financiare për këtë kategori do të rritet më shumë se dyfish, duke arritur në nivelin e gjysmës së pagës minimale.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te ndikimi i rrjeteve sociale, veçanërisht tek të miturit, duke argumentuar se përdorimi i tyre po nxit izolimin dhe po dobëson ndërveprimin fizik mes njerëzve.

“Unë besoj shumë fort që kjo situatë e re, e gatuar me vite në Europë dhe në Shqipëri, si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve. Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike në një hapësirë sociale të përbashkët”, deklaroi kryeministri.

Në këtë kuadër, ai bëri thirrje për hapjen e një debati publik mbi kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një kufiri moshe 16 ose 18 vjeç.

“Duhet hapur debati se si dhe kur duhet të kufizojmë aksesin në rrjetet sociale të të miturve, deri në çfarë kufiri moshe, 16 apo 18 vjeç, që të mos kenë më asnjë mundësi që të kenë rrjetet e tyre sociale individuale”, u shpreh Rama.

Kryeministri bëri të ditur se për këtë çështje do të nisë një proces konsultimi me mësuesit, prindërit dhe shkollat, duke iu referuar edhe konsultimit të mëparshëm për kufizimin e TikTok-ut.

“Ne do të fillojmë një konsultim, siç bëmë në rastin kur na u desh të kufizonim TikTok-un. Do të fillojmë një diskutim me mësuesit, prindërit dhe shkollat për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit”, përfundoi Rama. /skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

Artikulli pas

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion
Aktualitet

Demo: Kamerat në trupin e policëve do të vihen shumë shpejt në funksion

30 Tetor, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj shkarkon dy nënkryetatët e bashkisë, emëron një tjetër

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë
Ekonomi

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Të Përzgjedhura

Çfarë ka ndodhur? Shkencëtarët ulin me 1°C skenarin më të keq të ngrohjes deri në 2100
Aktualitet

Çfarë ka ndodhur? Shkencëtarët ulin me 1°C skenarin më të keq të ngrohjes deri në 2100

Nga Editor
20 Maj, 2026
0

Energjia e lirë nga burimet e rinovueshme po ul temperaturat e parashikuara për vitin 2100 , por ngrohja globale mund...

Lexo të plotë
Hakerat vjedhin databazën e Posta Shqiptare, ekspozohen edhe të dhënat e kredimarrësve te IUTE Credit ?

SKEMA/ IUTE Albania transferon tatim tatimin nga Shqipëria duke zbrazur xhepat dhe taksat e shqiptarëve?

14 Shtator, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Mirlinda Karçanajn për tenderët e AKSHI: Zbërthehen vartësit e saj, drejt zbardhjes mega afera prej qindra miliona eurosh

Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Mirlinda Karçanajn për tenderët e AKSHI: Zbërthehen vartësit e saj, drejt zbardhjes mega afera prej qindra miliona eurosh

3 Dhjetor, 2025
Një lokal lagjeje shpallet bari më i mirë  në botë

Një lokal lagjeje shpallet bari më i mirë  në botë

9 Tetor, 2025

Të Fundit

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr