• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rastet e dyshuara të kontrabandës së naftës nga Shqipëria drejt Kosovës, përmes Doganës së Morinës dhe manovrave të pretenduara në procedurat doganore, janë denoncuar vazhdimisht në mediat e të dy vendeve.

Ndërkohë, së fundmi ka dalë në dritë një tjetër rast konkret, i cili ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e kontrolleve dhe kërkon verifikime nga strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Bëhet fjalë për një autobot të ngarkuar me naftë, i cili ishte nisur nga Durrësi drejt Kosovës dhe është ndaluar në Morinë pas konstatimit të parregullsive në elementët e sigurisë doganore.

Sipas të dhënave të denoncimit, ngarkesa udhëtonte me praktikën e tranzitit nr. 5271, datë 28 gusht 2026, me autobotin me targa AB73*ZH / 0541*XC. Mjeti transportonte gasoil, me pronar të deklaruar të ngarkesës shtetasin kosovar Burim V., ndërsa drejtohej nga shoferi Vjonis B..

Gjatë kontrollit nga shërbimet doganore dhe grupi i antikontrabandës tokësore në Morinë, mësohet se janë konstatuar parregullsi në plumbçet doganore me numrat 26ALP1103185 dhe 26ALP1103186.

Parregullsia është referuar nga doganierët që e kanë konstatuar atë, pikërisht te Departamenti Operativ Hetimor, përmes Sektorit të Monitorimit duke vënë në dijeni Drejtorinë e Hetimit për rastin.

Konstatimi i parregullsive në plumbçet doganore kërkon verifikimin e integritetit të ngarkesës, pasi këta elementë shërbejnë për të garantuar që malli nuk është hapur apo manipuluar gjatë tranzitit. Kjo, pasi në rast të kundërt situata referon për kontrabandë naftë.

Por, autoboti është mbajtur i bllokuar për katër ditë dhe më pas është lejuar të vijojë rrugën, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si është përfunduar procedura pas ndërhyrjes së Zv.Drejtorit të Doganave, z.Erald Delilaj.

Rrethanat e rënda të përshkruara në ankesë kërkojnë verifikimin e dokumentacionit të procedurës, veçanërisht nëse është konstatuar zyrtarisht shkelja, çfarë masash janë marrë dhe mbi çfarë baze është lejuar vijimi i tranzitit.

Kush e autorizoi lirimin e autobotit pas katër ditësh? A u krye kontroll fizik i plotë i ngarkesës dhe a u verifikua sasia e naftës? Ku ndodhen procesverbalet dhe aktet përfundimtare të kësaj procedure?

Këto janë pyetje që duhet të marrin përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe organet kompetente të hetimit./skyweb.al

Artikulli para

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim
Ekonomi

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë
Ekonomi

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të
Ekonomi

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Bitcoin rikthehet fuqishëm
Ekonomi

Bitcoin rikthehet fuqishëm

Nga Editor
22 Gusht, 2026
0

Bitcoin është rikthyer fuqishëm pas një periudhe disamujore rënieje, duke kapërcyer nivelin e 79,500 dollarëve të premten, ndërsa një valë...

Lexo të plotë
Gjurmët e bardha që lënë avionët në qiell ngrohin klimën, projekt me IA për t’i shmangur

Gjurmët e bardha që lënë avionët në qiell ngrohin klimën, projekt me IA për t’i shmangur

23 Gusht, 2026
Qeveria miraton fond 1.2 miliard lekë për kompensimin e pronarëve, kush përfiton

Qeveria miraton fond 1.2 miliard lekë për kompensimin e pronarëve, kush përfiton

8 Tetor, 2025
Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?

Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?

29 Tetor, 2026
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

25 Gusht, 2025

Të Fundit

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr