• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po përgatit një tjetër rritje të taksës së pronës për ndërtesat e banimit, duke synuar veçanërisht pronarët e apartamenteve të dyta, vilave në bregdet dhe banesave që mbahen bosh.

Ministria e Financave po përgatit një kuadër të ri ligjor për rritjen e mëtejshme të shkallës së taksimit të pronave rezidenciale, përtej niveleve të propozuara në draftet e mëparshme.

Sipas Monitor, Financat po shqyrtojnë një tjetër rritje të këtyre normave, ndërsa intervalet e reja të taksimit ende nuk janë përcaktuar përfundimisht.

Ndryshimet vijnë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për vendosjen e një supertakse ndaj pronarëve që mbajnë apartamente bosh dhe atyre që zotërojnë vila në zonat bregdetare.

Pavarësisht rritjes së parashikuar të normave, qeveria nuk planifikon të ndryshojë formulën e llogaritjes së taksës, e cila parashikon trajtim të diferencuar për banesën e parë dhe pronat e tjera.

Për banesën e parë do të vijojë të zbatohet zbritja e 50% të vlerës së pronës nga baza e tatueshme, por kjo lehtësi do të kufizohet nga një prag maksimal që ndryshon sipas bashkive.

Në projektligj, bashkitë ndahen në shtatë kategori, ndërsa Tirana ka pragun më të lartë të vlerës së patatueshme, deri në 8.4 milionë lekë, nga 4.5 milionë lekë që ishte propozuar në draftin e mëparshëm.

Situata ndryshon për pronarët e banesave të dyta, të cilët nuk do të përfitojnë nga kjo lehtësi fiskale.

Për këto prona, taksa do të llogaritet mbi të gjithë vlerën e tatueshme të apartamentit apo vilës, duke aplikuar shkallën e re që do të përcaktohet nga qeveria.

Kjo do të thotë se pronarët që zotërojnë disa apartamente, vila pushimi apo banesa të pashfrytëzuara pritet të përballen me një faturë ndjeshëm më të lartë.

Një nga objektivat e shpallura nga qeveria është nxitja e pronarëve për të nxjerrë në tregun e qirasë apartamentet që aktualisht qëndrojnë bosh.

Rama ka paralajmëruar gjithashtu taksim më të lartë për vilat në bregdet dhe shumëfishimin e çmimit të ujit që përdoret për mbushjen e pishinave.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me mënyrën e vlerësimit të pasurive. Taksa e re do të mbështetet në vlerën e përafërt të tregut të pronës, nëpërmjet të dhënave që do të administrohen në Kadastrën Fiskale.

Në këtë sistem parashikohet të regjistrohen të dhënat e rreth 3 milionë pasurive të paluajtshme, proces që ka ndikuar edhe në shtyrjen e reformës gjatë viteve të fundit.

Sipas afateve të përcaktuara në projektligjin e publikuar për konsultim, formula e re e taksimit për ndërtesat pritet të nisë nga viti 2029, ndërsa për trojet dhe tokën bujqësore nga viti 2030.

Rritja e re e normave pritet të rëndojë veçanërisht mbi pronarët e pasurive me vlerë të lartë, banesave të dyta dhe apartamenteve që qëndrojnë bosh në qytetet me çmime të larta të tregut imobiliar. /skyweb.al

Etiketat: taksa pronestaksat
Artikulli para

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

Artikulli pas

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim
Ekonomi

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë
Ekonomi

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të
Ekonomi

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026
Çmimi i naftës bie ndjeshëm, pas deklaratës së Trump për “armëpushim energjitik” mes Rusisë dhe Ukrainës
Ekonomi

Rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, pas shqetësimeve për sulm të ri amerikan ndaj Iranit

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

Të Përzgjedhura

KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!
Shëndet

KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!

Nga SkyWeb
19 Gusht, 2026
0

Sulmet fatale në zemër janë më të zakonshme të hënën, zbuloi një studim. Ekspertët mendojnë se shkaku është një ndryshim...

Lexo të plotë
UNICEF: Mbi 400 milionë fëmijë në botë të prekur nga varfëria

UNICEF: Mbi 400 milionë fëmijë në botë të prekur nga varfëria

20 Nëntor, 2025
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

3 Prill, 2026
Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

18 Nëntor, 2025
Miopinë nuk e shkatojnë vetëm ekranet, çfarë zbulon studimi i ri

Miopinë nuk e shkatojnë vetëm ekranet, çfarë zbulon studimi i ri

25 Shkurt, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr