• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga sulmet më të mëdha kibernetike në historinë e kriptomonedhave ka goditur Binance, platformën më të madhe në botë të tregtimit të aseteve dixhitale, nga e cila hakerat kanë arritur të nxjerrin rreth 6.3 miliardë dollarë.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te miliona përdorues të platformës, ndërsa Binance ka pezulluar përkohësisht tërheqjet e fondeve dhe ka nisur kontrolle të menjëhershme të sigurisë.

Sipas Reuters, sulmi ka ndodhur më 29 tetor dhe pjesa më e madhe e aseteve është transferuar drejt portofolave të kontrolluar nga hakerat brenda rreth 20 minutash.

Në një njoftim zyrtar të publikuar sot, Binance konfirmoi se vlera e përgjithshme e aseteve të prekura nga sulmi arrin në 6.3 miliardë dollarë.

Nga kjo shumë, rreth 3 miliardë dollarë janë identifikuar dhe ngrirë përmes bashkëpunimit me kompani të tjera të industrisë së kriptomonedhave, ndërsa vijojnë përpjekjet për gjurmimin dhe rikuperimin e pjesës tjetër.

Hetimet paraprake tregojnë se sulmuesit mund të kenë shfrytëzuar laptopin e komprometuar të një inxhinieri të kompanisë, duke fituar akses në sistemet që përdoren për autorizimin e transaksioneve.

Megjithatë, hetuesit kanë identifikuar edhe pika të tjera depërtimi, duke shtuar dyshimet se sulmi ka qenë i organizuar dhe shumë më kompleks.

Binance deklaron se deri më tani nuk ka konstatuar rrjedhje të çelësave privatë të portofolave dixhitalë dhe ka garantuar se do të mbulojë humbjet e përdoruesve përmes fondit të emergjencës SAFU dhe burimeve të veta financiare.

Pavarësisht këtij angazhimi, përdoruesit e Binance duhet të kontrollojnë gjendjen e aseteve dhe historikun e transaksioneve në llogaritë e tyre, për të identifikuar çdo veprim që nuk e kanë autorizuar.

Kontrolli duhet të kryhet vetëm përmes aplikacionit ose faqes zyrtare të Binance, duke shmangur lidhjet e dyshimta dhe mesazhet që mund të shfrytëzojnë situatën për mashtrime të tjera.

Goditja ka shkaktuar reagim edhe në tregjet ndërkombëtare. Bitcoin zbriti në nivelin më të ulët të gjashtë javëve, ndërsa Ethereum dhe kriptomonedha të tjera regjistruan humbje.

Sulmi është lidhur nga ekspertë të sigurisë kibernetike me grupe hakerash të dyshuara se veprojnë në interes të Koresë së Veriut, ndërsa autoritetet amerikane janë përfshirë në hetimin e ngjarjes.

Përmasat e grabitjes tejkalojnë sulmin prej rreth 1.5 miliardë dollarësh ndaj platformës Bybit në vitin 2025, duke e kthyer incidentin e Binance në rastin më të madh të njohur të vjedhjes së kriptomonedhave.

Ndërkohë, Binance ka njoftuar se po punon për rikthimin e plotë të shërbimeve dhe rikuperimin e fondeve, ndërsa përdoruesit presin sqarime mbi sigurinë e aseteve të tyre. /skyweb.al

Etiketat: binancebitcoin
Artikulli para

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

Artikulli pas

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim
Ekonomi

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë
Ekonomi

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026
Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të
Ekonomi

Rruga e Arbrit, 3.36 miliardë lekë të tjera në 2027, merr një të tretën e fondit për PPP-të

30 Tetor, 2026
Çmimi i naftës bie ndjeshëm, pas deklaratës së Trump për “armëpushim energjitik” mes Rusisë dhe Ukrainës
Ekonomi

Rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, pas shqetësimeve për sulm të ri amerikan ndaj Iranit

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

Të Përzgjedhura

Nestle tërheq nga tregu qumështin formulë për foshnje, mund të përmbajnë toksinë
Shëndet

Nestle tërheq nga tregu qumështin formulë për foshnje, mund të përmbajnë toksinë

Nga Editor
6 Janar, 2026
0

Nestlé ka njoftuar një tërheqje globale të disa serive të formulës për foshnje, pasi ekzistojnë shqetësime se ato mund të...

Lexo të plotë
Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

Mbi 500 mijë turistë vizituan Beratin në 6 muaj

4 Korrik, 2026
INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

24 Korrik, 2026
Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor

Dash Sula prezantohet nga Delina Ibrahimaj si Kryeinspektor

10 Shkurt, 2026
Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

28 Gusht, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr