• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Gratë presin me vite për të zbuluar diagnozën e endometriozës, teknkologjia e re në mjekësi mund të ndryshojë gjithçka

Editor Nga Editor
30 Prill, 2026
në Shëndet
A A
Gratë presin me vite për të zbuluar diagnozën e endometriozës, teknkologjia e re në mjekësi mund të ndryshojë gjithçka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për mijëra gra, marrja e një diagnoze për endometriozwn mund të zgjasë vite të tëra. Tani, një teknikë e re skanimi mund të ndihmojë në zbulimin më të hershëm të kësaj gjendjeje, sipas një studimi pilot në University of Oxford.

Teknika përdor skanime të specializuara CT të kombinuara me një “tracer” molekular për të zbuluar zonat e hershme të endometriozës, të cilat shpesh nuk kapen nga skanimet e zakonshme.

Nëse konfirmohet në studime më të mëdha, kjo mund t’i ndihmojë gratë të marrin një shpjegim për simptomat e tyre më herët, thonë shkencëtarët.

Endometrioza prek një në 10 gra në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh është një gjendje e dhimbshme ku qeliza të ngjashme me ato që veshin mitrën rriten në pjesë të tjera të trupit. Mund të duhen mesatarisht nëntë vite për të marrë një diagnozë.

Simptomat mund të jenë të rënda dhe të ndryshme, nga menstruacione shumë të bollshme deri te lodhje ekstreme dhe dhimbje barku shpesh duke imituar sëmundje të tjera.

Shpesh pacientet i nënshtrohen disa testeve, përfshirë ultratinguj dhe ndonjëherë rezonancë magnetike (MRI). Por këto skanime standarde jo gjithmonë e zbulojnë sëmundjen, sidomos në fazat e hershme.

Sipas studiueses kryesore, kjo bën që shumë persona të vuajnë nga simptoma edhe pse rezultatet e analizave dalin “normale”. Një diagnozë më e hershme mund t’i ndihmojë njerëzit të marrin vendime më të informuara për jetën e tyre.

“Një rrugëtim shumë i gjatë”

Gabriella Pearson, bashkëthemeluese e një organizate për shëndetin menstrual, u diagnostikua me endometriozë në moshën 23-vjeçare, pas më shumë se 10 vitesh me simptoma në përkeqësim dhe diagnoza të gabuara.

Ajo thotë se nëse do të ishte dëgjuar dhe diagnostikuar më herët, jeta e saj do të kishte qenë shumë ndryshe. Sëmundja ka prekur zorrët, fshikëzën dhe vezoret e saj, duke shkaktuar dëmtime afatgjata.

“Ka pasoja në shëndetin mendor, financa, punë dhe fertilitet. Një diagnozë më e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës,” thotë ajo.

Ajo ishte vetëm 10 vjeç kur filluan menstruacionet e dhimbshme, dhe me kalimin e viteve zhvilloi probleme të rënda me stomakun. Fillimisht iu tha se ishte “normale”, më pas u konsiderua si sindroma e zorrës së irrituar ose stres.

Pas shumë vizitash te mjekët, më në fund një mjek i sugjeroi se mund të kishte endometriozë.

Gjetje të reja “shumë premtuese”

Aktualisht, mënyra e vetme për një diagnozë përfundimtare është laparoskopia – një procedurë kirurgjikale ku futet një kamerë e vogël në bark.

Në studim, 19 persona me endometriozë të konfirmuar ose të dyshuar iu nënshtruan një skanimi të specializuar SPECT-CT me një tracer molekular të quajtur maraciclatide. Ky lidhej me zonat ku formohen enë të reja gjaku – një proces kyç në zhvillimin e hershëm të sëmundjes.

Rezultatet:

Teknika identifikoi saktë praninë ose mungesën e sëmundjes në 16 gra

Zbuloi 14 nga 17 rastet e konfirmuara më vonë me kirurgji

Ekspertët e konsiderojnë këtë një hap shumë premtues, sidomos për zbulimin e formave të hershme që janë më të vështira për t’u identifikuar.

Megjithatë, skanimi përfshin ekspozim ndaj rrezatimit, ndaj duhet të peshohen përfitimet dhe rreziqet krahasuar me procedura si laparoskopia.

Simptomat për t’u vëzhguar

Dhimbje të forta gjatë menstruacioneve që pengojnë aktivitetet normale

Menstruacione shumë të bollshme

Lodhje ekstreme

Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, shpinë ose legen

Dhimbje gjatë urinimit ose jashtëqitjes

Dhimbje gjatë ose pas marrëdhënieve seksuale

Gjakderdhje ose dhimbje në zona të tjera (p.sh. gjoks)

Vështirësi për të mbetur shtatzënë

Humor i ulët

Nëse kjo teknikë e re konfirmohet nga studime më të mëdha, ajo mund të ndryshojë ndjeshëm mënyrën si diagnostikohet dhe trajtohet endometrioza, duke u dhënë grave përgjigje shumë më herët.

Marrë nga BBC

/skyweb.al

Etiketat: endometrioza
Artikulli para

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

Artikulli pas

Banorët e Gjoricës kundër fotovoltaikëve, sherr te bashkia, dështon mbledhja e këshillit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara
Shëndet

Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

30 Tetor, 2026
“Manosfera” në internet, studiuesit kërkojnë masa për mbrojtjen e shëndetit të djemve dhe burrave
Shëndet

“Manosfera” në internet, studiuesit kërkojnë masa për mbrojtjen e shëndetit të djemve dhe burrave

30 Tetor, 2026
Çfarë ndodh me trurin kur konsumoni kikirikë çdo ditë? Studimi zbulon rezultate interesante
Shëndet

Çfarë ndodh me trurin kur konsumoni kikirikë çdo ditë? Studimi zbulon rezultate interesante

30 Tetor, 2026
Pse nuk duhet t’i lani pulën, mishin dhe vezët para gatimit?
Shëndet

Pse nuk duhet t’i lani pulën, mishin dhe vezët para gatimit?

30 Tetor, 2026
Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?
Shëndet

Si ta kuptoni nëse po e teproni me rrjetet sociale?

29 Tetor, 2026
Pse duhet të konsumoni më shumë drithëra integrale? Çfarë këshillojnë ekspertët
Shëndet

Pse duhet të konsumoni më shumë drithëra integrale? Çfarë këshillojnë ekspertët

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Banorët e Gjoricës kundër fotovoltaikëve, sherr te bashkia, dështon mbledhja e këshillit

Banorët e Gjoricës kundër fotovoltaikëve, sherr te bashkia, dështon mbledhja e këshillit

Të Përzgjedhura

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë
Ekonomi

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

Nga SkyWeb
14 Shtator, 2026
0

Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur me një tjetër sinjal alarmi për tkurrjen demografike të Shqipërisë. Rreth 25 mijë...

Lexo të plotë
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

16 Dhjetor, 2025
Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

24 Dhjetor, 2025
Rekord, çaji i njohur japonez shitet mbi 6 mije euro kilogrami

Rekord, çaji i njohur japonez shitet mbi 6 mije euro kilogrami

20 Prill, 2026
Artemis II lë orbitën e Tokës, astronautët rrëfejnë rrugën drejt Hënës: I gjithë globi duket si një sferë e vogël blu…

Artemis II lë orbitën e Tokës, astronautët rrëfejnë rrugën drejt Hënës: I gjithë globi duket si një sferë e vogël blu…

3 Prill, 2026

Të Fundit

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr