• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë veprimin më të fortë deri tani në hetimin e tenderëve të AKSHI-t, duke lëshuar urdhër-arresti për biznesmenin Ergys Agasi.

Paralelisht, është dhënë masa “arrest me burg” për Ermal Beqirin dhe “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Kontrollet ndaj Agasit nisën muaj më parë. Në qershor, me urdhër të SPAK, dy skuadra të BKH-së të shoqëruara nga Policia e Shtetit kontrolluan në total katër ambiente, banesa në Durrës e Tiranë, si dhe biznese të lidhura me të.

TENDERËT/ Gjysma e AKSHI në SPAK, në qendër të hetimit Ermal Beqiri dhe “pronari faktik”

Ky aksion shënoi zgjerimin e hetimit mbi dyshimet për manipulim tenderësh dhe favorizime në procedurat e zhvilluara nga AKSHI.

Ndërkohë Karçanaj, e cila tashmë ka masë në arrest shtëpie, u paraqit në SPAK vetëm disa ditë më parë, në kuadër të hetimeve për 12 tenderë të dyshuar për paracaktim.

Më 3 dhjetor, ajo qëndroi mbi tre orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por doli pa koment, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.

EKSKLUZIVE/ SPAK zbardh skemën e zhvatjes me tenderët e AKSHI: Verifikim faturave drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet së bëri “hinkën”

Sipas SPAK, tenderat nën hetim kanë vlera të larta dhe lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave dhe sistemeve të institucioneve shtetërore. Hetuesit dyshojnë se kriteret teknike janë formuluar nga vetë kompanitë pjesëmarrëse, duke diktuar garën dhe siguruar fitime të garantuara me miliona euro.

Një nga përfituesit kryesorë të kësaj skeme, sipas Prokurorisë, është Ermal Beqiri, pronar i “Soft & Solution”, ndaj të cilit sot u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. SPAK pretendon se Beqiri ka përfituar shuma të konsiderueshme përmes procedurave të manipuluara.

Skyweb.al ka raportuar gjerësisht për bëmat e treshes në fjalë me tenderët e AKSHI-t.

Hetimet janë thelluar ndjeshëm ditët e fundit. Rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave dhe të Shqyrtimit të Ankesave, janë thirrur për t’u marrë në pyetje, ndërsa skema dyshohet se ka funksionuar për një periudhë të gjatë dhe për tendera me rëndësi të lartë strategjike.

Operacioni i sotëm konfirmon se SPAK është duke çuar përpara një nga hetimet më të mëdha të korrupsionit në fushën e teknologjisë dhe prokurimeve publike. /skyweb.al

Etiketat: ergys agasiermal beqirimirlinda karcanaj
Artikulli para

Bamirësi me regji dhe SPAK nëpër këmbë, si e mundi Samir Mane Edi Ramën në propagandë

Artikulli pas

SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”
Aktualitet

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit
Aktualitet

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
Aktualitet

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

10 Nëntor, 2026
Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë
Aktualitet

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

10 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

Të Përzgjedhura

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

Nga Editor
19 Janar, 2026
0

Dënimi me vdekje po njeh një rritje shqetësuese në nivel global, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të...

Lexo të plotë
Rama thotë se prokurimet publike do bëhen me inteligjencë artificiale

Rama thotë se prokurimet publike do bëhen me inteligjencë artificiale

11 Maj, 2026
“La Vanguardia”: Shqipëria, në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

“La Vanguardia”: Shqipëria, në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

30 Maj, 2026
Mjalti, një aleat natyral kundër plakjes së lëkurës

Mjalti, një aleat natyral kundër plakjes së lëkurës

14 Korrik, 2026
Samsung shkurton qindra vende pune

Samsung shkurton qindra vende pune

19 Korrik, 2026

Të Fundit

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr