• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Editor Nga Editor
10 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Ekonomi
A A
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bizneset që përjashtohen nga tenderat me vendim të Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk do ta kenë më luksin të rikthehen nga dera e prapme përmes gjykatave.

Bashkimi Europian i ka imponuar qeverisë shqiptare një ndryshim në Ligjin e Prokurimeve Publike, i cili mbyll një shteg të madh abuzimi, që ndodhte shpesh në Shqipëri. Rikthimin e kompanive të përjashtuara në proçedurat e prokurimit duke rrëzuar përjashtimin në gjykata.

Bëhet fjalë për shtimin e thjeshtë të lidhëzës “ose” në Nenin 78 të ligjit të prokurimeve. Ky ndryshim teknik vjen si një përgjigje direkte ndaj një sfilate vendimesh absurde të Gjykatave Administrative, të cilat në vitet e fundit kanë rrëzuar masën e përjashtimit ndaj kompanive që manipulonin garat publike.

Burokracia që pasuronte mashtruesit
Deri më sot, sa herë që Autoriteti i Prokurimit Publik kapte një kompani me dokumente të falsifikuara, me bilance të rreme apo me përvojë të shpikur dhe e fuste atë në “Listën e Zezë”, pronarët e bizneseve i drejtoheshin gjykatës.

Gjykatat Administrative, përmes një interpretimi të qëllimshëm burokratik, i shpëtonin ato duke argumentuar se ligji ekzistues kërkonte që shoqëria të kishte kryer dy shkelje njëkohësisht: edhe keqinformimin, edhe paraqitjen e dokumenteve të rreme. Nëse kompania kishte bërë vetëm njërën, gjykatat urdhëronin APP-në t’i kthente ato sërish në garat e parave publike.

Tashmë, me formulimin e ri, mjafton që një kompani të kryejë qoftë edhe njërën nga shkeljet – ose të keqinformojë, ose të paraqesë një dokument të rremë – që të fluturojë menjëherë nga sistemi dhe të bllokohet për një periudhë të gjatë nga të gjitha tenderat në Republikën e Shqipërisë.

Goditje edhe “Karteleve” pa pritur gjykatat
Paralelisht, ligji i ri heq një tjetër pengesë të madhe që lidhet me marrëveshjet e fshehta (kartelat) midis kompanive. Nëse Autoriteti i Konkurrencës zbulonte se dy kompani ishin marrë vesh në prapaskenë për të paracaktuar fituesin e një tenderi, ato sërish nuk përjashtoheshin dot nga APP-ja nëse vendimi nuk merrte “formë të prerë” në gjykatë – një proces që zgjaste me vite të tëra.

Projektligji i vitit 2026 e fshin togfjalëshin “të formës së prerë”, duke i dhënë të drejtë shtetit të bllokojë menjëherë firmat abuzuese sapo institucioni kompetent të ketë faktuar marrëveshjen monopol.

Ky ndryshim radikal është pjesë e paketës së emergjencës për hapjen e negociatave me BE-në për grup-kapitullin “Themeloret”. Brukseli e ka bërë të qartë: pa një “Listë të Zezë” funksionale dhe pa ndëshkimin e pastër të mashtrimit, Shqipëria nuk mund të aspirojë integrimin evropian. /Kapital

Etiketat: tenderat
Artikulli para

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

Artikulli pas

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

Editor

Editor

Nga Kategoria

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
Aktualitet

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

10 Nëntor, 2026
Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë
Aktualitet

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

10 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Aktualitet

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

Të Përzgjedhura

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore
Ekonomi

Qeveria planifikon rikthimin e trenave drejt Vlorës dhe Pogradecit, mbi 1 miliard euro projekte hekurudhore

Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
0

Qeveria shqiptare ka përfshirë në Strategjinë e re të Transportit një plan të gjerë investimesh për rikthimin e transportit hekurudhor...

Lexo të plotë
“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione

“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione

27 Gusht, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

LUFTA/ Kush përfiton dhe kush humb më shumë nga rritja e çmimeve

16 Mars, 2026
Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

5 Dhjetor, 2025

Të Fundit

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr