• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

Editor Nga Editor
10 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë demografike. Numri i lindjeve vijon të bjerë me ritme shqetësuese, duke arritur nivele rekord të ulëta dhe duke e renditur vendin të parin në Europë për tkurrjen e lindjeve gjatë tri dekadave të fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2026 në Shqipëri u regjistruan vetëm 5,787 lindje, ose 10.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është niveli më i ulët për këtë tremujor që prej vitit 2011, kur nis seria e të dhënave të raportuara me frekuencë tremujore.

Por rënia nuk është një fenomen i përkohshëm. Të dhënat e Eurostat për periudhën 1997–2025 tregojnë se Shqipëria ka përjetuar tkurrjen më të madhe të lindjeve në Europë. Nga rreth 61.7 mijë lindje në vitin 1997, numri ka zbritur në vetëm 22.5 mijë në vitin 2025, duke shënuar një rënie prej 63.5%.Përmasat e krizës bëhen edhe më të dukshme kur lindjet analizohen në raport me numrin e banorëve. Në mesin e viteve 1990, Shqipëria regjistronte 21.7 lindje për çdo 1,000 banorë. Në vitin 2025, ky tregues kishte rënë në vetëm 9.6 lindje për 1,000 banorë, duke u më shumë se përgjysmuar.

Megjithatë, kjo rënie nuk shpjegohet vetëm me ndryshimin e preferencave të familjeve apo vendimin për të pasur më pak fëmijë. Një nga faktorët kryesorë është emigracioni masiv, i cili gjatë dekadave të fundit ka larguar nga vendi një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së re dhe, veçanërisht, të grave në moshë riprodhuese.

Kjo do të thotë se edhe në rast se numri mesatar i fëmijëve për grua do të stabilizohej, numri i përgjithshëm i lindjeve mund të vijonte të binte. Shkak është tkurrja e brezave të rinj që hyjnë në moshën për të krijuar familje.

Në këtë panoramë ndikojnë gjithashtu ndryshimet sociale dhe ekonomike, shtyrja e moshës së martesës, lindja më e vonë e fëmijës së parë dhe përhapja e modelit të familjeve me më pak fëmijë. /skyweb.al

Etiketat: Lindja
Artikulli para

OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

Artikulli pas

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni
Aktualitet

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Të Përzgjedhura

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën
Ekonomi

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
0

Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i bankomateve (ATM) në Shqipëri vlerësohet të ketë qenë 1,011 dhe në tremujorin e...

Lexo të plotë
Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

27 Tetor, 2025
Taksia në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

Taksia në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

9 Qershor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë lëvizin pa kontrolle kufitare nga sot deri në 30 shtator

Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë lëvizin pa kontrolle kufitare nga sot deri në 30 shtator

1 Maj, 2026

Të Fundit

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

10 Nëntor, 2026
Mund të ndikojnë deri në humbjen e shikimit, FDA paralajmëron rrezik nga barnat për diabetin dhe dobësimin

Mund të ndikojnë deri në humbjen e shikimit, FDA paralajmëron rrezik nga barnat për diabetin dhe dobësimin

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr