• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
në Turizëm
A A
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tetori po mbyllet me ditët e fundit me diell, por në Vilë Bashtovë, rreth 18 kilometra larg Rrogozhinës, sezoni turistik duket se ka përfunduar.

Ndryshe nga shumë zona të tjera të bregdetit shqiptar, banorët këtu i kanë rezistuar tundimit për të ndërtuar shtëpi prej betoni buzë detit. Godinat prej druri, të ngritura mes bregdetit dhe pyllit me pisha, kanë mbetur të heshtura pas largimit të pushuesve.

Por kërcënimi për të ardhmen e turizmit në këtë zonë nuk vjen nga ndërtimet. Ai po afrohet nga rrjedha e poshtme e lumit Shkumbin.

“Halli i vërtetë për Vilë Bashtovën prej shumë vitesh mbetet grykëderdhja e padisiplinuar e Shkumbinit,” tha për BIRN Arben Tepelena, i cili menaxhon një biznes turistik në zonë.

Sipas tij, erozioni po e zhvendos kthesën e fundit të lumit drejt veriut, duke e afruar rrjedhën gjithnjë e më shumë me rrugën turistike, e cila tashmë ndodhet vetëm katër deri në pesë metra larg ujit.

“Pastaj mund të na marrë lumi të gjithëve,” paralajmëroi Tepelena.

I shtrirë mes tokave bujqësore, pyjeve me pisha dhe brigjeve të Adriatikut, pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin, Vilë Bashtova është një fshat i Bashkisë Rrogozhinë, historia e të cilit është e lidhur ngushtë me lumin dhe detin. Në Mesjetë, Bashtova shërbente si qendër e tregtisë së drithërave, ndërsa në shekullin XV venecianët ngritën aty një kala për të kontrolluar rrugët tregtare drejt Adriatikut.

Një makinë në brigjet e lumit Shkumbin, pranë fshatit Vilë Bashtovë.Gjatë regjimit komunist, fshati u kthye edhe në vend internimi për familjet e përndjekura politikisht, gjurmët e të cilave ruhen ende në ndërtesat e asaj periudhe. Sot, bujqësia dhe turizmi bregdetar përbëjnë burime jetese për banorët, por erozioni i lumit Shkumbin dhe shpopullimi po vënë në pikëpyetje të ardhmen e fshatit.

Kërcënimi është më i dukshëm në shtigjet që lidhin rrugën të plazhit me brigjet e lumit, aty ku Shkumbini ka gërryer vit pas viti tokën që e ndan nga karrexhata e asfaltuar.

Ujërat në pamje të parë rrjedhin qetësisht, por qetësia është mashtruese. Përmbytjet janë të shpeshta dhe gërryerja e brigjeve po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Shqetësimi i banorëve mbështetet edhe nga ndryshimet e vërejtura në terren. Gjatë një vizite të BIRN pesë vjet më parë, distanca mes rrugës dhe lumit ishte të paktën 30 metra.

Në vitin 2021, Tepelena paralajmëronte se, nëse nuk ndërhyhej, rrjedha e Shkumbinit do të ndryshonte hartën e zonës, duke rrezikuar të përpinte rrugën turistike dhe investimet përreth. Pesë vjet më vonë, paralajmërimi i tij duket gjithnjë e më pranë realizimit.

Shkumbini, i njohur historikisht edhe si një kufi simbolik mes dialekteve të gegërishtes dhe toskërishtes, po kërcënon të ndryshojë sërish rrjedhën e tij, këtë herë në drejtim të plazheve të Spillesë.

Shkrimtari kavajas Nazmi Roli kujton se në antikitet romakët e quanin lumin Genusus dhe se grykëderdhja e tij ka ndryshuar disa herë gjatë historisë.

Sipas Rolit, burimet historike dhe gjetjet e herëpashershme në terren sugjerojnë se rreth dy mijë vjet më parë lumi derdhej më në veriperëndim, mes plazheve të sotme të Spillesë dhe Karpenit.

Ai thotë se gjatë shekullit të kaluar brigjet dhe rrjedha e lumit mbroheshin nga prita me gurë dhe blloqe betoni, struktura që, sipas tij, prej kohësh mungojnë.

Më larg rrjedhës së lumit ngrihet Kalaja e Bashtovës, monumenti venecian që është restauruar së fundmi dhe mbetet një nga atraksionet kryesore historike të zonës.

Të dielën e shkuar në mesditë, në kala ndodhej vetëm një familje vizitorësh. Shërbimi i guidës kishte përfunduar bashkë me sezonin veror.

Në bar-kafenë përballë kalasë, Sinan Shala, ish-kryetar i njësisë administrative, tregon se ndryshimi i hartës së Vilë Bashtovës nuk është thjesht një kërcënim për të ardhmen. Për shumë familje, ai ka sjellë tashmë pasoja konkrete.

“Gërryerja e lumit në krahun e fshatit tonë i ka ‘transferuar’ 730 hektarë toka bujqësore të Vilë Bashtovës drejt Bashkisë së Divjakës,” tha Shala për BIRN.

Sipas tij, zhvendosja e rrjedhës së lumit ka bërë që qindra familje të fshatit të humbasin tokat e tyre bujqësore.

“Me një fjalë, 180 familje të fshatit tonë, për shkak të lumit, i kanë humbur tokat e tyre,” shtoi ai.

Por krahas erozionit dhe humbjes së tokave bujqësore, fshati po përballet edhe me largimin e banorëve.

Shala thotë se shumë familje janë shpërngulur, ndërsa shkolla e fshatit ka mbetur me më pak nxënës sesa mësues.

“Familja e djalit tim banon në Tiranë, por Gilani, nipi im shtatëvjeçar, këtë vit shkollor iu shtua 13 nxënësve dhe 17 mësuesve të shkollës,” tregoi ai. “Përpiqemi ta ruajmë kështu Vilë Bashtovën,” përfundoi Shala. /BIRN

Artikulli para

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Artikulli pas

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin
Turizëm

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, destinacion me kosto të përballueshme për pushime në 2027

28 Tetor, 2026
Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj
Turizëm

Media britanike rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të lira për pushime në Evropë

27 Tetor, 2026
Artikulli pas
Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Të Përzgjedhura

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

Nga Editor
25 Maj, 2026
0

Këtë të hënë janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një...

Lexo të plotë
Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

8 Shtator, 2025
Lajm i keq për shqiptarët? Qeveria britanike propozim të ri për të luftuar emigracionin e paligjshëm

Lajm i keq për shqiptarët? Qeveria britanike propozim të ri për të luftuar emigracionin e paligjshëm

20 Shtator, 2025
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
Gjigantët amerikanë dhe gjermanë, bashkë për raketën e së ardhmes

Gjigantët amerikanë dhe gjermanë, bashkë për raketën e së ardhmes

8 Korrik, 2026

Të Fundit

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr