• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
në OP-ED
A A
Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shkruan Ermal Qori

“Me pasë bisht, ta presin; mos me pasë, ta ngjesin” – më vërtitej në mendje prej 48 orësh kjo thënie e vjetër e shqiptarëve tanë të paparë.

Jo pa qëllim përcaktova kohën, pasi ka një targetim të shtuar, ndoshta edhe të koordinuar, për të ‘zbuluar’ të keqen brenda Lëvizjes Bashkë, të drejtuar nga Arlind Qori.

Nga zjarrfikës i Edi Ramës, te financimet e armiqve tanë e deri te organizata terroriste, Arlind Qori dhe gjithë lëvizja e tij u kthyen në kryefjalë. Sulm nga disa media, sulm nga disa parti dhe sulm nga opozita tradicionale. Madje, edhe Sali Berisha doli me zë dhe me figurë dhe bëri grushtin simbolik të komunizmit.

Përse sulmohet Lëvizja Bashkë?

Përgjigjen e gjejmë në disa fakte. Protesta e ka zanafillën më shumë se 150 ditë më parë, pikënisja e së cilës ishte reagimi i ashpër i Arlind Qorit. Deputeti i tij, Redi Muçi, dhe një pjesë e anëtarësisë udhëtuan drejt Zvërnecit dhe dokumentuan skenën e tërheqjes zvarrë të një individi, që shkaktoi reagim masiv.

Shiko statusin: https://www.instagram.com/reel/DY9XiSYtu_8/?dlrf=MWJmeXd3MjRsZHg0Mg==

Opozitës zyrtare, Qori i prishi gjumin dhe ky ishte momenti i parë që selia blu u ndje e kërcënuar. A mos ndoshta do të duhej ta bënin ata një kundërshtim të tillë? Pse nuk u gjendën pranë qytetarëve? Pse, për 48 orë, Partia Demokratike nuk shfaqej askund dhe, mbi të gjitha, cili ishte dhe është misioni i opozitës?

Do të niste këtu saga e gjatë e etiketimit dhe goditjeve politike të kësaj force kundrejt krijimit të një opozite reale në vend, duke shkaktuar edhe incidentet e para në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku përfaqësues të Partisë Demokratike, anëtarë të FRPD-së, ngritën pretendimin se anëtarët e Lëvizjes Bashkë kishin kërkuar largimin e përfaqësuesve të PD-së nga protesta, me argumentin se ishin irrituar nga thirrja e këtyre të fundit: “Poshtë komunizmi!”.

Por si erdhën në skenë përfaqësuesit e selisë blu në atë çast dhe përse duhej ta provokonin Lëvizjen Bashkë me thirrje komuniste? A nuk duhej të shqetësoheshin ata më shumë për mazhorancën apo për keqqeverisjen? A mos vallë protesta nuk duhej devijuar me incidente dhe përplasje, për të mos shmangur vëmendjen nga ajo çfarë po ndodhte? Apo kjo ishte një porosi dhe thjesht duhej kryer? Natyrisht, unë i shtroj pyetjet, ndërsa përgjigjet duhet t’i japin ata që ishin pjesë e konfliktit.

Tanimë që kanë kaluar më shumë se katër muaj, lëvizja protestuese mori një dimension tjetër.

Duke nisur nga 13 tetori, shumë studentë iu bashkuan protestave, të cilat u përshkallëzuan në disa qytete, duke bërë atë që nuk kishte mundur ta bënte opozita në gjithë këto vite, me apo pa dëshirë.

Tashmë, lëvizja po krijonte një qëndresë të re, ndryshe, kundër establishmentit dhe në kërkim të një fytyre të re.

A mos ndoshta, dalëngadalë, opozita tradicionale e vjetër, në një proces metamorfoze, po rrëzohej, duke krijuar një tjetër opozitë të lindur nga protesta? Kujtojmë që, në 150 ditët e protestës, nuk u mirëprit as kreu demokrat, por as shumë deputetë të kësaj force, ndërsa e kundërta ndodhi me forcat e reja. Për 150 ditë në shesh, Arlind Qorin nuk e kundërshtoi askush.

Po tani, kush po gërmon për të krijuar me patjetër një lidhje të financimit të Lëvizjes Bashkë me krimin apo elementë të tjerë të jashtëligjshëm e deri te ANTIFA, dhe përse?

Nëse në këto lidhje ka prova dhe fakte, janë të lutur të gjithë ata që akuzojnë t’i bëjnë publike, në të mirë të interesit qytetar, pasi të gjithë meritojmë të jemi të mbrojtur. Në të kundërt, përbaltja dhe gurët që po hedhin në drejtim të kësaj force po e ndihmojnë këtë të fundit të ndërtojë një kështjellë të qëndrueshme dhe një opsion serioz për të ardhmen.

Paradoksi qëndron edhe në një tjetër pikë.

Nga mungesa totale e vëmendjes televizive për L.B. apo edhe refuzimi për t’i bërë pjesë të studiove, tek programet e dedikuara për të theksuar se sa e rrezikshme na paskësh qenë kjo lëvizje e përbërë nga pedagogë. A mos është kjo përpjekje e shtuar për të shuar në çdo formë aktivitetin politik të saj? Ndoshta, por a po arrihet? Jo.

Sot, kur qartazi kërkohet një rilindje e klasës politike, koherente, me shumë përgjegjësi dhe vizion, ajo e vjetra ka shenja të dukshme frikësimi, duke reaguar e çekuilibruar.

Sipas informacioneve të siguruara nga dy burime të besueshme, sondazhet e brendshme të partive të mëdha kanë ndryshuar renditjen e forcave politike, ku lidershipi i PD-së mban vendin e tretë, pasi në vend të dytë është ngjitur Arlind Qori.

A është kjo arsyeja përse Lëvizja Bashkë po kthehet në kërcënim për të vjetrën?

Artikulli para

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet
Ekonomi

Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet

28 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Kryesore

Taksa për Flamingot dhe “dhurata” për Shqiponjat

27 Tetor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

27 Tetor, 2026
Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
OP-ED

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

23 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

SPAK aksion në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS, në pranga edhe vëllai i “Rrumit të Shijakut”
Aktualitet

SPAK aksion në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS, në pranga edhe vëllai i “Rrumit të Shijakut”

Nga Editor
2 Tetor, 2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Durrësit. Deri më tani janë...

Lexo të plotë
Zemra mund të rigjenerohet pjesërisht pas një infarkti

Zemra mund të rigjenerohet pjesërisht pas një infarkti

25 Janar, 2026
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Pacolli mohon kontratën e shitjes së aksioneve: Noterja dhe administratori mashtruan

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Pacolli mohon kontratën e shitjes së aksioneve: Noterja dhe administratori mashtruan

23 Tetor, 2025
Studiuesit zbulojnë arsyet: Pse macet mund të jenë krijesat më të përsosura që ekzistojnë

Studiuesit zbulojnë arsyet: Pse macet mund të jenë krijesat më të përsosura që ekzistojnë

23 Nëntor, 2025
Sofistikohen praktikat e pastrimit të parave në Shqipëri, krimi bëhet më zgjuar, po ashtu edhe institucionet

Sofistikohen praktikat e pastrimit të parave në Shqipëri, krimi bëhet më zgjuar, po ashtu edhe institucionet

14 Maj, 2026

Të Fundit

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr