• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Tetor, 2026
në Ekonomi, OP-ED
A A
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ola Xama

Propozimi i qeverisë për të ulur në 6% nga 20 që është aktualisht TVSH-në për mallrat e shportës nuk do të sjellë automatikisht uljen e çmimeve. Reduktimi i TVSH-së te shitësi i produktit nuk ul çmimin për disa arsye: 1) konsumatori është i mësuar me të; 2) kërkesa për produktet është inelastike pasi janë të domosdoshme (mielli, vaji, mishi, perimet etj.); 3) reflektimi bëhet më i vështirë në tregje që kanë strukturë monopoli ose oligopoli.

Në Shqipëri rasti i nënçmimit të euros tregoi qartë se forcimi i monedhës vendase nuk solli ulje të çmimit, por përkundrazi importuesit vendosën të mbanin marzhe të larta. Po të shohësh kompozimin e tregut, te mielli rezultojnë 3 kompani që kanë shumicën e tij, te orizi 5 (2 distrubutorë të huaj dhe 3 përpunues/ripaketues shqiptarë), te vaji 4 dhe te mishi 5 kompani që zotërojnë shumicën.

Modeli më funksional, është ai i rimbursimit të konsumatorit me para në dorë përmes faturave. Këtu fiton konsumatori direkt, por edhe shteti, pasi nxit konsumatorin të kërkojë faturën dhe të formalizojë ekonominë duke amortizuar dhe humbjet që vijnë në buxhet nga reduktimi i shkallës tatimore. Që kjo të zbatohet pa abuzime, të duhet një administratë tatimore e fortë dhe me punonjës me integritet.

Nga ana tjetër rritja e TVSH-së standarde për mallrat e tjerë nga 20 në 21%, do të rritë çmimet në të gjithë produktet, duke nisur nga çmimi i naftës dhe energjisë që do të sjellin efekte zinxhir në gjithë tregun. Vetëm se këtu ka një veçori, në çmimin fundor nuk vendoset presje dhjetore, por rrumbullakoset drejt vlerës më të lartë.

Ndryshimet rritin barrën tatimore për biznesin e vogël me xhiro nga 50 deri në 100 mijë euro në vit pasi ata rifuten në skemën e TVSH-së – te kjo kategori qeveria do të vjelë 45 milion euro.
Nga ana tjetër nuk është e sigurtë nëse do të përkthehet si duhet ulja e tatimit për pagat bruto në fashën 200 deri në 300 mijë lekë nga 23% që është sot në 13 që të përfitojë shtresa e mesme. Në Shqipëri paga negociohet në vlerën neto dhe këtu mund të fitojë punëdhënësi.

Ndryshimet tatimore në rritjen e TVSH së reduktuar nga 6% në 10% për resortet me 5 yje dhe përfituesit e statusit investitor strategjik, nuk zhbëjnë përfitimet për konsumatorët e pasur të tyre, të cilët sërish do të kenë një taksë më të ulët me 11 pikë përqindje se kategoritë e tjera.

Dy ndërhyrjet e vetme që rritin taksat për bizneset e mëdha janë rritja e tatimit të korporatave nga 15 në 17% dhe taksa e dividentit që shkon 15% nga 8 që është sot. Këto ndryshime shënjestrojnë bankat, kompanitë e telefonisë celulare, koncesionarët dhe bizneset e mëdha në tregun e naftës, pasurive të patundshme e qendrave tregtare.

Pyetja që shtrohet është, a do t’i menaxhojë si duhet administrata këto të ardhura dhe çfarë na bën të sigurtë se kompensimi për ta nga një qeveri që e ka gjetur gjithmonë gjuhën me më të mëdhenjtë, nuk do të vijë duke u falur një favor tjetër?
*Marrë nga profili në Facebook 
Etiketat: tvshushqimet
Artikulli para

Rama reagon për paketën fiskale: Grini sallatën tuaj, por nesër miratojmë buxhetin 10 mld euro

Artikulli pas

Taksa për Flamingot dhe “dhurata” për Shqiponjat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë
Ekonomi

Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë

27 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Kryesore

Taksa për Flamingot dhe “dhurata” për Shqiponjat

27 Tetor, 2026
One Albania zgjeron ofertat sociale për të rinjtë dhe grupmoshën 62+
Ekonomi

One Albania zgjeron ofertat sociale për të rinjtë dhe grupmoshën 62+

27 Tetor, 2026
Qeveria rrit sërish akcizën për duhanin, preken edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike: Pritet shtrenjtim i paketave nga 1 Janari 2027
Ekonomi

Qeveria rrit sërish akcizën për duhanin, preken edhe cigaret me ngrohje dhe ato elektronike: Pritet shtrenjtim i paketave nga 1 Janari 2027

27 Tetor, 2026
Qeveria ia “ngul” biznesit koston e uljes së TVSH-së për ushqimet, fiton edhe 100 mln euro plus në arkë!
Ekonomi

Qeveria ia “ngul” biznesit koston e uljes së TVSH-së për ushqimet, fiton edhe 100 mln euro plus në arkë!

27 Tetor, 2026
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re
Ekonomi

Paketa e re fiskale, çfarë ndodh me pagat? Kush do të paguajë më pak dhe kush do të tatohet më shumë

27 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Taksa për Flamingot dhe "dhurata" për Shqiponjat

Të Përzgjedhura

Çmimet në qiell, cilësia përtokë: Veshjet në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë
Ekonomi

Çmimet në qiell, cilësia përtokë: Veshjet në Shqipëri kushtojnë më shumë se në Europë

Nga SkyWeb
29 Korrik, 2026
0

Çmimet e veshjeve në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re shtrenjtimi, pasi sipas të dhënave të Eurostat vitin...

Lexo të plotë
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Dollari shënon rritje, si paraqitet monedha europiane

11 Nëntor, 2025
Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

Kontroll i imtësishëm për llogaritë mbi 1 milionë USD

14 Tetor, 2026
Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi?

Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi?

13 Qershor, 2026
I nxehti ekstrem përfshin Evropën, alarm i kuq në disa shtete

I nxehti ekstrem përfshin Evropën, alarm i kuq në disa shtete

22 Qershor, 2026

Të Fundit

Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë

Samir Mane blen godinën 23 mijë metra katrorë të Galeria Kaufhof në Gjermani, BALFIN zgjeron investimet në Europë

27 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Taksa për Flamingot dhe “dhurata” për Shqiponjat

27 Tetor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

27 Tetor, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

Rama reagon për paketën fiskale: Grini sallatën tuaj, por nesër miratojmë buxhetin 10 mld euro

27 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr