Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale, duke deklaruar se dokumentet e publikuara në media janë materiale pune dhe kanë dalë të paplota.
Përmes një reagimi, Rama thekson se qeveria do të miratojë nesër buxhetin, i cili, sipas tij, për herë të parë në histori do të kalojë vlerën e 10 miliardë eurove.
Kryeministri e cilësoi buxhetin si pjesë të paketës më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike.
“Flisni, flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumente pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama. /skyweb.al















