• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Lajmi i mirë, Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po përgatit një reformë të re për strehimin, e cila do të përfshijë gjashtë programe për familjet që nuk kanë mundësi të sigurojnë vetë një banesë.

Detajet u prezantuan nga kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për Programin Kombëtar të Strehimit “Rilindja 2.0”. Drafti ligjor do të hidhet fillimisht për konsultim publik dhe më pas do t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

“Janë gjashtë programe të reja, që do t’i adresojmë të gjitha së bashku. Nuk kam parasysh shpikje kur them të reja, por janë të ambalazhuara së bashku në një reformë tërësore”, deklaroi Rama.

Programi i parë lidhet me banesat sociale me qira. Sipas kryeministrit, qytetarët nuk do të duhet të presin vetëm ndërtimin e apartamenteve të reja dhe renditjen në listat e gjata të bashkive.

Për sigurimin e banesave sociale do të përdoren disa mënyra: ndërtimi i objekteve të reja, blerja e apartamenteve drejtpërdrejt nga tregu, përshtatja e pronave shtetërore dhe përdorimi i ndërtimeve të konfiskuara.

Pjesë e programit do të vazhdojë të jetë edhe bonusi i qirasë për familjet që nuk përballojnë dot pagesën mujore të një banese.

“Kemi konfiskuar jo pak objekte dhe do të konfiskojmë çdo objekt që shkel rregullat për lejet e ndërtimit. Do të përdorim të gjitha instrumentet”, tha Rama.

Programi i dytë parashikon banesa me kosto të ulët, duke subvencionuar interesat e kredive për familjet përfituese. Banesa e financuar me kredi do të përfshihet në kategorinë e banesave me kosto të ulët.

Programi i tretë do të financojë përmirësimin e banesave ekzistuese të familjeve vulnerabël, ndërsa i katërti do të përfshijë investime në infrastrukturën e zonave informale dhe përshtatjen e objekteve të caktuara për strehim social.

Programi i pestë lidhet me sigurimin e banesave të përkohshme për qytetarët që humbasin shtëpitë ose detyrohen të largohen për shkak të tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

Programi i gjashtë parashikon banesa të përshtatura posaçërisht për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara dhe për individët me nevoja të veçanta.

Gjashtë programet nuk kanë hyrë ende në fuqi. Mënyra e përfitimit, kriteret për familjet dhe detyrimet e bashkive do të përcaktohen në draftin që do të kalojë në konsultim publik dhe më pas për votim në Kuvend. /skyweb.al

Artikulli para

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

Artikulli pas

Disa me zor mbijetojnë, të tjerët në luks: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Disa me zor mbijetojnë, të tjerët në luks: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

Disa me zor mbijetojnë, të tjerët në luks: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

Të Përzgjedhura

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE fal 2.5 milionë euro kamatëvonesa, mbi 4 mijë marrëveshje për shlyerjen e borxheve

Nga SkyWeb
2 Shtator, 2026
0

Rreth 2.5 milionë euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për familjarët dhe bizneset që kanë zgjedhur të shlyejnë detyrimet...

Lexo të plotë
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri

2 Korrik, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit valutor, forcohen monedhat e huaja

13 Tetor, 2025
Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026

Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026

22 Maj, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

25 Shtator, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr