• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi?

Editor Nga Editor
13 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
Shpërndarja e ndihmës shtetërore, kush përfitoi?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndihmat shtetërore për vitin 2025 janë përqendruar kryesisht te skemat sektoriale, ku turizmi mban peshën kryesore. Sipas raportit vjetor të miratuar nga qeveria dhe të botuar në Fletoren Zyrtare, ndihma shtetërore sektoriale arriti në 5.4 miliardë lekë, ose rreth 56.3 milionë euro. Kjo kategori përbën 70.1% të totalit të ndihmës shtetërore.

Pjesën më të madhe e zë turizmi. Nga të dhënat e administratës tatimore rezulton se mbështetja për këtë sektor, përmes reduktimit të TVSH-së nga 20% në 6% për strukturat akomoduese, arriti në 4.58 miliardë lekë. Nga kjo masë kanë përfituar 943 subjekte. Ndihmë është dhënë edhe për transportin publik, ku mbështetja për transportin hekurudhor ishte 500 milionë lekë, ndërsa subvencionet për 13 ndërmarrje të ujësjellës-kanalizimeve arritën në 350 milionë lekë.

Raporti evidenton gjithashtu mbështetjen për punësim dhe vetëpunësim. Programi i punësimit realizoi 33.3 milionë lekë, me 177 subjekte përfituese dhe 271 punëkërkues të punësuar. Ndërsa programi i vetëpunësimit realizoi 42.9 milionë lekë, me 224 ndërmarrje të reja përfituese. Për formimin nëpërmjet punës dhe praktikat profesionale u realizuan në total rreth 49 milionë lekë, duke mbështetur punësimin e mbi 300 punëkërkuesve të papunë.

Një pjesë e rëndësishme e fondeve ka shkuar edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et. Në total, skemat për SME-të dhe startup-et kanë disbursuar rreth 470 milionë lekë, ku pjesën më të madhe e zënë grantet për startup-et, me 285 milionë lekë. Për sportin janë dhënë 1.33 miliardë lekë, ndërsa për kulturën 339.8 milionë lekë, për mbështetjen e projekteve në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore. Ndërkohë, ndihma për kërkim, e lidhur me përjashtimet nga TVSH-ja për operacionet hidrokarbure, arriti në 48.9 milionë lekë për vitin 2025./Scan.tv

Etiketat: ndihma shteterore
Artikulli para

Pse të rinjtë e gjeneratës Z nuk duan të jenë shefa?

Artikulli pas

“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

Editor

Editor

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

“Samiti i Arubës”, si u ndanë rolet për kokainën dhe kullat në Tiranë, “Garden Building” dhe Ilir Shtufi

Të Përzgjedhura

SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t
Aktualitet

E BUJSHME/ Gerond Meçe u mor peng dhe u DETYRUA të tërhiqej nga ankimimi i tenderëve të AKSHI-t, çfarë ndodhi në 14 gusht

Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
0

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme për tenderët e AKSHI-t, ku sipas burimeve hetimore,...

Lexo të plotë
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

13 Korrik, 2026
Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti

Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti

17 Tetor, 2025
Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

Skemat me këste për detyrimet ndaj OSHEE, 1000 subjekte përfituan ulje kamatash

8 Shtator, 2025
Nëse po pushoni në Sarandë dhe dëgjoni sot një SHPËRTHIM, mos u shqetësoni!

Nëse po pushoni në Sarandë dhe dëgjoni sot një SHPËRTHIM, mos u shqetësoni!

6 Korrik, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr