• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2026
në OP-ED
A A
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gentian Elezi

Integrimi evropian nuk vlerësohet vetëm përmes ecurisë së negociatave apo afrimit të një date anëtarësimi. Ai pasqyrohet edhe në mënyrën se si funksionojnë institucionet, si krijohen dhe shpërndahen mundësitë dhe në çfarë mase qytetarët marrin pjesë në vendimmarrjen publike. Për Shqipërinë, krahas pyetjes se kur do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, rëndësi thelbësore ka edhe natyra e transformimit që realizon gjatë këtij procesi. Mbështetja qytetare për anëtarësimin përbën një bazë të vlefshme, por duhet të shoqërohet me një kuptim gjithnjë e më të plotë të kërkesave dhe të përgjegjësive që ai sjell.

Dëshira për të qenë pjesë e BE-së nuk nënkupton domosdoshmërisht njohjen e detyrimeve, kostove dhe përshtatjeve që kërkon anëtarësimi. Integrimi krijon mundësi të reja, por sjell edhe konkurrencë më të fortë, standarde më të larta dhe nevojën për rishikimin e praktikave të konsoliduara. Kapaciteti për t’u përshtatur ndryshon ndërmjet sektorëve, ndërsa përfitimet mund të shfaqen në kohë dhe në përmasa të ndryshme për grupe të ndryshme shoqërore. Për këtë arsye, debati publik duhet të trajtojë jo vetëm përfitimet që Shqipëria pret nga anëtarësimi, por edhe ndryshimet që nevojiten për ta realizuar atë në mënyrë të qëndrueshme.

Bashkimi Evropian nuk mund të kuptohet vetëm si treg, burim financimi apo hapësirë lëvizjeje të lirë. Në themel të tij qëndron ideja se paqja, bashkëpunimi dhe ushtrimi i përgjegjshëm i autoritetit publik mbështeten në institucione dhe rregulla të përbashkëta. Për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, ku përvojat e konfliktit dhe të paqëndrueshmërisë mbeten pjesë e kujtesës së afërt historike, ky dimension meriton vëmendje të veçantë. Përqendrimi i diskutimit kryesisht te fondet apo te pritshmëritë për rritjen e të ardhurave rrezikon të lërë në plan të dytë kuptimin më të gjerë të integrimit. Përfitimet ekonomike janë të rëndësishme, por qëndrueshmëria e tyre lidhet ngushtë me cilësinë institucionale. Një ekonomi konkurruese kërkon drejtësi të besueshme, administratë profesionale dhe zbatim të paanshëm e të parashikueshëm të rregullave.

Integrimi, për rrjedhojë, shkon përtej miratimit të ligjeve dhe përmbushjes formale të kritereve. Ai lidhet me zbatimin efektiv të legjislacionit, orientimin e institucioneve drejt interesit publik dhe garantimin e të drejtave në mënyrë të barabartë. Dallimi thelbësor qëndron ndërmjet përafrimit të kuadrit ligjor me kërkesat evropiane dhe përvetësimit të parimeve të tij në praktikën institucionale e shoqërore. Kjo nuk nënkupton zbehjen e veçorive kombëtare. Bashkimi Evropian përfshin modele të ndryshme arsimore, administrative dhe shoqërore, të cilat bashkëjetojnë brenda një kuadri të përbashkët parimesh dhe standardesh. Sfida, pra, nuk është njëtrajtshmëria, por ndërthurja e veçorive të secilit vend me respektimin e angazhimeve të përbashkëta.

Për Shqipërinë, ky transformim lidhet drejtpërdrejt me marrëdhënien ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Mosbesimi institucional mund të shoqërohet me pritshmërinë që përmirësimet të burojnë kryesisht nga vetë institucionet, ndërkohë që pjesëmarrja qytetare mbetet e kufizuar. Kjo marrëdhënie mund të krijojë një dinamikë vetëpërforcuese: perceptimi i ndikimit të kufizuar nxit tërheqjen nga angazhimi publik, ndërsa pjesëmarrja e ulët dobëson kërkesën për llogaridhënie. Kapërcimi i kësaj dinamike kërkon forcimin e konceptimit të institucioneve si pjesë e kontratës shoqërore dhe si struktura në shërbim të interesit të përbashkët, përtej ndryshimeve të përfaqësimit politik.

Kërkimi i informacionit, raportimi i shkeljeve, pjesëmarrja në konsultime, organizimi qytetar dhe mbikëqyrja e përdorimit të fondeve publike përbëjnë mekanizma të rëndësishëm të funksionimit demokratik ndërmjet proceseve zgjedhore. As nxitja që vjen nga institucionet evropiane dhe as puna e administratës nuk mund ta zëvendësojnë këtë dimension. Kushtëzimi evropian mund të mbështesë reformat, por konsolidimi i tyre kërkon edhe angazhim të brendshëm për rezultate të matshme. Në këtë mënyrë, raportimi mbi përmbushjen e standardeve shoqërohet me zbatimin e tyre në praktikë.

Pikërisht për këtë arsye, ritmi i negociatave duhet parë në lidhje të ngushtë me cilësinë e transformimit të brendshëm. Në vlerësimin e tij për Shqipërinë, Parlamenti Evropian ka theksuar rëndësinë e zbatimit të legjislacionit, forcimit të shtetit të së drejtës, konsolidimit të reformave kundër korrupsionit dhe përmirësimit të kulturës politike. Në këtë kuptim, ecuria e procesit lidhet jo vetëm me objektivat kohorë të negociatave, por edhe me qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e reformave që i mbështesin ato.

Për shumë qytetarë, veçanërisht për të rinjtë, kuptimi praktik i perspektivës evropiane lidhet me mundësinë për të ndërtuar një të ardhme përmes punës, aftësisë dhe përpjekjes. Çështja nuk kufizohet te krijimi i vendeve të punës, por përfshin edhe drejtësinë e qasjes në to. Mundësitë e mbështetura në kritere të qarta profesionale dhe në konkurrencë të hapur forcojnë sigurinë individuale dhe besimin te institucionet. Në të kundërt, perceptimi se faktorë joprofesionalë ndikojnë në përzgjedhje mund ta dobësojë lidhjen ndërmjet përpjekjes dhe shpërblimit. Pasojat shtrihen përtej përvojës individuale, duke ndikuar në gatishmërinë për të investuar në arsim, për të ndërmarrë iniciativa dhe për të planifikuar të ardhmen brenda vendit.

Në këtë kuptim, meritokracia përbën jo vetëm një parim të administrimit të mirë, por edhe një vlerë shoqërore që mund të mbështesë qëndrimin dhe rikthimin e të rinjve. Debati, për rrjedhojë, është më i dobishëm kur përqendrohet te kushtet institucionale që mundësojnë zhvillimin e aftësive të tyre, sesa te vënia në diskutim e kapacitetit për të konkurruar me bashkëmoshatarët evropianë. Konkurrenca bëhet e besueshme kur rregullat janë të qarta dhe mundësitë për përparim mbështeten në meritë. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan kontakti me përvoja të tjera institucionale dhe shoqërore. Shkëmbimet universitare, studimet dhe angazhimi profesional jashtë vendit zgjerojnë njohuritë, por ofrojnë edhe pika krahasimi për vlerësimin e realitetit vendas. Përvoja në një administratë funksionale, në një universitet të hapur apo në një mjedis pune që zbaton kritere të qarta profesionale mund të ndikojë në pritshmëritë ndaj institucioneve dhe jetës publike në vend. Vlera shoqërore e këtyre përvojave rritet kur krijohen mundësi që njohuritë dhe perspektivat e fituara të kontribuojnë në zhvillimin institucional të vendit.

Lidhjen ndërmjet reformave dhe përfitimeve të prekshme synon ta forcojë edhe qasja e integrimit gradual. Ajo parashikon përfshirjen progresive të vendeve kandidate në fusha të caktuara të bashkëpunimit evropian, përpara anëtarësimit të plotë. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor e mbështet këtë orientim përmes afrimit me tregun e përbashkët, bashkëpunimit ekonomik rajonal, reformave dhe mbështetjes financiare para anëtarësimit. Kjo qasje mund ta bëjë procesin më konkret dhe më të kuptueshëm për qytetarët dhe bizneset. Lehtësimi i shkëmbimeve tregtare, afrimi me tregjet energjetike dhe digjitale, si edhe forcimi i lidhjeve ekonomike mund të sjellin përfitime përgjatë procesit, pa i shtyrë të gjitha pritshmëritë drejt momentit të anëtarësimit. Megjithatë, qasja në këto mundësi lidhet me përafrimin rregullator dhe përmbushjen e detyrimeve përkatëse. Përfitimet dhe reformat mbeten pjesë të së njëjtës marrëdhënie. Integrimi gradual duhet kuptuar si një mekanizëm që mbështet përgatitjen për anëtarësim, jo si alternativë ndaj tij. Vlera e tij qëndron në afrimin e ekonomisë dhe institucioneve me BE-në, duke ruajtur një perspektivë të besueshme të anëtarësimit të plotë. Për Shqipërinë, rëndësi të veçantë ka që angazhimet e ndërmarra në nivel qeveritar dhe institucional të përkthehen në shërbime më cilësore, forcim të kapaciteteve prodhuese dhe mundësi më të drejta e më të barabarta.

Vlen të theksohet gjithashtu se procesi zhvillohet në një kontekst evropian ku çështjet e sigurisë dhe dinamikat e konkurrencës gjeopolitike kanë marrë rëndësi të shtuar. Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian lidhet jo vetëm me aspiratat e vendeve të rajonit, por edhe me interesat politike, ekonomike dhe të sigurisë së vetë BE-së. Ky dimension strategjik përbën një element të rëndësishëm të qasjes së Komisionit Evropian ndaj afrimit të rajonit me Bashkimin. Për Shqipërinë, ky kontekst krijon mundësi të favorshme për avancimin e procesit, pa përbërë, në vetvete, një garanci për përfundimin e tij. Rëndësia gjeopolitike e zgjerimit mund të nxisë vëmendjen dhe angazhimin politik, por mbetet plotësuese e reformave të brendshme dhe e përmbushjes së kritereve të anëtarësimit. Qëndrueshmëria e integrimit kërkon që konsideratat strategjike të ndërthuren me konsolidimin institucional dhe forcimin e besueshmërisë së institucioneve.

Kuptimi i këtyre zhvillimeve kërkon edhe një komunikim publik të qartë, të vazhdueshëm dhe të përshtatur me nevojat e qytetarëve. Informimi mbi integrimin nuk mund të kufizohet te deklaratat zyrtare, takimet diplomatike apo njoftimet për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Qytetarët kanë nevojë të kuptojnë se çfarë nënkupton procesi për ta në cilësinë e konsumatorit, fermerit, studentit, punonjësit apo sipërmarrësit. Në këtë drejtim, roli i medias shkon përtej përcjelljes së zhvillimeve të ditës. Ai përfshin shpjegimin e gjuhës teknike të negociatave përmes çështjeve konkrete të jetës së përditshme, dallimin ndërmjet objektivave të shpallur dhe detyrimeve të përcaktuara, si edhe ndjekjen e zbatimit të reformave. Po aq e rëndësishme është trajtimi i kostove të përshtatjes dhe i masave mbështetëse për grupet që mund të preken më shumë prej tyre. Një raportim i balancuar duhet gjithashtu të qartësojë kompetencat e institucioneve të BE-së dhe përgjegjësitë e autoriteteve shqiptare. Kjo ndihmon në krijimin e pritshmërive realiste dhe në vlerësimin e drejtë të ecurisë së procesit. Në themel të këtij komunikimi duhet të qëndrojë kuptimi i integrimit si interes publik afatgjatë, që kërkon informim dhe dialog përtej dallimeve partiake.

Pritshmëritë për fazat e ardhshme duhet, për rrjedhojë, të ndërthurin ambicien me realizmin. Përparimi në negociata përbën një tregues të rëndësishëm, por mbyllja e përkohshme e kapitujve të veçantë mbetet pjesë e një procesi që përfundon me arritjen e marrëveshjes së përgjithshme. Çdo etapë duhet parë si bazë për konsolidimin e mëtejshëm të rezultateve dhe për përmbushjen e angazhimeve që vijojnë. Kjo kërkon vazhdimësi institucionale përtej cikleve zgjedhore, ruajtje dhe zhvillim të ekspertizës administrative, bashkëpunim ndërinstitucional dhe dialog politik konstruktiv për çështjet e integrimit. Mbështetja e procesit në kapacitete të qëndrueshme dhe në mbikëqyrje publike e bën atë më pak të ndjeshëm ndaj luhatjeve të përkohshme të vëmendjes dhe të klimës politike.

Në përfundim, afrimi me Evropën dëshmohet jo vetëm përmes arritjeve diplomatike, por edhe përmes përmirësimeve të përditshme në marrëdhënien e qytetarit me shtetin dhe shoqërinë. Ai pasqyrohet në një shërbim publik të ofruar sipas standardeve dhe në mënyrë të paanshme, në një mundësi të fituar përmes meritës dhe në një mjedis biznesi ku konkurrenca mbështetet në rregulla të drejta. Anëtarësimi merr kuptimin e tij të plotë kur këto standarde bëhen pjesë e qëndrueshme e jetës institucionale dhe shoqërore në Shqipëri.

Ky shkrim  botohet në kuadrin e një serie artikujsh me temë “Media dhe Integrimi Europian”  të  Institutit Shqiptar të Medias.

Artikulli para

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

Artikulli pas

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
Aktualitet

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
OP-ED

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Të Përzgjedhura

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët
Ekonomi

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
0

Qeveria shqiptare do të emetojë obligacione ekskluzivë vetëm për individët. Lajmi bëhet i ditur në strategjinë për menaxhimin e borxhit...

Lexo të plotë
Dokumentet që duhet të keni me vete nëse udhëtoni me makinë jashtë Shqipërisë

Dokumentet që duhet të keni me vete nëse udhëtoni me makinë jashtë Shqipërisë

18 Qershor, 2025
“Wom Travel”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime në 2026

“Wom Travel”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime në 2026

17 Nëntor, 2025
Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

Kufiri te filxhani i tretë, çfarë ndodh nëse konsumoni 4 kafe në ditë

19 Prill, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Konkurrenca hap hetim për tregun e sigurimeve: Fokusi te TPL dhe Kartoni Jeshil

17 Mars, 2026

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr