Turizmi në Shqipëri vijoi rritjen në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar dhe 12,5% më shumë net-qëndrime krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas INSTAT-it.
Gjatë gushtit u akomoduan 969 255 vizitorë, kundrejt 878 901 në gusht 2025. Kosova kryesoi listën e vendeve të origjinës së turistëve të huaj, me 17%, e ndjekur nga Polonia, Italia, Franca dhe Gjermania.
Jugu dhe Veriu shënuan rritje të vizitorëve jorezidentë, ndërsa zona bregdetare mbeti destinacioni kryesor. Gjithashtu, norma e shfrytëzimit të dhomave hoteliere u rrit në 67,4%, nga 61,5% një vit më parë. /skyweb.al
















