• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pronarët e apartamenteve që i japin banesat e tyre me qira do të duhet të njoftojnë administratorin e pallatit dhe t’i vënë në dispozicion të dhënat e personave që do të jetojnë aty. Ky është një nga detyrimet e përcaktuara në rregulloren e re për administrimin e banesave dhe ndërtesave, të miratuar nga qeveria shqiptare.

Rregullorja është miratuar nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 687, datë 11 shtator 2026, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, në zbatim të ligjit nr. 55/2025 për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa. Por, vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare të datës 23 tetor 2026 dhe hyn në fuqi pas botimit, pra nga sot.

Sipas nenit 41 të rregullores, çdo pronar që e lëshon apartamentin me qira duhet të njoftojë me shkrim kryesinë e bashkëpronarëve dhe administratorin ose shoqërinë që administron ndërtesën, raporton skyweb.al.

Njoftimi duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, adresën e kontaktit dhe numrin e telefonit të qiramarrësit. Pra, nuk mjafton thjesht njoftimi se apartamenti është dhënë me qira, por duhet të identifikohet edhe personi që do ta përdorë atë.

Një tjetër detyrim është që pronari t’i dorëzojë qiramarrësit një kopje të rregullores së administrimit të ndërtesës, në mënyrë që ai të njihet me rregullat e bashkëjetesës dhe përdorimit të hapësirave të përbashkëta.

Megjithëse apartamenti i jepet në përdorim një personi tjetër, përgjegjësia për respektimin e detyrimeve që burojnë nga bashkëpronësia mbetet te pronari. Ndërkohë, edhe qiramarrësi është i detyruar të zbatojë rregullat e bashkëjetesës të miratuara nga asambleja e bashkëpronarëve.

Rregullorja trajton gjithashtu çështjen e tarifave të administrimit, duke bërë dallim mes apartamenteve që përdoren për banim dhe njësive që shfrytëzohen për veprimtari tregtare.

Në nenin 17 përcaktohet se për njësitë që përdoren për qëllime tregtare, drejtpërdrejt nga pronari ose përmes të tretëve, tarifa e administrimit duhet të jetë më e lartë se ajo që zbatohet për njësitë familjare. Për këtë merren parasysh përdorimi i hapësirave të përbashkëta, ashensorëve, shpenzimet e pastrimit dhe frekuenca e përdorimit të ndërtesës.

Megjithatë, dhënia e një apartamenti me qira për banim nuk nënkupton automatikisht aplikimin e tarifës më të lartë. Rregullorja e lidh këtë tarifë me shfrytëzimin për qëllime tregtare, pa përcaktuar shprehimisht trajtimin e apartamenteve që jepen me qira afatshkurtër përmes platformave si Airbnb apo Booking.

Rregullorja e miratuar nga qeveria synon të vendosë një sistem më të qartë përgjegjësish për administrimin e pallateve, mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta dhe marrëdhëniet mes pronarëve, qiramarrësve dhe administratorëve të ndërtesave. /skyweb.al

Etiketat: apartamentqira
Artikulli para

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Artikulli pas

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Ekonomi

Qeveria ndalon importin e një kategorie të madhe automjetesh të përdorura

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet
Ekonomi

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

Të Përzgjedhura

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

Nga SkyWeb
30 Mars, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore. Me dekret nr. 164, datë 30 mars...

Lexo të plotë
Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

16 Dhjetor, 2025
SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

8 Dhjetor, 2025
Ish-kreu i Policisë, Gledis Nano vjen me një libër: Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve

Ish-kreu i Policisë, Gledis Nano vjen me një libër: Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve

22 Maj, 2025
Ishte anuluar, rihapet gara për koncensionin e rrugës Milot-Balldre

Ishte anuluar, rihapet gara për koncensionin e rrugës Milot-Balldre

11 Gusht, 2025

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr