• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
në Ekonomi, Turizëm
A A
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Transporti detar në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në volumin e mallrave të transportuara, ashtu edhe në numrin e pasagjerëve që kanë përdorur portet e vendit. Të dhënat tregojnë se porti i Durrësit vijon të mbajë peshën kryesore në transportin detar të mallrave, ndërsa Saranda kryeson për lëvizjen e pasagjerëve.

Sa i përket lëvizjes së udhëtarëve, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, nëpërmjet porteve detare në Shqipëri kanë udhëtuar gjithsej 955,988 pasagjerë. Porti i Sarandës ka regjistruar numrin më të lartë, me 48.4% të totalit të udhëtarëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 42.6% dhe ai i Vlorës me 9%.

Nga ana tjetër, gjatë periudhës korrik-shtator 2026, nga porti i Durrësit janë transportuar rreth 2.3 milion ton mallra, duke përfaqësuar 95.8% të volumit të përgjithshëm të mallrave të transportuara përmes porteve detare në vend. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, volumi i mallrave në këtë port është rritur me 9.7%, duke konfirmuar rolin e tij dominues në transportin detar dhe në shkëmbimet tregtare të Shqipërisë.

Për sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, peshën më të madhe e zënë produktet e industrisë së naftës dhe ato metalurgjike. Konkretisht, grupi i mallrave “Koks dhe produkte të rafinuara të naftës” përfaqëson 17.5% të volumit të përgjithshëm, i ndjekur nga “Metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara” me 15.6%. Ndërkohë, produktet e tjera minerale jometalike zënë 12.5%, ndërsa grupi “Qymyr dhe linjit, naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 11.4%.

Edhe tregtia e mallrave përmes transportit detar ka regjistruar ecuri pozitive. Gjatë tremujorit të tretë 2026, volumi i mallrave të tregtuara përmes detit, në formën e eksporteve dhe importeve, arriti në 1,567 mijë ton, me një rritje prej 6.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Transporti detar vijon të ketë një peshë të rëndësishme në tregtinë e jashtme të vendit. Sipas të dhënave, volumi i mallrave të eksportuara përmes detit përbën 41.7% të totalit të eksporteve në peshë, ndërsa për importet kjo përqindje arrin në 66.1%.  /tvscan.al 

Artikulli para

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë

Artikulli pas

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

Të Përzgjedhura

Maqedonia e Veriut shqyrton vendosjen e taksës për beqarët pas rënies drastike të popullsisë
Aktualitet

Maqedonia e Veriut shqyrton vendosjen e taksës për beqarët pas rënies drastike të popullsisë

Nga SkyWeb
6 Korrik, 2025
0

Një deklaratë e fundit e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur një debat të gjerë publik në...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Emigrantët dërguan 7.7 mld euro në dhjetë vite në Shqipëri

7 Shtator, 2025
DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech

DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech

16 Maj, 2026
Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore

Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore

6 Maj, 2026
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t

U hap PUSETA e tenderëve të AKSHI-t, Gerond Meçe hidhet në sulm për 2.4 mln euro: Çfarë ndodhi ditën që Mirlinda Karçanaj “dridhej” në SPAK dhe Ermal Beqiri po llogariste burgun

5 Dhjetor, 2025

Të Fundit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

Raportime për efekte të rënda anësore, EMA nis vlerësimin e ilaçit kundër depresionit dhe ankthit

31 Tetor, 2026
SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

SHBA miraton terapinë e re për një sëmundje të rrallë të rrugëve të frymëmarrjes

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr