Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur shqyrtimin e ilaçit Deanxit, që përdoret për trajtimin e depresionit dhe ankthit, pas raportimeve për efekte të rënda anësore neurologjike dhe psikiatrike.
Komiteti i Vlerësimit të Riskut në Farmakovigjilencë (PRAC) do të analizojë raportimet dhe të dhënat e tjera të disponueshme për të vlerësuar sigurinë e këtij medikamenti, të prodhuar nga kompania daneze H. Lundbeck.
Në përfundim të shqyrtimit, autoriteti do të vendosë nëse autorizimi për tregtimin e ilaçit do të mbetet në fuqi, do të ndryshohet, pezullohet apo revokohet.
Sipas EMA-s, shqyrtimi pritet të përfundojë deri në mars të vitit 2027. /skyweb.al
















