• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Maqedonia e Veriut shqyrton vendosjen e taksës për beqarët pas rënies drastike të popullsisë

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Maqedonia e Veriut shqyrton vendosjen e taksës për beqarët pas rënies drastike të popullsisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një deklaratë e fundit e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur një debat të gjerë publik në vend, pasi ai propozoi një masë të pazakontë për të frenuar rënien demografike: vendosjen e një takse shtesë për qytetarët që janë ende beqarë.

Në një prononcim për median, Mickoski tha se “po shqyrtohen të gjitha opsionet” për të ndalur shpopullimin, përfshirë edhe penalizimin fiskal të beqarëve, si mënyrë për të nxitur krijimin e familjeve dhe rritjen e lindshmërisë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 është shënuar një rënie e ndjeshme e normës së lindjeve, ndërkohë që vendi ka humbur mbi 33 mijë banorë në katër vitet e fundit si pasojë e rënies natyrore të popullsisë.

Kryeministri e përshkroi këtë ide si pjesë të një “lufte shtetformuese” për të forcuar familjen dhe për të ndalur hemorragjinë demografike që po prek Maqedoninë e Veriut dhe shumë vende të rajonit.

Megjithatë, propozimi ka ngjallur reagime të forta nga qytetarë, aktivistë dhe ekspertë të të drejtave të njeriut, të cilët e kanë cilësuar si një nismë diskriminuese që cenon të drejtën për jetën private dhe zgjedhjen individuale. Kritikët paralajmërojnë se një masë e tillë do të dëmtonte më shumë shtresat vulnerabël dhe nuk do të kishte efekt real në rritjen e lindshmërisë.

Nga ana tjetër, përkrahësit e idesë thonë se Maqedonia e Veriut po përballet me një emergjencë kombëtare dhe se është e nevojshme një politikë e fortë shtetërore për të kthyer trendin negativ të popullsisë.

Qeveria pritet të publikojë në ditët në vijim detaje më të hollësishme për masat që do të ndërmerren, ndërsa çështja e “taksës për beqarët” mbetet në qendër të vëmendjes mediatike dhe polemikave politike në Shkup. /skyweb.al

Artikulli para

Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e kupton dot

Artikulli pas

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Të Përzgjedhura

Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor
Ekonomi

Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

Nga Editor
7 Prill, 2026
0

Prodhimi vendas bujqësor po kalon një situatë të vështirë këtë vit që është reflektuar në rënie të fortë të eksporteve...

Lexo të plotë
Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit shënon rekord historik

29 Shtator, 2025
Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit

Si zhduku Kadastra nga regjistrat hektarë të tërë tokash te resorti në Tiranë për llogari të Ergys Agasit

25 Prill, 2026
Vodafone Albania certifikohet sërish si “Rrjeti më i Mirë” nga Umlaut për vitin 2026

Vodafone Albania certifikohet sërish si “Rrjeti më i Mirë” nga Umlaut për vitin 2026

16 Prill, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Përpunuesit e Qumështit kërkojnë lehtësira nga qeveria ndërkohë që tregu është mbytur nga importi dhe qumështi pluhur

18 Nëntor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr