• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Share on FacebookShare on WhatsApp
Vetëm 20 minuta u kanë mjaftuar hakerave për të realizuar grabitjen më të madhe në historinë e kriptomonedhave, duke nxjerrë rreth 6.3 miliardë dollarë asete dixhitale nga Binance, platforma më e madhe e tregtimit të tyre në botë.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 29 tetorit dhe, sipas hetimeve paraprake, autorët arritën të depërtonin në infrastrukturën teknologjike të kompanisë, duke marrë kontroll mbi procesin e autorizimit të transaksioneve.

Sipas Reuters, gjithçka mund të ketë nisur nga laptopi i komprometuar i një inxhinieri të Binance, përmes të cilit hakerat dyshohet se fituan akses në një prej sistemeve të brendshme.

Pasi siguruan këtë akses, sulmuesit arritën të urdhëronin transferimin e fondeve nga portofolat që Binance përdor për përpunimin e transaksioneve, drejt adresave të kontrolluara prej tyre.

Operacioni u zhvillua me shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërsa pjesa dërrmuese e aseteve u transferua brenda rreth 20 minutash, përmes disa rrjeteve blockchain.

Binance pranoi se hetimet e mëvonshme kanë zbuluar edhe pika të tjera depërtimi, duke treguar se sulmi ishte më kompleks sesa dyshohej fillimisht.

Kompania deklaron se nuk ka gjetur prova të komprometimit të çelësave privatë të portofolave dixhitalë.

Sipas kompanive amerikane të analizës së blockchain, TRM Labs dhe Chainalysis, pas operacionit dyshohet se qëndron një grup hakerash i lidhur me Korenë e Veriut.

Ekspertët kanë identifikuar ngjashmëri me sulmin ndaj platformës Bybit në vitin 2025, ku u vodhën rreth 1.5 miliardë dollarë dhe për të cilin FBI-ja fajësoi hakerat koreano-veriorë.

Menjëherë pas zbulimit të sulmit, Binance pezulloi tërheqjet e fondeve dhe nisi bashkëpunimin me autoritetet ligjzbatuese dhe kompanitë e industrisë për gjurmimin e parave.

Deri më tani, rreth 3 miliardë dollarë nga asetet e prekura janë ngrirë përmes ndërhyrjes së kompanive si Tether, Circle, Ripple dhe World Liberty Financial.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e kriptomonedhave të transferuara mbetet jashtë kontrollit të kompanisë.

Binance ka garantuar se do të mbulojë humbjet e përdoruesve përmes fondit të emergjencës SAFU dhe rezervave të veta financiare.

Në përditësimin e fundit, kompania deklaroi se ka veçuar mbi 6.34 miliardë dollarë për mbulimin e dëmit, ndërsa po punon për rikthimin e plotë të shërbimeve.

Goditja shkaktoi tronditje edhe në tregjet ndërkombëtare. Bitcoin zbriti në nivelin më të ulët të gjashtë javëve, ndërsa Ethereum dhe BNB regjistruan rënie të forta.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet mbi sigurinë e platformave që administrojnë miliarda dollarë asete dixhitale, duke treguar se edhe sistemet më të mëdha mund të goditen përmes komprometimit të infrastrukturës së brendshme.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e mekanizmit të plotë të sulmit, ndërsa dyshimet për përfshirjen e Koresë së Veriut ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet hetimore. /skyweb.al

Artikulli para

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim
Ekonomi

Shqipëria, më shumë para për armë se sa për arsim

30 Tetor, 2026
Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë
Ekonomi

Incenerator s’ka, por qeveria i ndan 10 mln euro për 2027 atij që supozohet se ekziston në Tiranë

30 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Kompania italiane pushon nga puna të gjithë punonjësit, i zëvendëson me inteligjencë artificiale
Ekonomi

Kompania italiane pushon nga puna të gjithë punonjësit, i zëvendëson me inteligjencë artificiale

Nga Editor
12 Mars, 2026
0

Një kompani teknologjike në Itali ka vendosur të pushojë nga puna të gjithë punonjësit e saj në një zyrë në...

Lexo të plotë
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

22 Shtator, 2025
Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

2 Korrik, 2025
“Jo në bodrumin tim”: Pse Gjermania po vonon instalimin e matësve inteligjentë të energjisë?

“Jo në bodrumin tim”: Pse Gjermania po vonon instalimin e matësve inteligjentë të energjisë?

3 Gusht, 2026

Të Fundit

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr