• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare do të emetojë obligacione ekskluzivë vetëm për individët. Lajmi bëhet i ditur në strategjinë për menaxhimin e borxhit publik 2025-2029.

“Në kuadër të diversifikimit të burimeve të financimit dhe zgjerimit të bazës së investitorëve, në Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2025-2029 do të synohet vlerësimi i mundësisë së prezantimit të Obligacioneve Qeveritare për Individë,” thuhet në dokumentin, i cili është hedhur për konsultim publik dhe më pas do të miratohet në Këshill të Ministrave.

Obligacionet janë letra më vlerë, përmes të cilave qeveria merr borxh në treg. Aktualisht qeveria shqiptare emeton obligacione me afate të ndryshime maturimi nga 2 deri në 15 vjet. Por deri më sot këto instrumenta ofrohen në ankande të hapura, ku marrin pjesë, jo vetëm individët, por kryesisht bankat dhe investitorët e tjerë institucional si fondet e investimeve apo atë të pensioneve.

Sipas strategjisë së përgatitur nga ministria e Financave, Obligacionet Qeveritare për Individë do t’u ofrohen ekskluzivisht vetëm qytetarëve duke përjashtuar bankat apo investitorët e tjerë instutucionalë nga këto ankande. Pra qytetarët shqiptarë, të cilët kanë kursime do të kenë mundësi të blejnë borxhin e qeverisë në ankande të posaçme vetëm për individë.

Borxh ekskluziv nga individët/ Qeveria do të emetojë obligacione

Strategjia e menaxhimit te borxhit publik

“Ky instrument synon të rrisë përfshirjen e qytetarëve në financimin e borxhit shtetëror, të nxisë kulturën e kursimeve afatgjata dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale nëpërmjet reduktimit të varësisë nga tregjet institucionale dhe financimi i huaj,” thuhet në strategji.

Sipas ministrisë së Financave, ky instrument ka një sërë avantazhesh, pasi diversifikon burimet e financimit të qeverisë dhe redukton varësinë nga financimi institucional dhe emetimet e mëdha në tregjet ndërkombëtare.

Po kështu, ministria e Financave thotë se emetimi i këtyre obligacioneve do të zgjerojë bazën e investitorëve vendas, do të rrisë stabilitetin e financimit të borxhit si dhe do të nxisë kulturën e kursimeve dhe investimeve tek qytetarët. Në Strategji, ministria e Financave nuk specifikon se me çfarë maturimi do të jenë këto obligacione, por sqaron se ato të jenë afatshkurtra dhe afatmesme. /kapitali.al

Artikulli para

Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

Artikulli pas

Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Në Pogradec konsiderohet “mëkat” të paguash taksat! KLSH kap mat Ilir Xhakollin: “Gropë” 3 mln euro dhe batërdi me tenderët
Ekonomi

Në Pogradec konsiderohet “mëkat” të paguash taksat! KLSH kap mat Ilir Xhakollin: “Gropë” 3 mln euro dhe batërdi me tenderët

11 Nëntor, 2026
Grafikë që të trembin: Shqipëria po “shkrin” para syve tanë, a e zgjidh vetëm Bonusi i Bebes problemin?
Ekonomi

Grafikë që të trembin: Shqipëria po “shkrin” para syve tanë, a e zgjidh vetëm Bonusi i Bebes problemin?

11 Nëntor, 2026
Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri
Ekonomi

TË GJITHA DETAJET/ Pagesë çdo muaj për 5 vjet! Si do të shpërndahet Bonusi i Bebeve dhe sa është përfitimi

11 Nëntor, 2026
Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?
Ekonomi

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, pse brezat e rinj po heqin dorë nga prindërimi?

11 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

Rama "zhvesh" Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

Të Përzgjedhura

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet
Shëndet

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

Nga Editor
31 Maj, 2026
0

Zëvendësimet moderne të legenit janë më të qëndrueshme nga sa mendohej më parë: ato mund të zgjasin më shumë se...

Lexo të plotë
Nga TVSH-ja për ushqimet te taksimi i pagave dhe bizneseve, të gjitha ndryshimet në paketën fiskale 2027: Qeveria rrit taksat dhe kostot për biznesin

Paga ministrash, ngrihet Këshilli Fiskal që do të monitorojë Ministrinë e Financve

4 Nëntor, 2026
Italianët e Fincantieri hyjnë në Pashaliman, Rama: Do të hapen 500 vende pune

Italianët e Fincantieri hyjnë në Pashaliman, Rama: Do të hapen 500 vende pune

30 Qershor, 2026
Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës

Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës

19 Maj, 2026
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Forbes “mahnitet” me Diellën, por ne nuk e dimë ende se kush e ndez ministren AI

27 Tetor, 2025

Të Fundit

Në Pogradec konsiderohet “mëkat” të paguash taksat! KLSH kap mat Ilir Xhakollin: “Gropë” 3 mln euro dhe batërdi me tenderët

Në Pogradec konsiderohet “mëkat” të paguash taksat! KLSH kap mat Ilir Xhakollin: “Gropë” 3 mln euro dhe batërdi me tenderët

11 Nëntor, 2026
S’ka më “qofte ke daja”, Anglia ashpërson rregullat për emigrantët: Deri në 30 vjet për lejen e qendrimit!

S’ka më “qofte ke daja”, Anglia ashpërson rregullat për emigrantët: Deri në 30 vjet për lejen e qendrimit!

11 Nëntor, 2026
Grafikë që të trembin: Shqipëria po “shkrin” para syve tanë, a e zgjidh vetëm Bonusi i Bebes problemin?

Grafikë që të trembin: Shqipëria po “shkrin” para syve tanë, a e zgjidh vetëm Bonusi i Bebes problemin?

11 Nëntor, 2026
Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri

TË GJITHA DETAJET/ Pagesë çdo muaj për 5 vjet! Si do të shpërndahet Bonusi i Bebeve dhe sa është përfitimi

11 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr