• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

Editor Nga Editor
28 Tetor, 2026
në Turizëm
A A
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) kundërshton projektvendimin e qeverisë për rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar pasoja për konkurueshmërinë e sektorit turistik dhe pozicionin e Shqipërisë përballë destinacioneve të tjera të rajonit.

Në një deklaratë publike, ATA shprehet se propozimi është ndërmarrë pa konsultime paraprake me grupet e interesit dhe pa një analizë të plotë të ndikimit ekonomik. Sipas shoqatës, masa vjen në një periudhë kur bizneset formale të turizmit po përballen me rritjen e kostove të operimit, shpenzimeve për personelin dhe çmimeve të lëndëve të para.

Shoqata argumenton se norma e reduktuar e TVSH-së ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit shqiptar dhe në rritjen e numrit të vizitorëve ndër vite. Për këtë arsye, ajo paralajmëron se rritja e taksës mund të dobësojë konkurrueshmërinë e bizneseve vendase dhe të ndikojë negativisht në të ardhurat e sektorit.

Një nga shqetësimet kryesore të shoqatës lidhet me informalitetin në tregun e akomodimit. Sipas ATA-s, Strategjia e Turizmit 2026–2030 evidenton se 78% e kapaciteteve akomoduese në Shqipëri përbëhen nga apartamente me qira ditore, ndërsa vetëm 22% nga hotele.

Shoqata vlerëson se lufta kundër informalitetit dhe krijimi i kushteve për konkurrencë të ndershme duhet të jenë prioritet i qeverisë, në vend të rritjes së barrës fiskale për bizneset që operojnë në mënyrë të rregullt.

Në mbështetje të qëndrimit të saj, ATA i referohet edhe të dhënave për netët e qëndrimit të turistëve, duke i krahasuar ato me Malin e Zi dhe Kroacinë. Sipas shoqatës, këto diferenca ngrenë pikëpyetje mbi nivelin e formalizimit dhe raportimit të aktivitetit në sektorin shqiptar të akomodimit.

ATA i bën thirrje qeverisë të pezullojë projektvendimin për rritjen e TVSH-së nga 6% në 10% dhe të nisë një proces konsultimi me përfaqësuesit e industrisë së turizmit.

Shoqata kërkon gjithashtu që institucionet të përqendrohen në luftën kundër informalitetit, me synimin për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme mes operatorëve.

Sipas ATA-s, rritja e TVSH-së rrezikon të dobësojë pozicionin e Shqipërisë në tregun rajonal dhe të ndikojë në një prej sektorëve kryesorë të ekonomisë së vendit.

Deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, konsultimi me grupet e interesit dhe vlerësimi i ndikimit ekonomik të masës mbeten çështje kyçe për të ardhmen e sektorit të akomodimit.

Etiketat: Shoqata e turizmit
Artikulli para

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

Artikulli pas

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, destinacion me kosto të përballueshme për pushime në 2027

28 Tetor, 2026
Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj
Turizëm

Media britanike rendit Shqipërinë mes destinacioneve më të lira për pushime në Evropë

27 Tetor, 2026
TENDERI/ Shteti shqiptar vë në dispozicion 44 mijë euro për akomodimin e dy menaxherëve turq, kërkohet jastëk me pupla
Kryesore

Hotelet dhe agroturizmet rritën fitimet dhe nuk ulën çmimet, qeveria çon në 10% TVSH-në për turizmin: Nuk pati ndikim!

27 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Turizëm

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Të Përzgjedhura

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane

Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
0

Tensionet në Lindjen e Mesme po godasin drejtpërdrejt tregjet e energjisë, duke shkaktuar një rritje të fortë të çmimeve të...

Lexo të plotë
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

10 Prill, 2026
“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

26 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Jo vetëm pagat, tatimet do t’u hyjnë me themel ndërtuesve edhe për origjinën e parave

Jo vetëm pagat, tatimet do t’u hyjnë me themel ndërtuesve edhe për origjinën e parave

17 Janar, 2026

Të Fundit

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Rama premtoi rritje pensionesh, por kush përfiton dhe sa

28 Tetor, 2026
Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

28 Tetor, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

28 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr