• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Tetor, 2026
në Turizëm
A A
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga raftet e supermarketeve te kroasantët, kafetë e ftohta dhe tortat e dasmave, tiramisu po përjeton një valë të re popullariteti. Ëmbëlsira italiane po tërheq konsumatorët përtej recetës tradicionale, duke nxitur shitjet dhe hapjen e bizneseve të specializuara vetëm për të.

Sipas një raporti të Industry Research, të cituar nga Newmoney, tregu botëror i tiramisusë vlerësohet në mbi 1.2 miliardë dollarë në vitin 2026 dhe parashikohet të arrijë në 2.5 miliardë dollarë deri më 2035. Në Itali, vlera e tij llogaritet rreth 350 milionë euro.

Rritja e interesit po ndihet edhe në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave të publikuara nga The Guardian, rrjeti Marks & Spencer ka shënuar një rritje prej 27% të shitjeve të tiramisusë kundrejt një viti më parë. Krahas porcioneve të gatshme, kërkesa po nxit edhe blerjen e përbërësve për përgatitjen në shtëpi, veçanërisht të maskarpones.

Pas këtij suksesi qëndron një recetë me vetëm gjashtë përbërës: sheqer, të verdha vezësh, maskarpone, kafe ekspres, biskota savoiardi dhe kakao e hidhur. Versioni klasik lidhet me restorantin “Le Beccherie” në Treviso, ku u përfshi në menu në vitet 1970.

Sot, pastiçierët po eksperimentojnë me variante me fistik, lajthi, fruta pylli, limon apo çaj matcha. Shija e tiramisusë po përdoret gjithashtu në akullore, kroasantë dhe pije me bazë kafeje, duke e kthyer ëmbëlsirën në një produkt që shitet në shumë forma.

Një tjetër treg po hapet te dasmat. Në vend të tortës tradicionale, disa çifte zgjedhin porcione tiramisuje në gota, të vendosura në formën e një kulle. Organizatorët e ceremonive e rendisin këtë mes prirjeve të vitit 2026.

Popullariteti ka krijuar hapësirë edhe për lokale të dedikuara. Në Londër, “Marrone” ofron vetëm tri variante tiramisuje në kavanoza individualë. Interesi ka qenë aq i madh, sa biznesi është detyruar të mbyllet përkohësisht pasi i mbaruan kavanozat.

Për një ëmbëlsirë me përbërës kaq të thjeshtë, rikthimi në modë po përkthehet në mundësi të reja biznesi, nga prodhimi për supermarketet te pastiçeritë dhe shërbimet për evente. /skyweb.al

Etiketat: tiramisu
Artikulli para

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Artikulli pas

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Turizëm

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët
Kryesore

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët
Turizëm

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Të Përzgjedhura

Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online
Ekonomi

Shqiptarët thyejnë rekord, shpenzuan 700 miliardë lekë blerje dhe pagesa online

Nga Editor
28 Nëntor, 2025
0

Shqiptarët kryen gjatë tremujorit korrik–shtator 2025 blerje dhe pagesa online në vlerën rekord prej 700 miliardë lekësh. Sipas të dhënave...

Lexo të plotë
Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri, po vijnë të huajt, që anuluan planet në Lindjen e Mesme

Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri, po vijnë të huajt, që anuluan planet në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026
U përmend në përgjimet që nxorri Ahmetaj, gazetari Julian Hoxhaj në rrezik

U përmend në përgjimet që nxorri Ahmetaj, gazetari Julian Hoxhaj në rrezik

8 Shtator, 2026
BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron

BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron

17 Prill, 2025
Pse fistikët po kthehen në një nga kulturat më fitimprurëse në Mesdhe

Pse fistikët po kthehen në një nga kulturat më fitimprurëse në Mesdhe

21 Qershor, 2026

Të Fundit

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr