• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

Editor Nga Editor
10 Prill, 2026
në Aktualitet, Aviacion
A A
0
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aeroporti i Vlorës nuk do të mund të nisë fluturimet këtë verë, duke sjellë që ndikimi i parë të jetë anulimi i kontratave turistike që agjencitë nordike kishin me operatorët turistikë shqiptarë.

Bëhet fjalë për ato kontrata të formës “allotment”, pra ku ka rezervim paraprak të dhomave por pa pagesa, që kryesisht ishin në rajonin e Vlorës. Autoritetet u kanë komunikuar këtë javë  tur-operatorëve se hapja e aeroportit është e pamundur të bëhet pasi ende nuk ka arritur të marrë certifikimin.

I kontaktuar nga “Monitor”, Elvis Kotherja, themelues i “Elite Travel Group & Elite Hospitality” konfirmoi se janë anuluar fluturimet e nordikëve që do të vinin në Vlorë. Lajmi i mirë është që Shqipëria vijon të mbetet në kërkesat e tyre si destinacion për vitin tjetër.

“Në fakt na është konfirmuar që Aeroporti i Vlorës nuk mund të hapet sepse ende nuk kanë përfunduar gjithë procedura e nevojshme për të hyrë në operim. Infrastruktura aty është gati por ka nevojë për hapa të tjerë që të nisin fluturimet.

Lajmi i keq është që nordikët që do të vendoseshin në Vlorë me fluturime nga ky aeroport kanë anuluar për këtë vit. Ishin të paktën 3 chartera në javë.

Por lajmi i mirë është që autoritetet dhe ne së bashku kemi negociuar që Shqipëria të mbetet në listën e destincioneve për vitin e ardhshëm dhe kemi marrë garancinë që do të jenë 5 chartera në javë pra përkatësisht dy nga Norvegjia, një nga Finlanda, një nga Suedia dhe një nga Danimarka” tha z.Kotherja.

Ky është viti i dytë që turizmi vuan pasojat e një Aeroporti që premtohet se do të hapet dhe nuk finalizohet. Edhe vitin e shkuar u përsërit e njëjta situatë ku charterat me turistë të planifikoheshin të uleshin në Vlorë në fakt u riskeduluan për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe më pas me transferta me autobusë për në Vlorë.

Edhe këtë vit operatorët turistikë konfirmuan se kishin kontrata me garanci me agjenci të huaja për ulje nga Vlora dhe një pjesë e hoteleve kishin marrë disa këste si pagesa paraprake. Moshapja e aeroportit duket se do të jetë një tjetër “dhembje” koke për turizmin.

Çfarë po ndodh me Aeroportin

“Monitor” i kushtoi pak javë më parë një shkrim të zgjeruar situatës në Aeroportin e Vlorës. Aktualisht dy aksionerët kryesorë të konsorciumit që mban kontratën e aeroportit janë në një betejë ligjore me një sërë arsyesh komplekse teksa vetë qeveria ka qenë vëzhguese e kësaj situate.

Më herët aksioneri 2A Grup që ka aktualisht administrimin e shoqërisë tha se synonte që fluturimet të nisnin në muajin qershor edhe pse burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës i thanë “Monitor” se ky afat ishte i pamundur dhe se kompania kishte kërkuar shtyrje të afatit deri në shtator.

Etiketat: aeroporti i vlores
Artikulli para

Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

Artikulli pas

UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët
Aviacion

Çfarë kuptimi kanë numrat në pistat e avionëve? Ja si i lexojnë pilotët

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

UNESCO: Inteligjenca Artificiale nuk njeh gjuhët afrikane

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok
Aktualitet

Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok

Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
0

TikTok nuk është më nën pronësinë kineze, por tashmë kalon nën kontroll amerikan, me një pjesëmarrje të kufizuar nga Emiratet...

Lexo të plotë
Numri i pasagjerëve do të trefishohet deri në 2050, industria e aviacionit civil përballë sfidave të mëdha

FLUTURIMET/ Bricjapët janë kampionë, shenja që renditet e dyta! Çfarë tregon shenja juaj e Horoskopit për mënyrën se si udhëtoni

13 Mars, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme

Bie besimi i ndërtuesve në sektorin e ndërtimit: Më pak porosi, çmimet ulen, rriten kostot

4 Dhjetor, 2025
Shkenca vë në dyshim përfitimet e kanabisit mjekësor

Shkenca vë në dyshim përfitimet e kanabisit mjekësor

29 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr