• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Editor Nga Editor
19 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata tatimore ka paralajmëruar se do të rikategorizojnë të ardhurat e të vëtëpunësuarve, për rastet që do të rezultojnë me të dhëna të pasakta nga vetëdeklarimet.

Në ndryshimet për udhëzimin e ligjit “Për tatimin për të ardhurat” janë publikuar 5 shembujt me rastet se kur të vetëpunësuarit konsiderohen reale dhe kur fiktive.

Shumë punonjës me rroga të larta të punësuar pranë kompanive, për të shmangur tatimet apo për të ulur detyrimet tatimore, dolën nga listëpagesat dhe u regjistruan si individë të vetëpunësuar.

Për të identifikuar të vetëpunësuarit e vërtetë, në paketën fiskale 2026 u miratua disa ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore”, që sollën detyrimin për vetëdeklarimin e të dhënave të kësaj kategorie.

Sipas ndryshimeve të miratuara në paketën fiskale, brenda muajit mars 2026, të gjithë individët e vetëpunësuar që marrin mbi 80% të të ardhurave nga një klient i vetëm ose mbi 90% nga më pak se tre klientë, duhet të vedeklarojnë të dhënat për shërbimet, mënyrën e punës etj me qëllim vërtetimin e burimit të të ardhurave.

Vetëdeklarimi do të kryhet përmes plotësimit të formularit “Deklarata e Statusit të Vetëpunësuarit” që më pas dorëzohet pranë administratës tatimore.

Shembujt e udhëzimit

Shembulli 1

Një individ i vetëpunësuar, i regjistruar me aktivitet “Shërbime për shfaqje artistike”, gjatë vitit tatimor 2025 realizon të ardhura bruto në shumën 3,500,000 lekë. Nga këto të ardhura, 2,900,000 lekë, ose rreth 83% e totalit, realizohen nga një klient i vetëm rezident tatimor në Republikën e Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave realizohet nga dy klientë të tjerë të ndryshëm. Referuar shkronjës “ç”, pika 1, e nenit 12 të ligjit, ky individ do të plotësonte kriterin për t’u trajtuar si e ardhur nga punësimi për qëllime tatimore. Megjithatë, individi i vetëpunësuar, duke vlerësuar rrethanat konkrete të marrëdhënies ekonomike me klientin, dorëzon pranë drejtorisë tatimore rajonale Deklaratën e Statusit të Vetëpunësuarit, në të cilën vetëdeklaron se nuk ndodhet në kushtet e të ardhurave nga punësimi. Deklarata dorëzohet brenda muajit mars, së bashku me Deklaratën Vjetore të Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi. Në këtë rast, deri në një vlerësim të kundërt nga administrata tatimore, të ardhurat e individit të vetëpunësuar trajtohen si të ardhura nga biznesi, dhe individi plotëson rubrikat përkatëse të të ardhurave nga biznesi në Deklaratën Tatimore Vjetore të Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi. Administrata tatimore, në ushtrim të kompetencave të saj në zbatim të ligjit për procedurat tatimore, përdor Deklaratën e Statusit të Vetëpunësuarit si mjet vlerësimi për verifikimin e mëtejshëm për të përcaktuar nëse ky tatimpagues është apo jo në kushtet e shmangies tatimore.

Shembulli 2

Një doktor me iniciale “A.N.” është i vetëpunësuar, ka një kontratë shërbimi me një spital dhe përfiton të ardhura vjetore prej 200.000 lekësh, sipas faturimit që kryen kundrejt spitalit. Gjatë ushtrimit të detyrës ai përdor pajisjet e spitalit (aparatura, sallat, zyrat, materialet mjekësore) pa investuar vetë. Pacientët që mjekon i siguron spitali, nuk i sjell ai vetë. Ai e ushtron detyrën në orarin e përcaktuar nga spitali. Spitali mbikëqyr punën e tij dhe vendos rregullat që ai duhet të ndjekë gjatë ushtrimit të detyrës sipas rregulloreve të spitalit. Pra, pavarësisht se doktori “A.N.” sillet si një vetëpunësuar, në fakt sjellja e tij është e njëjtë me atë të një të punësuari pasi ai është i varur nga spitali për punën dhe mjetet, ai nuk mbart risk financiar, prandaj për qëllime tatimore ai do të trajtohet si punonjës i spitalit.

Shembulli 3

Një kuzhinier me iniciale “B.C.” ushtron profesionin si i vetëpunësuar në restorantin “Z” dhe nuk mund ta delegojë apo zëvendësojë me dikë tjetër veten e tij. Restoranti ku ai punon, ka investuar mbi të gjitha pajisjet e kuzhinës dhe furnizon të gjitha materialet që i duhen kuzhinierit “B.C.” për të kryer punën e tij. Gjithashtu, restoranti ka përcaktuar dhe orarin dhe ditët e punës të kuzhinierit “B.C.” Ai paguhet me pagë fikse mujore 250,000 lekë pavarësisht qarkullimit që kryhet në restorant, sipas kontratës që ka me restorantin. Pra, kuzhinieri “B.C.” në këtë rast është një punonjës i restorantit, pavarësisht sjelljes së tij si i vetëpunësuar, për arsye se sjellja e tij është e njëjtë me atë të një punonjësi, ai nuk mbart risk dhe puna e tij kontrollohet tërësisht nga restoranti.

Shembulli 4 

Personi i vetëpunësuar me iniciale “E.D.” është një shkrimtar. Ai përdor mjetet e veta (kompjuter, printer etj.) për shkrimet e tij. Punën ai e kryen në ambientet e shtëpisë së tij dhe orarin e punës e ka të papërcaktuar. Shkrimet e tij mund të jenë në forma të ndryshme (si libër apo artikuj të ndryshëm). Për çdo shkrim të tij, ai merr pagesën përkatëse, sipas marrëveshjes që bën me shtëpinë botuese apo redaksinë që ai zgjedh vetë. Ky shkrimtar në këtë rast është kontraktor i pavarur, për arsye se e gjithë puna bazohet në krijimtarinë e tij të pavarur dhe nuk kontrollohet apo drejtohet nga një shtëpi botuese apo redaksi, dhe në këtë mënyrë është ai që mbart dhe riskun e të ardhurave të tij

Shembulli 5 

Arditi, një hidraulik me përvojë, ka rënë dakord me një kompani për të kryer shërbime me kohë të plotë në kantieret e ndërtimit si i vetëpunësuar. Ai përdor mjetet e tij personale dhe kryen punën sipas rendit dhe specifikimeve të përcaktuara nga kompania. Kompania furnizon të gjitha materialet, kryen inspektime të shpeshta të punës së tij, e paguan atë sipas sasisë së punës së kryer. Arditi nuk ka një vendndodhje biznesi dhe nuk kërkon të ofrojë shërbime të ngjashme për palë të tjera. Të dyja palët mund ta ndërpresin marrëdhënien në çdo kohë.

Arditi në këtë rast është qartësisht një punonjës i kompanisë, pasi e gjithë puna e tij drejtohet nga kompania, ai nuk mbart risk financiar. Pavarësisht se ai përdor mjetet e tij personale në kryerjen e punës dhe faturon kompaninë për çdo shërbim të tij, është kompania ajo që i siguron atij punën, kontrollon cilësinë e saj, furnizon Arditin me të gjitha materialet e nevojshme dhe është e vetmja kompani me të cilën Arditi operon.” /Monitor

 

Etiketat: tatimet
Artikulli para

Rikthehet kriza energjetike, gazi në Evropë shtrenjtohet ndjeshëm

Artikulli pas

Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët

Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët

Të Përzgjedhura

Pas shirave dhe borë, si paraqitet situata në të gjithë qarqet e vendit
Aktualitet

Gati ligji, qeveria me masa konkrete me sigurimin e detyrueshëm të banesave nga përmbytjet dhe tërmetet

Nga SkyWeb
2 Shkurt, 2026
0

Qeveria ka paraqitur në Kuvend një projektligj të ri që synon ndryshimin rrënjësor të mënyrës se si përballohen dëmet nga...

Lexo të plotë
Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

12 Maj, 2026
Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026
PARADOKSI/ Popullsia bie, shpenzimet për digjitalizimin kapin majat, por ZGJEROHET administrata

REKORD/ Administrata publike arrin mbi 185 000 punonjës, si kurrë më parë

13 Mars, 2026
Trump mesazh popullit amerikan: Trashëgova një katastrofë, por në 2026 do të ketë një bum ekonomik të paparë

Trump mesazh popullit amerikan: Trashëgova një katastrofë, por në 2026 do të ketë një bum ekonomik të paparë

18 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr