• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gati ligji, qeveria me masa konkrete me sigurimin e detyrueshëm të banesave nga përmbytjet dhe tërmetet

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Pas shirave dhe borë, si paraqitet situata në të gjithë qarqet e vendit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka paraqitur në Kuvend një projektligj të ri që synon ndryshimin rrënjësor të mënyrës se si përballohen dëmet nga fatkeqësitë natyrore. Nisma “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet” parashikon ngritjen e një mekanizmi publik financiar, i cili do të marrë përsipër mbrojtjen e pronës banesore në shkallë kombëtare.

Sipas projektligjit, në qendër të skemës do të qëndrojë një fond i posaçëm publik, i cili do të administrojë sigurimin e detyrueshëm të banesave. Ky fond do të funksionojë si person juridik publik, i organizuar në formë shoqërie aksionare, me kompetenca të plota financiare dhe administrative.

Skema e re parashikon që pronarët e banesave të paguajnë një prim të detyrueshëm sigurimi, i cili nuk do të formohet nga tregu i lirë, por do të caktohet nga Këshilli i Ministrave. Çmimi do të varet nga niveli i riskut, zona ku ndodhet ndërtesa dhe karakteristikat e saj strukturore, duke u bazuar në modele aktuariale të ndërtuara posaçërisht për realitetin shqiptar.

Ndryshe nga sigurimet tradicionale, kompanitë private nuk do të mbajnë barrën financiare të riskut. Ato do të përfshihen vetëm si ndërmjetëse teknike për shpërndarjen e kontratave, mbledhjen e primeve dhe administrimin e procedurave, ndërsa fondet e grumbulluara do të kalojnë drejtpërdrejt në Fondin Kombëtar, i cili do të jetë përgjegjës për pagesën e dëmshpërblimeve.

Në rast të një tërmeti apo përmbytjeje, vlerësimi i dëmeve do të kryhet nga ekspertë të licencuar, ndërsa dëmshpërblimi do të lëvrohet nga fondi brenda afateve të përcaktuara. Mbulimi financiar do të përfshijë dëmet materiale të banesës dhe të pajisjeve brenda saj, por nuk do të shtrihet në humbje të aktivitetit ekonomik apo të ardhura të munguar.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e rezervave financiare afatgjata, përmes administrimit dhe investimit të të ardhurave të mbledhura, me qëllim përballimin e ngjarjeve me kosto të lartë. Për të garantuar funksionimin e vazhdueshëm, fondi nuk do të jetë subjekt i falimentimit apo likuidimit.

Drejtimi i skemës do të realizohet përmes një strukture të dedikuar, e përbërë nga Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori, ku Këshilli Mbikëqyrës do të ketë rol vendimmarrës në politikat e investimit dhe orientimin strategjik.

Me këtë projektligj, shteti synon të kalojë nga ndërhyrjet emergjente pas fatkeqësive natyrore drejt një sistemi të paracaktuar sigurimi, duke kufizuar goditjet e drejtpërdrejta mbi buxhetin e shtetit dhe duke krijuar një mekanizëm më të qëndrueshëm për mbrojtjen e banesave. /skyweb.al

Artikulli para

Snapchat mbyll mbi 415 mijë llogari të përdoruesve nën 16 vjeç në Australi

Artikulli pas

E pesta e vërteta? Korporata e Investimeve tenton sërish me LIFT Tower te Kadastra

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit
Aktualitet

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit
Aktualitet

Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

E pesta e vërteta? Korporata e Investimeve tenton sërish me LIFT Tower te Kadastra

Të Përzgjedhura

Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot
Uncategorized

Kursi i këmbimit sot: Dollari në rënie drastike, euro nuk ndryshon

Nga Editor
14 Prill, 2026
0

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të ndjeshme këtë mëngjes krahasuar me një ditë më parë, duke humbur rreth 1...

Lexo të plotë
Çmimi i naftës rritet pas përshkallëzimit të tensioneve SHBA-Iran

Çmimi i naftës rritet pas përshkallëzimit të tensioneve SHBA-Iran

1 Qershor, 2026
Mënyra si qëndrojmë ulur ndikon te humori dhe vetëbesimi

Mënyra si qëndrojmë ulur ndikon te humori dhe vetëbesimi

4 Shtator, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit valutor: Euro vijon “fundosjen”

4 Gusht, 2026
Kur festat kombëtare nxisin udhëtimet, ja zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar

Kur festat kombëtare nxisin udhëtimet, ja zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar

28 Nëntor, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr