• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

E pesta e vërteta? Korporata e Investimeve tenton sërish me LIFT Tower te Kadastra

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare ka shpallur për herë të pestë thirrjen për përzgjedhjen e një investitori privat për projektin “LIFT Tower”, pas dështimit të katër procedurave të mëparshme për shkak të mungesës së ofertave të vlefshme dhe interesit real nga biznesi.

Sipas Korporatës, bëhet fjalë për një nga projektet më ambicioze të zhvillimit urban në Tiranë, i planifikuar në truallin e Kadastrës, pranë rrugës “Muhamet Gjollesha”, me një sipërfaqe prej mbi 2,300 metra katrorë.

Projekti parashikon ndërtimin e një kulle shumëfunksionale me 40 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, që do të përfshijë zyra, ambiente tregtare, parkime, hoteleri, rezidenca studentore dhe hapësira banimi.

Në thelb të skemës që propozon Korporata Shqiptare e Investimeve qëndron partneriteti me sektorin privat, ku shteti ofron truallin, ndërsa investitori financon ndërtimin.

Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

Në këmbim, privatit i kërkohet që mbi 45 për qind të sipërfaqes totale të ndërtimit t’ia kalojë shtetit, i cili synon të përfitojë rreth 34 mijë metra katrorë ambiente moderne për institucionet publike, pa kontribuar financiarisht në investim.

Megjithatë, katër përpjekjet e mëparshme kanë treguar se kjo formulë nuk po rezulton tërheqëse për tregun. Në thirrjen e parë, të shpallur në nëntor 2024, dy kompani u kualifikuan për fazën e dytë, por asnjëra nuk dorëzoi ofertë konkrete, duke çuar në anulimin e procedurës.

Edhe thirrja e dytë dështoi, pasi aplikimi i paraqitur u shpall i pavlefshëm për shkak të problemeve në dokumentacion. Tentativa e tretë, e cila u mbyll në maj 2025, nuk prodhoi asnjë fitues, ndërsa thirrja e katërt u mbyll sërish pa rezultat.

Përsëritja e dështimeve ka hapur pikëpyetje serioze mbi fizibilitetin real të projektit. Nga njëra anë, bëhet fjalë për një investim që llogaritet në dhjetëra milionë euro, me kosto të larta ndërtimi, financimi dhe risku tregu.

Nga ana tjetër, kërkesa që shteti të përfitojë një pjesë kaq të madhe të sipërfaqes së ndërtimit kufizon ndjeshëm potencialin e kthimit të investimit për privatët, sidomos në një treg që po shfaq shenja ngopjeje me kulla dhe projekte të mëdha imobiliare.

Në këtë kontekst, thirrja e pestë shihet më shumë si një përpjekje për të testuar edhe një herë interesin e tregut, sesa si një proces që garanton rezultat.

Pyetja kryesore mbetet nëse problemi qëndron te kushtet financiare dhe ndarja e përfitimeve, apo nëse cikli i zhvillimit të kullave në Tiranë po hyn gradualisht në një fazë ngadalësimi.

Nëse edhe kjo thirrje do të dështojë, projekti “LIFT Tower” rrezikon të kthehet në një precedent domethënës për politikat e zhvillimit urban, duke sinjalizuar se modeli aktual i projekteve të mëdha, me kosto të lartë dhe kërkesa të forta ndaj sektorit privat, mund të mos jetë më i qëndrueshëm në kushtet aktuale të tregut shqiptar. /skyweb.al

Etiketat: lift tower
Artikulli para

Gati ligji, qeveria me masa konkrete me sigurimin e detyrueshëm të banesave nga përmbytjet dhe tërmetet

Artikulli pas

Prokuroria i cilëson të rrezikshme mbetjet e nisura nga Durrësi dhe lëshon 33 urdhra arresti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Prokuroria i cilëson të rrezikshme mbetjet e nisura nga Durrësi dhe lëshon 33 urdhra arresti

Prokuroria i cilëson të rrezikshme mbetjet e nisura nga Durrësi dhe lëshon 33 urdhra arresti

Të Përzgjedhura

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Frika se mos mbetesh pa para po bëhet kronike: Çfarë është “peniafobia”

Nga SkyWeb
27 Korrik, 2026
0

Frika nga varfëria dhe rrënimi financiar po shfaqet gjithnjë e më shumë si një burim i fortë ankthi, edhe te...

Lexo të plotë
Kontrabanda e cigareve, pasi u zbërthyen nga SPAK, pronarët e shitën kompaninë te Ergys Agasi i EA Tabacco një ditë para urdhër arresteve

Kontrabanda e cigareve, pasi u zbërthyen nga SPAK, pronarët e shitën kompaninë te Ergys Agasi i EA Tabacco një ditë para urdhër arresteve

29 Maj, 2025
Gjiganti botëror i prodhimit do të shkurtojë 16 mijë vende pune

Gjiganti botëror i prodhimit do të shkurtojë 16 mijë vende pune

16 Tetor, 2025
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

30 Prill, 2026
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

Pasi falimentoi, qeveria planifikon shlyerjen e dhjetëra milionë eurove borxh të Air Albania-s?

21 Mars, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr