• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare ka shpallur për herë të katërt thirrjen për të gjetur një investitor privat që do të ndërtojë kullën e re në truallin e Kadastrës në Tiranë, raporton skyweb.al.

Projekti i njohur si “LIFT Tower” parashikon ndërtimin e një godine gjigante me 40 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, ndërsa shteti kërkon që privatët të ofrojnë më shumë se 45 për qind të hapësirës së ndërtimit në favor të tij, si pronar i truallit.

Thirrja e katert pas deshtimit te thirrjeve te meparshme
Thirrja e katert pas deshtimit te thirrjeve te meparshme

Tentativat e deritanishme nuk kanë sjellë rezultat.

Në thirrjen e parë në nëntor 2024, dy kompani, “EDIL AL IT” dhe “DK Construction ONE Corp”, u kualifikuan për fazën e dytë, por në fund asnjëra nuk paraqiti ofertë konkrete, çka e detyroi Korporatën të anulonte procedurën.

Më pas, në shpalljen e dytë, interes u shfaq nga “EDIL AL IT” dhe “Alko Impex”, por aplikimi i dorëzuar u cilësua i pavlefshëm për shkak të pasaktësive në dokumentacion, duke e çuar sërish procesin në dështim.

Edhe tentativa e tretë, që i la afat subjekteve private deri më 30 maj 2025 për të dorëzuar aplikimet, nuk arriti të prodhonte një fitues.

 

Megjithatë, Korporata vijon përpjekjet, duke i dhënë një tjetër mundësi investitorëve për të hyrë në garë. Projekti parashikon zhvillimin e truallit pranë rrugës “Muhamet Gjollesha”, me sipërfaqe mbi 2,300 metra katrorë, ku do të ngrihet kulla shumëfunksionale me zyra, ambiente tregtare, parkime, hoteleri, rezidenca studentore dhe hapësira banimi. Investimi, i llogaritur në qindra milionë euro, synon t’i garantojë shtetit rreth 34 mijë metra katrorë hapësira moderne pune për institucionet publike, pa asnjë kontribut financiar nga ana e tij.

Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme dhe shpalljes së katërt të thirrjes, mbetet e hapur pyetja nëse ky projekt do të marrë jetë apo nëse epoka e kullave, që ka dominuar zhvillimin urban në vitet e fundit, po i afrohet fundit në Shqipëri. /skyweb.al

Etiketat: kadastrakorporata investimevelift tower
Artikulli para

Vilë, apartamente dhe llogari: Prokuroria i sekuestron noteres së njohur Sanja Telhallari 3 milionë euro pasuri

Artikulli pas

Çmimi i arit shënon rekord historik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP
Ekonomi

Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çmimi i arit shënon rekord historik

Çmimi i arit shënon rekord historik

Të Përzgjedhura

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Nga SkyWeb
10 Korrik, 2025
0

Prodhimi vendas i qumështit në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme, ndërsa në mënyrë paradoksale po rritet importi i qumështit...

Lexo të plotë
Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

2 Gusht, 2025
BSH “fikson” në 2.5% normën bazë të interesit, Sejko thotë se kështu mbahet inflacioni nën kontroll

A quhet cënim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë nëse SPAK heton Guvernatorin për SKANDALIN e mikrokredive?

13 Tetor, 2025
Goditet “firma piramidale” në Fier, si mashtroheshin qytetarët për të investuar online

Goditet “firma piramidale” në Fier, si mashtroheshin qytetarët për të investuar online

14 Shtator, 2025
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026

Të Fundit

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

Forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë

17 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

Tesla synon qiellin: A do t’i rrisë shitjet dhe aksionet makina fluturuese e Musk?

17 Tetor, 2026
Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr