• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

Editor Nga Editor
26 Janar, 2026
në Turizëm
A A
“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërsa udhëtarët po kërkojnë të eksplorojnë horizonte të reja në vitin 2026, ekspertët e turizmit kanë identifikuar disa destinacione që po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet, shkruan Kristine Tarber për gazetën australiane “9Travel”.

Krahas vendeve tradicionale dhe shumë të kërkuara si Italia dhe Japonia, të cilat vazhdojnë të mbeten në krye të listave turistike, disa destinacione më pak të njohura deri tani janë shndërruar në pikat më tërheqëse të këtij viti.

“Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, dhe Mali i Zi ndodhet shumë pranë saj”, u shpreh Quentin Long, ekspert i “Australian Traveller”.

“Për Shqipërinë është folur prej kohësh”, shtoi ai.

Eksperti i udhëtimeve Dilvin Yasa theksoi disa muaj më parë për “9Travel” se është befasuese sesi kjo perlë e Ballkanit vazhdon të mbetet relativisht jashtë vëmendjes së turistëve australianë.

“Sjellja mikpritëse e vendasve dhe çmimet e përballueshme janë ndër avantazhet kryesore të vendit”, tha ai.

Sipas Yasës, Shqipëria ofron gjithashtu Rivierën Shqiptare, e cila është dukshëm më ekonomike krahasuar me destinacione të ngjashme në Evropën Perëndimore, si dhe një kuzhinë të pasur dhe një trashëgimi historike të veçantë, të ndikuar nga periudha osmane dhe ajo komuniste.

“Vizitorët nuk duhet të humbasin qytetet historike të Gjirokastrës dhe Beratit, vendbanimet e lashta greke dhe romake në Parkun Arkeologjik të Apollonisë dhe Butrintit, si edhe Alpet Shqiptare, të njohura për peizazhet dramatike, fshatrat tradicionale dhe shtigjet e ecjes”, shtoi ai.

Ndërkohë, Quentin Long vuri në dukje se gjithnjë e më shumë australianë po zgjedhin të udhëtojnë në muajt jashtë sezonit të pikut – si shtatori, tetori, maji dhe qershori – për shkak të çmimeve më të ulëta, temperaturave më të buta dhe fluksit më të vogël të turistëve.

“Kjo sjell një ndryshim të ndjeshëm edhe në koston totale të udhëtimit, pasi biletat e avionit janë më të lira jashtë sezonit turistik”, shtoi ai.

Sipas “9Travel”, destinacionet kryesore për t’u vizituar në vitin 2026, bazuar në vlerësimet e ekspertëve të udhëtimit, janë:

  • Shqipëria

  • Sri Lanka

  • Meksika

  • Arabia Saudite

Etiketat: australianetshqiperia
Artikulli para

LISTA/ Tortura dhe ekzekutimet, Shqipëria bllokon importin e gijotinave dhe karrigeve elektrike

Artikulli pas

Ky ilaç i përdhesit, “sëmundjes së të pasurve” mund të ulë rrezikun e infarktit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Turizëm

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët
Kryesore

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët
Turizëm

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ky ilaç i përdhesit, “sëmundjes së të pasurve” mund të ulë rrezikun e infarktit

Ky ilaç i përdhesit, "sëmundjes së të pasurve" mund të ulë rrezikun e infarktit

Të Përzgjedhura

Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve
Uncategorized

Luks dhe natyrë, trendi i ri i pushimeve të pasanikëve

Nga Editor
28 Dhjetor, 2025
0

Në Casa Angelina, një hotel luksoz në bregun Amalfi të Italisë, disa mysafirë dalin nga dhomat e tyre ne agim...

Lexo të plotë
LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

7 Prill, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Kongresmeni Eliot Engel ndahet nga jeta, Presidenti Begaj: Mirënjohje për gjithçka bëri për shqiptarët

11 Prill, 2026
Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

23 Tetor, 2025
“Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove, policia apel qytetarëve: Kujdes mesazhet mashtruese!

“Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove, policia apel qytetarëve: Kujdes mesazhet mashtruese!

6 Prill, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr