• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LUFTA/ Kush përfiton dhe kush humb më shumë nga rritja e çmimeve

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme po fillon të reflektohet edhe në ekonominë shqiptare, kryesisht përmes shtrenjtimit të hidrokarbureve. Paqëndrueshmëria në tregjet ndërkombëtare të energjisë po krijon një efekt zinxhir në ekonomi, duke prodhuar një situatë me fitues dhe humbës në afat të shkurtër.

Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, në fazën e parë të kësaj krize përfitues rezulton qeveria, për shkak të rritjes së të ardhurave nga taksat dhe tarifat që lidhen me çmimet e larta.

Ai e përshkruan situatën si një “paradoks fiskal”, ku rritja e çmimeve përkthehet në më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit përmes taksave indirekte dhe tarifave që aplikohen mbi produktet energjetike dhe mallrat e tjera.

“Situata aktuale, e krahasuar me periudha të ngjashme në të kaluarën, krijon një paradoks fiskal ekonomik. Në terma afatshkurtër, qeveria del e fituar për shkak të rritjes së mbledhjes së tatimeve dhe taksave indirekte, si dhe tarifave që lidhen me shtrenjtimin e çmimeve në ekonomi”, shprehet Gjokutaj për TVscan.

Ndërkohë, sipas tij, goditja më e fortë bie mbi sektorët që varen drejtpërdrejt nga energjia dhe transporti. Bizneset që operojnë në transportin e mallrave dhe udhëtarëve, por edhe sektorë si bujqësia dhe industria, përballen me rritje të ndjeshme të kostove të prodhimit dhe logjistikës.

Këto kosto, në shumë raste, transferohen më pas te çmimi final për konsumatorin.

Gjokutaj thekson se në fund të këtij cikli ekonomik, barra kryesore bie mbi qytetarët, të cilët përballen me një rritje të kostos së jetesës që nuk shoqërohet domosdoshmërisht me të ardhura më të larta.

“Në fund ndikon drejtpërdrejt te qytetarët, të cilët marrin mbi vete rritjen e kostos së jetesës, ndërkohë që të ardhurat e tyre nuk rriten me të njëjtin ritëm”, vlerëson ai.

Eksperti shton se në një situatë të tillë, përgjegjësia për ndërhyrje i mbetet qeverisë, e cila duhet të përdorë instrumente si subvencionet apo politika të tjera mbështetëse për të mbrojtur shtresat më vulnerabël nga vala e re e shtrenjtimit që po diktohet nga zhvillimet gjeopolitike globale.

Artikulli para

Sa tokë bujqësore ka mesatarisht çdo shqiptar? Rreth 4,400 metra katrorë për banor, renditemi në mes të rajonit

Artikulli pas

Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit

Trump kërcënon NATO-n për një "të ardhme shumë të keqe" nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit

Të Përzgjedhura

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor
Aviacion

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

Nga SkyWeb
17 Korrik, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një tjetër muaj me rritje të ndjeshme të trafikut ajror. Gjatë muajit qershor 2025,...

Lexo të plotë
Pagat e shtetit ndikuan rritjen ekonomike, bujqësia dhe industria në rënie

Pagat e shtetit ndikuan rritjen ekonomike, bujqësia dhe industria në rënie

29 Shtator, 2025
Begaj pret ambasadorin e ri amerikan: SHBA, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Begaj pret ambasadorin e ri amerikan: SHBA, partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

26 Shtator, 2026
Trump planifikon të bllokojë nënkontraktimin e inxhinierëve indianë nga kompanitë amerikane

Trump planifikon të bllokojë nënkontraktimin e inxhinierëve indianë nga kompanitë amerikane

6 Shtator, 2025
Basti i humbur për energjinë elektrike, si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli

Basti i humbur për energjinë elektrike, si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli

4 Prill, 2022

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr