Konsumimi i drithërave integrale mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, tensionit të lartë të gjakut, kolesterolit dhe diabetit të tipit 2, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.
Një analizë e re, e publikuar në revistën European Heart Journal, tregon se përfitimet shëndetësore mund të nisin me konsumimin e rreth 90 gramëve drithëra integrale në ditë, ose afërsisht tri porcione. Kjo sasi mund të përfitohet, për shembull, nga dy feta bukë integrale dhe një tas me tërshërë.
Sipas studiuesve, konsumimi i tri deri në gjashtë porcioneve në ditë lidhet me përmirësime të lehta në tregues të rëndësishëm shëndetësorë, përfshirë kolesterolin total, kolesterolin e keq (LDL), tensionin e gjakut, peshën trupore dhe perimetrin e belit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se përfitimet varen nga mënyra e përgjithshme e të ushqyerit. Shtimi i drithërave integrale në një dietë të pasur me yndyrna të pashëndetshme nuk garanton përmirësimin e shëndetit të zemrës. /skyweb.al















