• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

Editor Nga Editor
6 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni Europian ka arritur në përfundimin paraprak se TikTok mund të ketë shkelur Aktin për Shërbimet Digjitale (DSA), duke krijuar kushte që nxisin përdorimin e tepruar të platformës dhe rrezikojnë shëndetin fizik e mendor të përdoruesve, veçanërisht të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Sipas vlerësimit të Komisionit, disa prej veçorive kryesore të aplikacionit janë projektuar në mënyrë të tillë që t’i mbajnë përdoruesit sa më gjatë të angazhuar. Mes tyre përmenden videot që shfaqen pa ndërprerje, luajtja automatike, njoftimet e shpeshta dhe algoritmi i rekomandimeve të personalizuara.

Autoritetet evropiane paralajmërojnë se këto mekanizma mund të nxisin sjellje kompulsive, duke bërë që përdoruesit të vazhdojnë të konsumojnë përmbajtje pa qenë të vetëdijshëm për kohën që kalojnë në platformë.

Hetimi paraprak ngre shqetësime se TikTok nuk ka vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme ndikimin e këtyre funksioneve, sidomos tek të miturit dhe grupet më të cenueshme. Komisioni thekson se kompania nuk ka marrë parasysh tregues të rëndësishëm të përdorimit problematik, si aktiviteti i fëmijëve në orët e vona të natës dhe numri i herëve që ata hapin aplikacionin gjatë ditës.Kritika ka edhe për mekanizmat e vendosur për kufizimin e kohës para ekranit. Sipas Komisionit, njoftimet për kohën e kaluar në aplikacion mund të shpërfillen lehtësisht, ndërsa aktivizimi i kontrolleve prindërore kërkon njohuri teknike dhe angazhim nga prindërit.

Për të adresuar këto shqetësime, Komisioni Europian kërkon ndryshime në mënyrën e funksionimit të platformës. Masat e propozuara përfshijnë kufizimin e funksioneve që nxisin përdorimin e vazhdueshëm, vendosjen e pushimeve më efektive nga ekrani, veçanërisht gjatë natës, si dhe ndryshimin e sistemit të rekomandimit të videove.

Nga ana tjetër, TikTok ka hedhur poshtë përfundimet paraprake të Komisionit Evropian, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe pa baza. Një përfaqësues i kompanisë ka deklaruar se platforma do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të kundërshtuar pretendimet e autoriteteve evropiane.

Në bazë të Aktit për Shërbimet Digjitale, TikTok ka të drejtë të shqyrtojë dosjen e hetimit dhe të paraqesë me shkrim kundërshtimet dhe argumentet e tij përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Nëse shkeljet konfirmohen, kompania rrezikon një gjobë deri në 6 për qind të xhiros vjetore globale.

Komisioni Europian rithekson se platformat e mëdha digjitale kanë detyrimin të identifikojnë dhe të parandalojnë rreziqet që mund të shkaktojnë shërbimet e tyre, duke vendosur në plan të parë mbrojtjen e përdoruesve dhe veçanërisht të fëmijëve dhe adoleshentëve./skyweb.al

Etiketat: BEtik tok
Artikulli para

Google kufizon Inteligjencën Artificiale në shkollat amerikane

Artikulli pas

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit
Shëndet

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

5 Nëntor, 2026
5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve
Shëndet

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

5 Nëntor, 2026
Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra
Shëndet

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

4 Nëntor, 2026
Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh
Shëndet

Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

"Fol me kryeministrin", Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

Të Përzgjedhura

Tkurret Wizz Air, pas Abu Dhabit mbyll dhe bazën në Vjenë
Aviacion

Tkurret Wizz Air, pas Abu Dhabit mbyll dhe bazën në Vjenë

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Kompania hungareze me kosto të ulët, Wizz Air, ka njoftuar mbylljen graduale të bazës së saj në aeroportin e Vjenës,...

Lexo të plotë
Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

20 Janar, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

28 Tetor, 2026
“Travel+Leisure”: Shqipëria, destinacioni i përballueshëm për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës

“Travel+Leisure”: Shqipëria, destinacioni i përballueshëm për një stil jetese të qetë midis detit dhe natyrës

12 Mars, 2026

Të Fundit

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
“Revoltë” brenda Google, punonjësit kundër përdorimit të AI në projekte ushtarake sekrete

Google kufizon Inteligjencën Artificiale në shkollat amerikane

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr