• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

Editor Nga Editor
4 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rreth 240 milionë adoleshentë në mbarë botën nuk kanë kryer aktivitet fizik në asnjë ditë të javës gjatë vitit 2025. Të dhënat vijnë nga një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore “The Lancet Global Health”, i cili tregon se nivelet e aktivitetit fizik te të rinjtë kanë mbetur pothuajse të pandryshuara gjatë 15 viteve të fundit.

Sipas studimit, adoleshentët kryejnë mesatarisht 2.7 ditë aktivitet fizik në javë, një shifër e pandryshuar nga viti 2010. Vetëm 14% e tyre, ose një në shtatë, janë fizikisht aktivë çdo ditë.

Studimi përfshiu të dhëna nga 389 anketime, me rreth 3.2 milionë adoleshentë të moshës 11 deri në 17 vjeç, në 140 vende të botës. Studiuesit e konsideruan një ditë aktive atë në të cilën një i ri kryen të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar deri të lartë, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Raporti evidenton gjithashtu dallime të dukshme mes vajzave dhe djemve. Në vitin 2025, djemtë raportuan mesatarisht tri ditë aktivitet fizik në javë, ndërsa vajzat vetëm 2.4 ditë. Për më tepër, aktiviteti fizik te vajzat ka tendencë të bjerë me rritjen e moshës, duke e thelluar edhe më shumë këtë diferencë.

Studimi zbulon edhe pabarazi mes rajoneve të ndryshme të botës. Adoleshentët në Europën Qendrore dhe Lindore, Azinë Qendrore, Azinë Lindore dhe Paqësor, si dhe në vendet me të ardhura të larta të Perëndimit, regjistruan mesatarisht katër ditë aktivitet fizik në javë. Në këto rajone, përqindja e të rinjve që nuk kryejnë fare aktivitet fizik varionte nga 6.9% në 7.7%.

Ndërkohë, në Amerikën Latine dhe Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Oqeani, Azinë Jugore dhe Juglindore dhe Afrikën Subsahariane, adoleshentët regjistruan mesatarisht vetëm dy ditë aktivitet fizik në javë. Në këto rajone, nga 22.7% deri në 33.1% e tyre nuk kryejnë asnjë aktivitet fizik gjatë javës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të ulë me 15% deri në vitin 2030 përqindjen e adoleshentëve që nuk arrijnë të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik në të shtatë ditët e javës. Megjithatë, studimi thekson se aktualisht asnjë vend apo rajon në botë nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur këtë objektiv. /skyweb.al

Etiketat: adoleshenteaktivitet fizik
Artikulli para

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri: Kontrolle të reja dhe verifikim i historikut shëndetësor

Artikulli pas

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit
Shëndet

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

5 Nëntor, 2026
5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve
Shëndet

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

Kripa e pasuruar me kalium, një alternativë që mund të parandalojë miliona vdekje nga zemra

Të Përzgjedhura

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

192 pasagjerë lihen në tokë: Punonjësit e aeroportit në Francë ishin sëmurë, avioni i RyanAir niset bosh për në Marok

Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
0

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Francë, ku një fluturim i Ryanair është nisur drejt Marrakesh pa asnjë pasagjer...

Lexo të plotë
Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë

Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë

5 Nëntor, 2026
Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti

Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti

15 Gusht, 2025
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Rrok Gjoka përfundon në SPAK, biznesmeni i tuneleve do të japë llogari bashke me oligarkët e tjerë

Rrok Gjoka përfundon në SPAK, biznesmeni i tuneleve do të japë llogari bashke me oligarkët e tjerë

16 Shkurt, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr