• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri: Kontrolle të reja dhe verifikim i historikut shëndetësor

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipëria dhe Italia zgjasin me pesë vjet marrëveshjen për konvertimin e patentave
Share on FacebookShare on WhatsApp
Procedurat për marrjen dhe rinovimin e patentës në Shqipëri do të ndryshojnë, duke përfshirë digjitalizimin e kontrolleve mjekësore, verifikimin e historikut shëndetësor të aplikantëve dhe shkëmbimin automatik të dokumentacionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas udhëzimit nr.644 të Ministrisë së Shëndetësisë, çdo person që aplikon për marrjen ose rinovimin e lejes së drejtimit do t’i nënshtrohet një procedure të dokumentuar elektronikisht, e cila nis pranë mjekut të familjes.

Mjeku do të verifikojë identitetin e aplikantit, pagesën përkatëse dhe do të shqyrtojë kartelën shëndetësore fizike ose elektronike, rezultatet e ekzaminimeve dhe dokumentacionin tjetër mjekësor.

Një nga risitë është mundësia e verifikimit të historikut shëndetësor të qytetarëve, përfshirë të dhënat që lidhen me shëndetin mendor dhe përdorimin e substancave psikoaktive.

Në rastet kur vlerësimi i aftësisë për drejtimin e automjetit e kërkon, mjeku mund të kërkojë të dhëna shtesë nga institucionet shëndetësore publike që disponojnë historik të dokumentuar trajtimi.

Megjithatë, udhëzimi përcakton se sëmundjet e kaluara dhe të shëruara duhet të dallohen nga problemet aktuale shëndetësore, ndërsa diagnozat e pakonfirmuara nuk mund të trajtohen si të mirëqena.

Pas kontrollit fillestar, aplikanti do të referohet te mjekët specialistë për ekzaminimin e shikimit dhe dëgjimit.

Këta specialistë do të plotësojnë dhe nënshkruajnë elektronikisht formularët mjekësorë, duke përcaktuar edhe kufizimet përkatëse, nëse konstatohen probleme që ndikojnë në drejtimin e automjetit.

Në rastet kur evidentohen probleme të veçanta shëndetësore ose dyshime të arsyeshme për aftësinë psikofizike, aplikanti do të referohet pranë Komisionit Mjekësor.

Komisioni do të shqyrtojë dokumentacionin dhe ekzaminimet, duke përcaktuar nëse qytetari është i aftë për të drejtuar automjetin, i aftë me kufizime apo i paaftë për drejtim.

Gjithashtu, Komisioni mund të vendosë kufizime në afatin e vlefshmërisë së lejes së drejtimit, sipas gjendjes shëndetësore dhe përcaktimeve ligjore.

Një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën e administrimit të dokumenteve.

Certifikatat dhe formularët mjekësorë do të plotësohen dhe firmosen elektronikisht nga mjekët, ndërsa rezultatet përfundimtare do t’i transmetohen drejtpërdrejt DPSHTRR-së përmes sistemeve shtetërore të ndërveprimit.

Dokumenti përfundimtar i kontrollit mjekësor do t’i dërgohet qytetarit nëpërmjet platformës e-Albania.

Në këtë mënyrë synohet të shmanget qarkullimi fizik i dokumentacionit mjekësor ndërmjet institucioneve, duke lehtësuar procedurat për qytetarët.

Udhëzimi parashikon gjithashtu rregulla për ruajtjen, arkivimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe shëndetësore të aplikantëve.

Tarifat për kontrollet mjekësore do të vazhdojnë të zbatohen sipas akteve në fuqi, ndërsa institucionet shëndetësore detyrohen t’i afishojnë ato në mënyrë të dukshme. /skyweb.al

Etiketat: patentaprocedurat
Artikulli para

Bastet mbeten në të “zezë”: Miliona euro taksa të munguara, por një situatë WIN-WIN për krimin, policinë dhe politikën

Artikulli pas

Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit
Ekonomi

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë
Ekonomi

Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

4 Nëntor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Ekonomi

Bastet mbeten në të “zezë”: Miliona euro taksa të munguara, por një situatë WIN-WIN për krimin, policinë dhe politikën

4 Nëntor, 2026
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë
Ekonomi

Raporti i Progresit/ IPARD III mbetet i bllokuar, BE ende nuk i beson Shqipërisë administrimin e fondeve për bujqësinë

4 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet, rritet nafta dhe benzina

4 Nëntor, 2026
TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

Adoleshentët nuk po kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik, situata mbetet e pandryshuar prej 15 vitesh

Të Përzgjedhura

Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri
Aktualitet

Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

Nga Editor
21 Tetor, 2025
0

Një kirurg që vendosi mikroçipa në pesë pacientë në Spitalin e Syve Moorfields në Londër thotë se rezultatet e provës...

Lexo të plotë
Numri i pasagjerëve do të trefishohet deri në 2050, industria e aviacionit civil përballë sfidave të mëdha

Kompanitë ajrore i gëzohen barnave për uljen e peshës: Po na kursejnë miliona në karburant

23 Gusht, 2026
Korça vdiq! Të rrojnë fëmijët (politikanët) Po si ta shpjegojmë anglisht këtë?!

Korça vdiq! Të rrojnë fëmijët (politikanët) Po si ta shpjegojmë anglisht këtë?!

25 Shkurt, 2026
5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

20 Nëntor, 2025
Jamie anglezi dhe Xhoni shqiptari

Jamie anglezi dhe Xhoni shqiptari

4 Prill, 2025

Të Fundit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr