• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bastet mbeten në të “zezë”: Miliona euro taksa të munguara, por një situatë WIN-WIN për krimin, policinë dhe politikën

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shtyn sërish licencimin e basteve sportive online, ndërsa në terren vazhdon një treg ku, sipas burimeve të Skyweb.al, organizatorët kanë “mbrojtje” nga segmente të strukturave që duhet t’i godasin. Shteti pret të ardhurat nga formalizimi; grupet që kontrollojnë aktivitetin ilegal vazhdojnë të mbledhin para.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot nëntor në Komisionin e Ekonomisë se kuadri ligjor dhe vendimet përkatëse janë përfunduar, por qeveria do ta rishikojë përsëri ligjin për të forcuar mbikëqyrjen dhe shmangur problemet sociale.

“Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, tha Malaj, pa dhënë një datë për hapjen e konkurrimit. Pas më shumë se dy vitesh pritjeje për aktet nënligjore, procesi kushtëzohet tashmë nga një tjetër ndërhyrje në ligj.

Çfarë pritet?! Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

Dokumentet tregojnë se procedura për dhënien e licencave është përcaktuar prej muajsh. VKM-ja nr. 194, e miratuar më 26 mars 2026, ngarkon Komisionin e Licencave të vendosë për hapjen e garës dhe numrin e licencave. Brenda shtatë ditëve nga ky vendim, AMLF-ja duhet të publikojë thirrjen për konkurrim.

Edhe mekanizmat për mbrojtjen e lojtarëve kanë marrë formë ligjore. Vendimi për regjistrin e personave që përjashtohen nga lojërat e fatit është miratuar më 27 shkurt 2026. Më 2 nëntor, AMLF-ja publikoi formularët përkatës, duke sqaruar se deri në ngritjen e regjistrit elektronik kërkesat paraqiten me shkrim.

Megjithatë, në listën publike të institucionit, kategoria “Baste Sportive Online” vazhdon të mos ketë asnjë subjekt të publikuar si të licencuar.

Kostoja e zvarritjes tashmë figuron në dokumentet e vetë qeverisë. Në relacionin e projektbuxhetit 2027, Ministria e Financave vlerëson rreth 2 miliardë lekë të ardhura të munguara për vitin 2026 nga aktiviteti i lojërave të fatit, për shkak të mosmiratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Policia (që duhet t’i luftojë) mbron bastet dhe call centerat 

Gjatë tetorit, raportimet e Skyweb.al përshkruan se si ky treg reagonte ndaj ndryshimit të marrëdhënieve të “mbrojtjes” dhe përplasjeve për kontrollin e tij.

Më 2 tetor, Skyweb.al raportoi se bastet e paligjshme dhe call center-at mashtrues kishin “ngrirë” prej gati dhjetë ditësh. Lokalet qëndronin të mbyllura ose hapeshin për pak orë, ndërsa punonjës të call center-ave ishin dërguar përkohësisht në shtëpi.

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

Në raportimin pasues, burimet shpjegonin mesazhin që u ishte përcjellë organizatorëve: “Nuk keni më mbrojtje! Stop këto ditë, deri sa të qartësohet situata!” Sipas tyre, operatorët kërkonin garanci për vazhdimin e aktivitetit kundrejt pagesave të rregullta për “mbrojtje”.

Më 12 tetor, një pjesë e aktiviteteve kishin nisur të rihapeshin. Burimet e Skyweb.al e lidhnin prishjen e ekuilibrave me ndërhyrjen e një personazhi të fuqizuar politikisht, i cili kërkonte pjesën e tij në treg. Organizatorët lokalë po merrnin vetë përsipër rrezikun, ndërsa raportoheshin fërkime për territoret.

Më 28 tetor, situata kishte kaluar te zgjidhjet individuale: secili për “kokën” e tij, duke kërkuar mbrojtje për zonën ku operonte. Sipas burimeve, lokale bastesh të kamufluara si kafene apo bilardo kishin vendosur tabela identifikuese për të sinjalizuar kontrollin mbi territorin dhe për të shmangur goditjet e papritura nga policia.

Duket se pas gjithë kësaj historie zvarritjeje fshihet një interes financiar për të ruajtur ilegalitetin.

Formalizimi do të sillte kosto konkrete dhe gjurmueshmëri të aktivitetit. Ligji përcakton tarifë licence jo më pak se 400 milionë lekë për një periudhë dhjetëvjeçare. Përzgjedhja bëhet përmes konkurrimit, me një kufi kombëtar prej jo më shumë se dhjetë licencash.

Operatorët e basteve online duhet të derdhin çdo muaj në Fondin e Posaçëm 15% të të ardhurave bruto nga loja, pra diferencës mes shumave të luajtura dhe fitimeve të paguara lojtarëve. Krahas kësaj pagese, ligji parashikon edhe tatimin mbi fitimin sipas legjislacionit tatimor.

Këto detyrime shpjegojnë përse grupet që veprojnë ilegalisht kanë interes të vazhdojnë jashtë sistemit. Në skemën e përshkruar nga burimet e Skyweb.al, pagesat bëhen për të siguruar tolerimin e aktivitetit dhe për të ruajtur tregun nga ndërhyrjet policore apo rivalët.

Organizatorët dhe ata që kontrollojnë tregun e ilegalitetit kanë interes që tregu i basteve të mbetet në këtë gjendje, kjo pasi organizatorët shmangin tarifat dhe detyrimet, ndërsa “mbrojtësit” ruajnë burimin e pagesave.

Për këto dy palë, përfshi dhe politikën, ilegaliteti krijon një situatë “win-win”; buxheti regjistron të ardhurat e munguara.

Shtyrja e radhës ngre kështu pyetjen mbi ndikimin e këtyre interesave në zvarritjen e licencimit.

Ministria e Financave dhe Komisioni i Licencave duhet të sqarojnë çfarë do të ndryshojë përsëri në ligj, kur do të hapet gara dhe përse një treg që vazhdon të funksionojë ilegalisht mbetet ende jashtë kontrollit të premtuar shtetëror. /skyweb.al

Etiketat: bastetbastet sportiveilegaliteti
Artikulli para

Raporti i Progresit/ IPARD III mbetet i bllokuar, BE ende nuk i beson Shqipërisë administrimin e fondeve për bujqësinë

Artikulli pas

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri: Kontrolle të reja dhe verifikim i historikut shëndetësor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit
Ekonomi

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë
Ekonomi

Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

4 Nëntor, 2026
Shqipëria dhe Italia zgjasin me pesë vjet marrëveshjen për konvertimin e patentave
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri: Kontrolle të reja dhe verifikim i historikut shëndetësor

4 Nëntor, 2026
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë
Ekonomi

Raporti i Progresit/ IPARD III mbetet i bllokuar, BE ende nuk i beson Shqipërisë administrimin e fondeve për bujqësinë

4 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet, rritet nafta dhe benzina

4 Nëntor, 2026
TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria dhe Italia zgjasin me pesë vjet marrëveshjen për konvertimin e patentave

Ndryshojnë procedurat e marrjes së patentës në Shqipëri: Kontrolle të reja dhe verifikim i historikut shëndetësor

Të Përzgjedhura

Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë
Shëndet

Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

Nga Editor
22 Shtator, 2026
0

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar arsyen pse bakteri përgjegjës për shpërthimin më të rëndë të meningjitit B në Mbretërinë e...

Lexo të plotë
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
IKMT: Durrës Marina e Alabbar po fundoset

IKMT: Durrës Marina e Alabbar po fundoset

13 Maj, 2026
Nëse e mbani makinën në garazh gjatë, ka një zgjidhje që të mos paguani para kot

Nëse e mbani makinën në garazh gjatë, ka një zgjidhje që të mos paguani para kot

12 Shtator, 2026
BE lejon kompanitë ajrore të përdori karburant “amerikan” nëse ka mungesa të Jet A1, cili është ndryshimi

BE lejon kompanitë ajrore të përdori karburant “amerikan” nëse ka mungesa të Jet A1, cili është ndryshimi

9 Maj, 2026

Të Fundit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

Duhen 750 milionë euro, qeveria shtyn për pas vitit 2030 hekurudhën Durrës–Prishtinë

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr