• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

BE lejon kompanitë ajrore të përdori karburant “amerikan” nëse ka mungesa të Jet A1, cili është ndryshimi

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
BE lejon kompanitë ajrore të përdori karburant “amerikan” nëse ka mungesa të Jet A1, cili është ndryshimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Europian ka sqaruar se kompanitë ajrore mund të përdorin karburantin Jet A, standard amerikan, në vend të Jet A-1, për sa kohë që procesi kryhet në mënyrë të kontrolluar dhe të gjurmueshme në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Ky vendim nuk përbën një ndryshim të detyruar të standardit të karburantit, por një sqarim rregullator që synon të shmangë pengesat operative në një moment kur tregu i karburantit për aviacionin po përballet me presione të forta.

Konteksti lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet gjeopolitike dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburantit. Që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i jet fuel është rritur me rreth 84%, ndërsa Europa importon rreth 75% të karburantit të saj për aviacionin, kryesisht nga kjo zonë.

Jet A-1 mbetet standardi kryesor në Europë, por mundësia për të përdorur Jet A shihet si një “valvul sigurie” për të diversifikuar furnizimin në rast të kufizimeve të mëtejshme në treg.

Dallimet mes dy llojeve të karburantit janë teknike, por të rëndësishme. Jet A-1 ka një pikë ngrirjeje më të ulët, çka e bën më të përshtatshëm për fluturime në distanca të gjata dhe në lartësi të mëdha.

Për këtë arsye, Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit ka theksuar se përdorimi i Jet A është i mundur, por kërkon përshtatje të procedurave nga kompanitë ajrore, aeroportet dhe operatorët në tokë, si dhe koordinim të plotë në të gjithë zinxhirin.

Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me të drejtat e pasagjerëve. Komisioni Europian ka bërë të qartë se rritja e çmimit të karburantit, në vetvete, nuk justifikon shmangien e detyrimeve për kompensim në rast anulimesh fluturimesh.

Vetëm mungesat reale dhe të dokumentuara të karburantit mund të konsiderohen si rrethana të veçanta, dhe çdo rast do të vlerësohet individualisht.

Ky sqarim vjen në një moment kritik për sektorin e aviacionit, ku çdo vonesë në furnizim apo logjistikë mund të shkaktojë zinxhir anulimesh dhe riorganizimesh fluturimesh. Në këtë kuptim, vendimi i Brukselit synon të shmangë bllokimet operative dhe të mbajë stabilitetin në një treg gjithnjë e më të tensionuar.

Etiketat: avionkarburant
Artikulli para

Çfarë kërkon sot Evropa?

Artikulli pas

S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat
Ekonomi

KLSH “nxin” Bashkinë Korçë: Nuk realizoi as gjysmën e investimeve, kaos me taksat dhe pronat

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!

S'janë më lodra! Koha për t'u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!

Të Përzgjedhura

BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron
Aktualitet

BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron

Nga SkyWeb
17 Prill, 2025
0

Në "hije" për shtetin, por me emra dhe zyra të identifikueshme dhe pushtet real mbi qytete të tëra. Shqipëria e...

Lexo të plotë
VIDEO/ Pa kaska dhe pa uniforma, kështu i nis Rakip Suli zjarrfikësit e Kamzës për t’u përballur me flakët

VIDEO/ Pa kaska dhe pa uniforma, kështu i nis Rakip Suli zjarrfikësit e Kamzës për t’u përballur me flakët

9 Gusht, 2026
“The Times”: Shqipëria, në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut

“The Times”: Shqipëria, në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut

16 Maj, 2026
Pse mushkonjat të pickojnë më shumë ty!

Pse mushkonjat të pickojnë më shumë ty!

4 Shtator, 2026
SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

3 Qershor, 2026

Të Fundit

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr