• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore, OP-ED
A A
S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga skyweb.al

Ndërsa gjithnjë e më shumë vende europiane po marrin masa të forta për rregullimin e përdorimit të skuterëve elektrikë në rrugë, në Shqipëri situata mbetet e paqartë dhe kryesisht jashtë kontrollit, pavarësisht një urdhri të mëparshëm të Ministrisë së Brendshme për kufizimin e tyre.

Në Europë, skuterët elektrikë nuk po trajtohen më si lodra apo mjete rekreative, por si mjete transporti që kërkojnë rregulla të qarta.

Nga Gjermania te Franca, Spanja apo Greqia, trendi është i njëjtë: Kufizime të forta, siguracion i detyrueshëm, kufizim shpejtësie, ndalim në rrugë të caktuara dhe kontroll i shtuar. Arsyeja është e thjeshtë: Rritja e aksidenteve dhe rreziku për përdoruesit dhe këmbësorët.

Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit

Në Gjermani, skuterët konsiderohen mjete motorike të lehta, me shpejtësi të kufizuar dhe siguracion të detyrueshëm. Në Spanjë, përdoruesit përballen me gjoba të larta nëse nuk respektojnë rregullat. Ndërsa në Greqi, autoritetet po diskutojnë masa edhe më të forta, si ndalimi i tyre në rrugë me shpejtësi të lartë, trajnim për të miturit dhe kontroll i detajuar i përdorimit.

Këtu është rasti që Shqipëria të mësojë nga Europa.

Ministria e Brendshme ka nxjerrë disa muaj më parë një urdhër që ndalon qarkullimin e skuterëve elektrikë në rrugët urbane, duke i lejuar vetëm në ambiente të mbyllura ose hapësira private. Në letër, ky është një nga rregullimet më të forta në rajon, por në praktikë, ai nuk po zbatohet.

Në Tiranë, Durrës, Vlorë apo qytete të tjera, skuterët elektrikë janë rikthyer në qarkullim të plotë. Ata lëvizin në rrugë mes makinave, në trotuare mes këmbësorëve dhe shpesh pa asnjë masë sigurie.

Fenomene si përdorimi nga të miturit, lëvizja me dy persona sipër, shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i semaforëve janë bërë të zakonshme.

Ky është thelbi i problemit shqiptar: jo mungesa e rregullave, por mungesa e zbatimit.

Ndërkohë që vendet e tjera po i rregullojnë skuterët si pjesë të sistemit të transportit urban, Shqipëria mbetet në një fazë tranzicioni të rrezikshme, ku këto mjete janë as të ndaluara realisht, as të rregulluara si duhet.

Ekspertët e transportit theksojnë se përfshirja e skuterëve në trafikun urban pa rregulla të qarta krijon një përzierje të rrezikshme: Mjete që arrijnë deri në 25 km/h në rrugë ku makinat lëvizin mbi 50-60 km/h, pa infrastrukturë të dedikuar dhe pa edukim të përdoruesve.

Skuterët elektrikë janë tashmë pjesë e realitetit urban dhe nuk mund të zhduken me një urdhër administrativ.

Ajo që mungon është një kuadër i plotë: Rregulla për përdorimin, siguracion i detyrueshëm, kufizime të qarta për zonat e lëvizjes dhe, mbi të gjitha, kontroll i vazhdueshëm në terren.

Pa këto elemente, skuterët do të vazhdojnë të jenë një burim aksidentesh dhe pasigurie në qytetet shqiptare, ndërsa ligji do të mbetet thjesht një dokument pa efekt real. /skyweb.al

Etiketat: elektrikeskuteret
Artikulli para

BE lejon kompanitë ajrore të përdori karburant “amerikan” nëse ka mungesa të Jet A1, cili është ndryshimi

Artikulli pas

DPSHTRR nxjerr nga qarkullimi mbi 2500 mjete të vjetra

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online
Aktualitet

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!
Aktualitet

Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore
Aktualitet

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Qeveria përgatit ndryshimin e skemës së pensioneve, ekonomisti paralajmëron: Mund të preket indeksimi i pensioneve të larta

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Në Shqipëri u regjistruan rreth 99 mijë makina të reja në 2025-ën

DPSHTRR nxjerr nga qarkullimi mbi 2500 mjete të vjetra

Të Përzgjedhura

Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?
Aviacion

Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?

Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2026
0

Një teknologji e frymëzuar nga lëkura e peshkaqenëve po ndryshon mënyrën se si kompanitë ajrore përpiqen të ulin konsumin e...

Lexo të plotë
Kroçiera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën

Kroçiera “MS Oosterdam” me 1867 turistë viziton Sarandën

11 Maj, 2026
Trump thotë se SHBA-ja ka gjetur kurën për autizmin

Trump vendos tarifa të reja globale 10% pas vendimit të Gjykatës së Lartë

21 Shkurt, 2026
Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

Identiteti digjital, Vietnami mbyll 86 milionë llogari bankare

20 Tetor, 2025
Monedha e re 1-dollarëshe me  fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

Monedha e re 1-dollarëshe me fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

2 Shtator, 2026

Të Fundit

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr