• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Greqia po përgatit një paketë të re ligjore për përdorimin e skuterave elektrikë, duke vendosur kufizime të forta pas rritjes së aksidenteve dhe përdorimit të pakontrolluar në qytete.

Sipas draftit që i referohen mediat greke, një nga ndryshimet kryesore është ndalimi i plotë i përdorimit të skuterave elektrikë nga të miturit në rrugët publike.

Autoritetet greke e konsiderojnë këtë masë të domosdoshme, pasi një pjesë e madhe e incidenteve përfshijnë përdorues të rinj pa pajisje mbrojtëse dhe pa njohuri të rregullave të qarkullimit.

Në të njëjtën kohë, ligji i ri do të vendosë siguracion të detyrueshëm për përdoruesit e rritur të skuterave elektrikë, me qëllim mbulimin e dëmeve në rast aksidentesh. Kjo masë vjen si reagim ndaj rritjes së rasteve të përplasjes me këmbësorë dhe mjete të tjera.

Nisma është paralajmëruar nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, ndërsa Ministria e Transportit po përshpejton përgatitjen e kuadrit ligjor përmes zëvendësministrit Konstantinos Kyranakis.

Sipas informacioneve, projektligji ndodhet në fazën përfundimtare dhe pritet të dalë për konsultim publik brenda dy javëve të ardhshme, me synimin për miratim të shpejtë më pas.

Paketa ligjore pritet të përfshijë gjithashtu gjoba më të larta administrative për shkelësit dhe për kompanitë që tregtojnë skuterë jashtë standardeve teknike të lejuara. Autoritetet do të intensifikojnë kontrollet, veçanërisht ndaj mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar ose që janë modifikuar në mënyrë të paligjshme.

Në fokus do të jenë edhe importuesit dhe tregtarët që dyshohet se shesin modele pa certifikimet e nevojshme të sigurisë, në një përpjekje për të vendosur kontroll më të rreptë në një treg që deri më tani ka funksionuar me pak rregulla.

Ndërkohë, problematika e skuterave elektrikë është kthyer edhe në një shqetësim të dukshëm në Shqipëri. Pavarësisht një urdhri të disa muajve më parë nga Ministria e Brendshme për kufizimin e përdorimit të tyre, në praktikë ky vendim nuk po zbatohet.

Në rrugët e Tiranës, skuterat janë rikthyer në qarkullim të lirë, shpesh pa rregulla dhe pa masa sigurie, duke krijuar rrezik për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve dhe duke shtuar rastet problematike në trafikun urban. /skyweb.al

Etiketat: greqiaskuterat
Artikulli para

Shqiptarët po vuajnë në masë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, çfarë tregon lista e rimbursimeve

Artikulli pas

Në Shqipëri udhëheqin gratë, më shumë shefe se në të gjithë rajonin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit
Ekonomi

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës
Aviacion

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës
Ekonomi

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Në Shqipëri udhëheqin gratë, më shumë shefe se në të gjithë rajonin

Në Shqipëri udhëheqin gratë, më shumë shefe se në të gjithë rajonin

Të Përzgjedhura

Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan
Uncategorized

Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Nga Editor
12 Shtator, 2025
0

Qeveria spanjolle ka miratuar një ligj të ri anti-duhan, i cili vendos përgjegjësi direkte mbi prindërit dhe kujdestarët. Nëse fëmijët...

Lexo të plotë
Tragjedia Helios, çfarë ndodhi me avionin fantazmë që ra pranë Athinës

Tragjedia Helios, çfarë ndodhi me avionin fantazmë që ra pranë Athinës

14 Mars, 2026
Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

5 Mars, 2026
Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për autizëm

Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë për autizëm

29 Tetor, 2026
Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja

Fëmijët me probleme të mëlçisë, shkak kequshqyerja

9 Prill, 2026

Të Fundit

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr