• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Shqiptarët po vuajnë në masë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, çfarë tregon lista e rimbursimeve

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Maj, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, CFO Pharma dhe BioPlus pjesë e skemës? Si u shitën në mënyre fiktive barnat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Popullata shqiptare po përballet me një barrë në rritje të sëmundjeve kronike, ku problemet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundjet e stomakut dominojnë hartën e shëndetit në vend.

Të dhënat zyrtare për muajin mars 2026, bazuar në listën e barnave të rimbursuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të cilave iu referohet Monitor, tregojnë një volum të lartë konsumi që reflekton drejtpërdrejt profilin e sëmundshmërisë në Shqipëri.

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten kategoria kryesore, me dhjetëra mijëra paketime të rimbursuara vetëm për kontrollin e tensionit dhe ritmit të zemrës. Barna si Amlodipina dhe Lercanidipina shënojnë mbi 10 mijë paketime secila, ndërsa përdorimi i aspirinës protekt mbetet i përhapur, duke konfirmuar se hipertensioni është ndër problemet më të përhapura në popullatë.

Diabeti renditet i dyti për nga konsumi i barnave. Metformina, trajtimi bazë për diabetin tip 2, regjistron mbi 20 mijë paketime të rimbursuara në muaj, ndërsa një numër i konsiderueshëm pacientësh varet nga insulinat. Preparatet me veprim të shpejtë si Novorapid dhe ato bazale si Lantus dhe Tresiba tregojnë përdorim të lartë, duke reflektuar përhapjen e sëmundjes në forma më të avancuara.

Edhe problemet e sistemit tretës kanë një peshë të konsiderueshme. Barnat për mbrojtjen e stomakut, si Omeprazoli dhe variantet e tij, kalojnë mbi 18 mijë paketime të rimbursuara, duke treguar një incidencë të lartë të gastritit dhe çrregullimeve të tjera gastrointestinale.

Në listën e konsumit të lartë përfshihen gjithashtu sëmundjet e syrit dhe ato të sistemit nervor. Trajtimet për glaukomën, si Travatan dhe Xalatan, regjistrojnë mijëra paketime, ndërsa barna si Levetiracetam për epilepsinë dhe Donepezil për Alzheimerin mbajnë një nivel të qëndrueshëm përdorimi.

Ky volum i lartë i barnave të rimbursuara tregon se sistemi shëndetësor në Shqipëri po përqendron burimet kryesisht në menaxhimin e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse, të cilat vazhdojnë të dominojnë profilin shëndetësor të popullsisë në vitin 2026.

Etiketat: diabetzemra
Artikulli para

Pavarësisht shtrenjtimit, riviera shqiptare mbetet ende një alternativë e lirë krahasuar me rajonin

Artikulli pas

Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?
Shëndet

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

9 Nëntor, 2026
Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres
Shëndet

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë
Shëndet

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit

Greqia, gati ligjin për skuterat: NDALOHET për të miturit, siguracion i detyrueshëm për të rriturit

Të Përzgjedhura

Sot ultimatumi, Rama nuk jep dorëheqjen dhe del pas 48 orësh, nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!
Aktualitet

Sot ultimatumi, Rama nuk jep dorëheqjen dhe del pas 48 orësh, nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
0

Studentët protestues i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen deri sot, në orën 13:00, por kreu i qeverisë...

Lexo të plotë
Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo

Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo

10 Shtator, 2026
Rama: 250 milion euro në dispozicion për bujqësinë, fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta

Rama: 250 milion euro në dispozicion për bujqësinë, fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta

30 Janar, 2026
Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

21 Janar, 2026
Qëndrimi 20 minuta para një lumi, deti apo liqeni ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor

Qëndrimi 20 minuta para një lumi, deti apo liqeni ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor

14 Maj, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr