Wizz Air, kompania ajrore lider në Shqipëri, njofton sot vendosjen e përhershme të avionit të saj të 15-të në bazën e Tiranës, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm nëinvestimin afatgjatë të kompanisë në vend.
Avioni i ri, i modelitAirbus A321neo, do t’i mundësojë kompanisë të zgjerojë më tejrrjetin e saj të fluturimeve, duke ofruar më shumë fleksibilitetdhe alternativa udhëtimi.

Me zgjerimin e operacioneve, Wizz Air synon të ofrojë një kapacitet prej 9 milionë ndenjësesh nëShqipëri gjatë vitit 2027, duke shënuar një rritje të kapacitetitprej 11% krahasuar me vitin 2026.
Në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm, Wizz Air po forcon mëtej rrjetin e saj të fluturimeve dimërore nga Tirana. Kompania do të vijojë operimin e linjave drejt Billundit dhe Bratislavës edhegjatë sezonit dimëror, ndërsa linja drejt Budapestit do të operojëgjatë gjithë vitit. Gjithashtu, Wizz Air rikthen fluturimet drejtKatanias dhe shton Palermon në rrjetin e saj dimëror, duke u krijuar pasagjerëve edhe më shumë mundësi udhëtimi mesShqipërisë dhe destinacioneve kryesore evropiane.

Kompania do të rrisë frekuencat e fluturimeve drejt gjashtëdestinacioneve të njohura në rrjetin e saj evropian, përkatësishtMilano Malpensa, Milano Bergamo, Berlin Brandenburg, Hamburg, Perugia dhe Nuremberg. Përmes forcimit të linjaveekzistuese, Wizz Air vijon t’i përgjigjet kërkesës në rritje tëpasagjerëve, duke ofruar orare më të përshtatshme dhe mundësiudhëtimi me çmime të përballueshme.
Gjatë tre viteve të fundit, Wizz Air ka rritur në mënyrë tëqëndrueshme kapacitetin vjetor të ndenjësve për pasagjerët nëShqipëri, me një mesatare prej më shumë se një milionndenjësesh shtesë në vit. Duke u mbështetur në këtë rritje tëvazhdueshme, kompania pret të arrijë një tjetër moment historikderi në fund të vitit 2026: transportin e 30 milionë pasagjerëvedrejt dhe nga Tirana që prej nisjes së operacioneve të saj nëvend.
Ky zgjerim është pjesë e investimeve gati dhjetëvjeçare të Wizz Air në Shqipëri. Që prej krijimit të bazës së saj në Tiranë, kompania ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e lidhjeve ajrore të vendit, duke e bërë udhëtimin me kosto tëpërballueshme të aksesueshëm për gjithnjë e më shumëpasagjerë, si dhe duke kontribuar në zhvillimin e turizmit, biznesit dhe forcimin e lidhjeve mes familjeve dhe miqve në tëgjithë Evropën.
Angazhimi i Wizz Air në Shqipëri shkon përtej operacioneve tëfluturimit. Përmes programit të akademis së pilotëve Wizz Air, kompania vijon të mbështesë formimin e profesionistëve nëindustrinë e aviacionit. Ndërkohë, partneritetet me FederatënShqiptare të Futbollit dhe Maratonën e Tiranës dëshmojnëangazhimin e saj në rritje ndaj komuniteteve lokale dhe nismavesportive.
Samuel Ferrera Falcon, Network Officer West në Wizz Air, u shpreh:
“Vendosja e avionit tonë të 15-të në Tiranë, duke nisur nga verae ardhshme, është një moment historik për të cilin jemiveçanërisht krenarë dhe një dëshmi e qartë e besimit tonë nëpotencialin afatgjatë të Shqipërisë. Që prej fluturimit tonë tëparë nga Tirana në vitin 2017, Wizz Air është rritur duke u bërëkompania ajrore lider në Shqipëri, duke transportuar një në çdody pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes 62 linjave drejt 20 shteteve. Është kënaqësi të shohim se si kemikontribuar për ta bërë udhëtimin në të gjithë Evropën më tëaksesueshëm për miliona njerëz, duke transportuar vetëm gjatëkëtij viti 7 milionë pasagjerë.
Me 9 milionë ndenjëse të ofruara në vitin 2027, 11% më shumëse këtë vit, dhe falë avionit tonë të ri, do të vijojmë të afrojmënjerëzit, familjet dhe bizneset, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e parë për udhëtarët shqiptarë. Shqipëria ka qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë të rritjes dhe jemi entuziastë për ta vijuar këtë rrugëtim së bashku.”
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional (COO) i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Partneriteti me Wizz Air ka qenë një ndër faktorët kryesorë të rritjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe zgjerimit të lidhjeve ajrore të Shqipërisë me Evropën. Që nga viti 2017, kemi mirëpritur mbi 27 milionë pasagjerë të Wizz Air.
Investimet e vazhdueshme të Kastrati Group kanë luajtur një rol kyç në mbështetjen e kësaj rritjeje, përmes ndërtimit të vendparkimeve të reja për avionët, rinovimit dhe ndërtimit të rrugëve të reja lidhëse si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës aeroportuale dhe terminalit. Këto investime synojnë rritjen e kapaciteteve operacionale, përmirësimin e efikasitetit dhe mbështetjen e zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve ajrore të Shqipërisë.”
Shtimi i avionit të 15-të në bazën e Tiranës në vitin 2027 shënon një tjetër moment të rëndësishëm, duke e pozicionuar Tiranën si bazën e gjashtë më të madhe të Wizz Air në rrjetin e saj.”
Gjatë vitit 2026, Wizz Air ofron 8.2 milionë vende nëdispozicion për pasagjerët në fluturimet e saj drejt dhe ngaShqipëria duke e lidhur aktualisht vendin me 62 linja drejt 20 shteteve. Deri më tani, kompania ka realizuar rreth 30 mijëfluturime me 7 milionë pasagjerë që nga fillimi i vitit, duke dëshmuar përmasat e operacioneve të saj dhe kërkesën e lartëpër udhëtime ajrore me kosto të përballueshme.
















