• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bastet e paligjshme dhe Call Center-at mashtrues kanë nisur të rihapen pjesërisht, por pa një marrëveshje për kontrollin e tregut. Burime të Skyweb.al bëjnë me dije se operatorë në Tiranë dhe rrethe po rifillojnë aktivitetin duke marrë vetë përsipër rrezikun, ndërsa mes grupeve kanë nisur fërkimet për territoret.

Sipas këtyre burimeve, në lojë është futur një aktor i fuqishëm, i cili ka marrë së fundmi drejtimin e një dikasteri të rendësishëm. Burimet e lidhin pezullimin e aktivitetit me ndërhyrjen e këtij personazhi, duke pretenduar se ai kërkon pjesën e tij në treg ose kontrollin e të gjithë “tortës”.

Skyweb.al raportoi më 2 tetor se aktiviteti i basteve dhe Call Center-ave ilegalë ishte ndalur prej gati dhjetë ditësh, ndërsa shkëmbimet e mëdha të kriptomonedhave kishin rënë ndjeshëm. Lokalet qëndronin të mbyllura ose hapeshin për pak orë, ndërsa punonjësit e Call Center-ave ishin dërguar përkohësisht në shtëpi.

Burimet përshkruanin këtë një pezullim të përkohshëm deri në qartësimin e marrëdhënieve mes aktorëve që kontrollojnë këto veprimtari. Mesazhi për organizatorët, ishte: “Nuk keni më mbrojtje! Stop këto ditë, deri sa të qartësohet situata!”

“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

Por zgjatja e bllokimit ka shtuar pakënaqësitë. Operatorë lokalë pretendohet se kanë paguar për mbrojtjen që tashmë nuk po u sigurohet dhe po kërkojnë zgjidhje individuale sipas zonave e rretheve. Sipas burimeve, kjo po e çon tregun drejt një decentralizimi të detyruar, ku secili vepron “me kokën e tij”.

Kontrolli i deritanishëm, sipas të njëjtave burime, lidhet me një personazh të njohur, i cili ka mbyllur “hallet” me SPA-un dhe tani ka dorë të lirë në terren. Por, ndryshimet në qeveri gjatë muajve të fundit duket se kanë prishur “status quo-në” në treg.

Skyweb.al nuk ka arritur ende të mësojë nëse aktori i ri ka marrë kontrollin apo nëse po negociohet një “deal” me grupin që mban status quo-në. Ndërkohë, burimet raportojnë se mungesa e një figure që imponon rregullat nga lart po bën që grupet të hyjnë në territoret e njëri-tjetrit.

Çfarë pritet?! Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

“Kjo mund të sjellë konflikte të forta mes grupeve, por duhet parë çfarë do të ndodhë në vijim, nëse do të ruhet centralizimi apo do të vazhdojë ky decentralizim i detyruar. Secili po bën sipas kokës së vet tani”, tha një burim pranë zhvillimeve, duke shtuar se tregu nuk është hapur ende tërësisht.

Në fund të shtatorit, katër persona u ndaluan në një Call Center në Rrugën e Kavajës, i dyshuar për mashtrimin e qytetarëve europianë. Në Has është goditur gjithashtu një lokal ku u sekuestruan dhjetë makineri elektronike dhe një tavolinë pokeri.

BASTET/ Si funksionon industria i-legale e shpërndarë në cepa pallatesh me çuna me makina të shtrenjta që rrinë kot gjithë ditën

Burimet nga tregu i interpretojnë këto ndërhyrje si pjesë të përplasjes për kontrollin e ilegalitetit, i cili qarkullon qindra miliona euro në vit.

“Operacionet e fundit nuk duhen ngatërruar thjesht me zbatimin e ligjit. Thjesht dikush atje sipër po kërkon copën e tij ose të gjithë tortën. Kjo do të shihet në vijim”, vijoi burimi. /skyweb.al

Etiketat: bastetilegaliteti
Artikulli para

Bizneset raportojnë keqësim të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Artikulli pas

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Bizneset raportojnë keqësim të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Gratë shqiptare janë më të arsimuara se burrat, por paguhen më pak

Nga SkyWeb
24 Shtator, 2026
0

Gratë po dominojnë arsimin e lartë në Shqipëri, por epërsia e tyre në auditore nuk po përkthehet në paga dhe...

Lexo të plotë
Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

6 Mars, 2026
Shfaqet pas 40 vitesh merimanga e rrallë

Shfaqet pas 40 vitesh merimanga e rrallë

30 Tetor, 2025
Italianët shpenzuan 60 milionë euro në klinikat dentare të Shqipërisë, shifra do të rritet edhe më shumë këtë vit

Italianët shpenzuan 60 milionë euro në klinikat dentare të Shqipërisë, shifra do të rritet edhe më shumë këtë vit

25 Janar, 2026
I akuzuar për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO

I akuzuar për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO

21 Korrik, 2026

Të Fundit

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr