• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

Editor Editor
26 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Bursat kryesore europiane mbyllën sesionin e sotëm në territor pozitiv, të mbështetura nga ecuria e mirë e tregjeve aziatike dhe rikthimi i interesit të investitorëve për kompanitë e teknologjisë dhe inteligjencën artificiale.

Indeksi pan-europian “Stoxx 600” u rrit me 1,6%, ndërsa fitimet më të larta u regjistruan në bursën e Milanos, me 2,1%. Në rritje ishin gjithashtu Frankfurti dhe Madridi me nga 1,8%, Parisi me 1,7% dhe Londra me 1,6%.

Përmirësimi i klimës së investimeve erdhi pas shqetësimeve të ditëve të fundit për ecurinë e kompanisë amerikane “Nvidia” dhe qëndrueshmërinë e investimeve të mëdha në sektorin e inteligjencës artificiale.

Në këtë klimë, aksionet e kompanive të teknologjisë u rritën me 2,8%, ndërsa sektori bankar shënoi një fitim prej 2,4%. Performancë pozitive patën edhe kompanitë automobilistike, me rritje 2,6%, si dhe sektori i luksit, me 2%.

Në Itali, vëmendjen e investitorëve e tërhoqi “UniCredit”, aksionet e së cilës u rritën me 1,9%, pas marrjes së miratimit të fundit për të vijuar procedurat lidhur me operacionin ndaj bankës gjermane “Commerzbank”. Në të kundërt, aksionet e kësaj të fundit ranë me 3%.

Në bursën e Milanos, ndër performuesit më të mirë ishin “Prysmian” dhe “Stellantis”, me rritje përkatësisht 5,6% dhe 5,5%. Fitime regjistruan edhe “STMicroelectronics” me 4,8% dhe “Technoprobe” me 3,7%. Në sektorin bankar, “Banco BPM” u rrit me 3,3%, BPER me 2,6%, MPS me 2,5% dhe “Intesa Sanpaolo” me 2,1%. Ndërkohë, aksionet e kompanisë së modës luksoze “Moncler” shënuan një rënie të lehtë prej 0,1%.

Në tregjet e energjisë vijoi rritja e çmimeve. Nafta amerikane WTI u shtrenjtua me 1%, duke arritur në 84,59 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent u rrit me 0,6%, në 95,17 dollarë. Edhe gazi natyror në Amsterdam regjistroi rritje prej 2,2%, duke arritur në 89,24 euro për megavat-orë.

Në tregun valutor, euro u këmbye me 1,0969 dollarë, ndërsa titujt shtetërorë patën lëvizje të kufizuara.

Ndërkohë, aktiviteti në tregjet financiare amerikane ishte i pezulluar për shkak të festës së Falënderimeve, duke kufizuar pjesëmarrjen e investitorëve amerikanë në tregtimet e ditës. /skyweb.al

Etiketa: Bursa
Artikulli para

Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve
Ekonomi

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

26 Nëntor, 2026
Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive
Ekonomi

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës
Ekonomi

Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Qeveria, 80 mln euro për AKSHI-n, si do të funksionojnë tenderët me Diellën

26 Nëntor, 2026
Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional
Ekonomi

Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional

26 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Ndërtim pa leje dhe shitje “cash”, detajet nga dosja që çoi në arrestimet e ndërtuesve
Aktualitet

Ndërtim pa leje dhe shitje “cash”, detajet nga dosja që çoi në arrestimet e ndërtuesve

SkyWeb
16 Qershor, 2026
0

Një dosje hetimore e Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar dyshime për shkelje të rënda në ndërtimin e një pallati shumëkatësh...

Lexo të plotë
Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

21 Nëntor, 2025
Vaksinat mRNA në zinxhirin ushqimor, nisin kërkimet për vaksinimin e bagëtive

Vaksinat mRNA në zinxhirin ushqimor, nisin kërkimet për vaksinimin e bagëtive

25 Nëntor, 2026
Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por të Jared Kushner

Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por të Jared Kushner

20 Qershor, 2026
Jam 52 vjeçe, e kualifikuar dhe nuk po gjej dot më një punë full time

Jam 52 vjeçe, e kualifikuar dhe nuk po gjej dot më një punë full time

17 Korrik, 2026

Të Fundit

Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

Bursat europiane në rritje, rikthehet interesi i investitorëve për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

26 Nëntor, 2026
Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

Në Italinë e vitit 2050, familja pritet të përbëhet nga vetëm 1 person

26 Nëntor, 2026
Medikamentet kundër gripit nën dyshim, çfarë duhet të dini për efektivitetin e tyre

Medikamentet kundër gripit nën dyshim, çfarë duhet të dini për efektivitetin e tyre

26 Nëntor, 2026
Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

Nga pularitë te fermat e viçave dhe thertoret, Shqipëria rishikon standardet e mbarështimit dhe therjes së kafshëve

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In