Vetëm pak ditë pas emërimit të Fation Shehut në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kanë nisur ndryshimet e para në strukturat drejtuese të administratës doganore.
Skyweb.al mëson se në krye të Doganës së Qarkut të Tiranës është emëruar Denis Shabani, ndërsa në pozicionin e shefit të doganës për kryeqytetin është emëruar Arjol Çepеlе.
Lëvizjet vijnë pas largimit të Besmir Bejës nga drejtimi i administratës doganore dhe emërimit të Fation Shehut në vend të tij.
Ky i fundit u prezantua më 24 nëntor përpara stafit të administratës doganore nga ministri i Financave, Petrit Malaj.
Ndryshimet në Doganën e Tiranës, një prej degëve më të rëndësishme të sistemit doganor në vend për nga vëllimi i aktivitetit tregtar, shënojnë lëvizjet e para në nivelet drejtuese pas ndryshimit në krye të institucionit.
Skyweb.al mëson se krahas tyre, priten lëvizje të tjera të forta në Dogana. /skyweb.al




















