• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

SkyWeb by SkyWeb
26 Nëntor, 2026
in Ekonomi
A A
Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive
Share on FacebookShare on WhatsApp

Stuhitë, erërat e vrullshme dhe të shpejta që marrin përpara gjithë ç’munden, po vijnë edhe në Shqipëri. Këtë e njoftoi zyrtarisht Instituti i Gjeoshkencave. Shpesh, në raportimet mediatike, për parashikimet e motit apo edhe për bilancin e dëmeve materiale dhe jomateriale që ato shkaktojnë, stuhitë marrin edhe emërtime që tërheqin vëmendjen.

Në stuhinë “Anjeta”, së fundmi, në Rodos të Greqisë 60 automjete u rrëmbyen nga uji, dhjetra banesa u përmbytën dhe infrastruktura rrugore u dëmtua dhe u bllokua. A mund të ketë një kombinim inteligjent sigurimesh, që minimizon dëmet e stuhive në buxhetet vetjake?

Tre sigurimet që duhen njohur sa herë stuhitë afrohen: 

Me kombinimin inteligjent të këtyre tre sigurimeve, mbulimi për ngjarje të tilla, si në drejtim të banesës, biznesit, automjetit, apo shëndetit, bëhet shumë më i plotë.

  1. Sigurimi KASKO për automjetin,
  2. Sigurimi shtesë mbi sigurimin e banesës/pronës/biznesit: rreziku i stuhisë.
  3. Sigurimi nga aksidentet personale

Kur një automjet dëmtohet nga rënia e pemëve, degëve apo objekteve të tjera gjatë një stuhie, mbulimin financiar për këto dëme të automjetit do ta ofrojë sigurimi Kasko. Cilido qytetar që planifikon të mbrohet financiarisht për dëmin që stuhia mund t’i shkaktojë automjetit të tij të parkuar jashtë banesës duhet të mendojë si zgjidhje sigurimin KASKO. Sa kushton një sigurim KASKO në SIGAL nga të gjitha rreziqet e sigurueshme? Përafërsisht sa 2.5% e vlerës së mjetit.

Një sigurim inteligjent nga stuhitë kërkon që të shtohet vullnetarisht edhe mbulimi i rrezikut nga stuhitë dhe fenomenet e tjera natyrore mbi sigurimin bazë të banesës, që ofron mbrojtje vetëm nga rreziku i zjarrit. Kostoja e këtij mbulimi shtesë është vetëm 0.04% e shumës që kërkohet nga vetë i siguruari të mbulohet. Nëse një apartament i siguruar për vlerë mbulimi10 milionë lekë nga zjarri kushton rreth 5,000 lekë në vit sipas kalkulatorit online të Sigal.al, me vetëm 4,000 lekë shtesë (0.04% e 10 milionëshit) në vit, në policë përfshihet edhe mbulimi nga stuhitë për të njëjtën shumë mbulimi. Kjo do të thotë se me rreth 9,000 lekë në vit, një apartament mund të jetë i siguruar si nga zjarri, ashtu edhe nga dëmet që shkaktojnë stuhitë.

Sigurimi i tretë, për aksidentet personale, sjell një mbrojtje financiare për këdo që mund të jetë rastësisht i prekur, si pasojë e veprimtarive ditore të tij apo e punës së tij, që preken nga stuhia. Një degë që rrëzohet dhe shkakton një paaftësi të përkohshme për punë. Një shtyllë tensioni që bie mbi një trup njerëzor dhe shkakton paaftësi të përhershme të plotë ose deri edhe humbje jete: sigurimi nga aksidentet garanton dëmshpërblimin financiar të familjarëve ose trashëgimtarëve në rastin e humbjes dhe të dëmtuarit, në rastin e dëmtimeve fizike. Në varësi të mbulimeve të zgjedhura, sigurimi nga aksidentet mbulon edhe shpenzimet mjekësore të ndihmës së të dëmtuarit.

Emrat e stuhive

Shërbimet kombëtare meteorologjike në Evropë emërtojnë stuhitë që parashikohet të shkaktojnë dëme, për lehtësuar komunikimin mes institucioneve, mediave dhe qytetarëve. Emërtimi bëhet kur fenomenet arrijnë pragun e alarmit të kuq ose portokalli (amber) në sistemin Meteoalarm. Emrin zyrtar e përcakton shërbimi meteorologjik i vendit që preket i pari, sipas listës së grupit përkatës rajonal. Ai mbetet i pandryshuar edhe kur stuhia kalon kufijtë shtetërorë.

Evropa ndahet në gjashtë grupe rajonale, secili me listën e vet të emrave. Shqipëria bën pjesë në grupin e Mesdheut Qendror, së bashku me Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën. Zona karakterizohet nga depresione mesdhetare, që shpesh formohen pranë Xhenovës dhe shoqërohen me reshje të dendura e erëra të forta.

Lista zyrtare publikohet zakonisht më 1 shtator ose pak më herët. Sezoni 2026–2027 shtrihet nga fillimi i shtatorit 2026 deri më 31 gusht 2027, ndërsa për Mesdheun Lindor nis më 1 tetor.

19 emrat e parashikuar për stuhitë e Mesdheut Qendror gjatë sezonit 2026-2027 janë: Agneta, Biagio, Cloe, Dante, Eugenia, Folco, Gabriella, Italo, Lucilla, Manlio, Noemi, Orazio, Priscilla, Rolando, Samira, Tarciso, Ursula, Virgilio dhe Zeudi. Deri tani është regjistruar stuhia Agneta, 1-3 nëntor, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme në jug të Italisë dhe në disa ishuj grekë.

Cilido qoftë emri i stuhisë, ajo që duhet ditur është se emri i sigurisë financiare është vetëm një: SIGAL INSURANCE GROUP. Sipas raportit të AMF për 10-mujorin, janar-tetor 2026, kompania dëmshpërbleu mbi 18 mijë raste përfituesish nga sigurimet dhe është kompania me vlerën më të lartë të dëmshpërblimeve të paguara, si në segmentin e jetës ashtu edhe në atë të jojetës në industrinë vendase të sigurimeve. /Sigurime.Online 

Tags: sigurimet
Previous Post

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës
Ekonomi

Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Qeveria, 80 mln euro për AKSHI-n, si do të funksionojnë tenderët me Diellën

26 Nëntor, 2026
Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional
Ekonomi

Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional

26 Nëntor, 2026
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për PPP-të, shteti mund t’u garantojë të ardhura minimale koncesionarëve

26 Nëntor, 2026
Nga Skavica dhe Hekurudha Durrës-Prishtinë, qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare
Ekonomi

Nga Skavica dhe Hekurudha Durrës-Prishtinë, qeveria miraton listën e re të 120 investimeve kombëtare

26 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Kostoja e fshehur e turnit të natës, si ndikon te shëndeti çrregullimi i gjumit
Shëndet

Kostoja e fshehur e turnit të natës, si ndikon te shëndeti çrregullimi i gjumit

by Editor
19 Korrik, 2026
0

Është ora katër e mëngjesit dhe një mjeke e re vazhdon turnin e natës. Edhe pse është shumë e lodhur,...

Read more
Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025, Fieri zemra e ullishtarisë shqiptare

8 Korrik, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Udhëzimi i ri cakton rregullat për pensionin e personave ndihmës të familjarëve me aftësi të kufizuara

Udhëzimi i ri cakton rregullat për pensionin e personave ndihmës të familjarëve me aftësi të kufizuara

2 Tetor, 2026
Cilit oligark po i shërben deputetja Zamira Sinaj përmes projektligjit të porteve turistike?

Cilit oligark po i shërben deputetja Zamira Sinaj përmes projektligjit të porteve turistike?

17 Shkurt, 2026

Të Fundit

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës

Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Qeveria, 80 mln euro për AKSHI-n, si do të funksionojnë tenderët me Diellën

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In