• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ndërtim pa leje dhe shitje “cash”, detajet nga dosja që çoi në arrestimet e ndërtuesve

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
Ndërtim pa leje dhe shitje “cash”, detajet nga dosja që çoi në arrestimet e ndërtuesve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një dosje hetimore e Prokurorisë së Tiranës ka zbuluar dyshime për shkelje të rënda në ndërtimin e një pallati shumëkatësh pranë QSUT-së, ku autoritetet dyshojnë për tejkalim të lejes së ndërtimit, shitje informale të apartamenteve dhe fshehje të ardhurash.

Sipas materialeve hetimore, procedimi penal është regjistruar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pas referimeve të ardhura nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në qendër të hetimit ndodhet një objekt në ndërtim në rrugën “Llukë Kaçaj”, i zhvilluar fillimisht nga shoqëria “Mirson 2A” sh.p.k., për të cilin dyshohet se ka pësuar ndryshime të paautorizuara nga projekti i miratuar. Sipas dosjes, hetuesit kanë evidentuar shtesa në kate dhe ndërhyrje që nuk përputhen me lejen e dhënë nga institucionet përkatëse.

Po ashtu, hetimet kanë ngritur dyshime se një pjesë e apartamenteve janë shitur përmes kontratave porosi, ndërsa pagesat janë kryer pjesërisht jashtë sistemit bankar, çka ka sjellë dyshime për mosdeklarim të plotë të të ardhurave.

Prokuroria ka administruar kontrata, dëshmi dhe dokumentacion nga Bashkia e Tiranës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Sipas të dhënave të mbledhura, ndaj objektit janë marrë më herët edhe masa administrative për shkelje gjatë punimeve, por ndërtimi ka vijuar.

Dosja hedh dyshime edhe mbi mosveprimin e strukturave përgjegjëse për kontrollin e territorit, të cilat sipas hetuesve nuk kanë reaguar në kohë pavarësisht konstatimeve të kryera në terren.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia e Shtetit në kuadër të hetimit, nuk janë gjetur në adresat e deklaruara Ferdinand Shtembari dhe Mirsim Jella.

Për këtë arsye, ata janë shpallur në kërkim policor me qëllim lokalizimin dhe marrjen në pyetje.

Burime nga hetimi sqarojnë se shpallja në kërkim nuk përbën masë arresti apo ndalimi, por një procedurë për sigurimin e pranisë së personave të përfshirë në hetim dhe sqarimin e rrethanave të çështjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe administrative të të gjithë personave dhe subjekteve të përfshira.

Artikulli para

Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Artikulli pas

Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar
Aktualitet

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë
Aktualitet

Masat e reja të qeverisë për fëmijët, zgjatet koha e qendrimit në shkollë

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00
Aktualitet

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?

Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?

Të Përzgjedhura

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi
Aviacion

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2025
0

Një Boeing 787-8 Dreamliner me destinacion Britaninë e Madhe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Ahmedabad të Indisë duke shkaktuar...

Lexo të plotë
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

“Daily Mail”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për turizëm solo në 2026-ën

23 Prill, 2026
Si po përdorin shkencëtarët jashtëqitjet e mushkonjave për të zbuluar viruset

Si po përdorin shkencëtarët jashtëqitjet e mushkonjave për të zbuluar viruset

27 Tetor, 2026
Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

21 Maj, 2026
Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

The Telegraph: Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për pushime

6 Prill, 2026

Të Fundit

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

31 Tetor, 2026
Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr