• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Doganierët e Bllatës duket se i ka zënë sedra pas publikimit në media të listës së tarifave të ryshfetit për kalimin e naftës dhe produkteve ushqimore nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Vetëm pak kohë pas denoncimeve të publikuara fillimisht nga Skyweb.al, Dega Doganore e Bllatës ka dalë me një njoftim publik për një aksion kundër kontrabandës, ku njofton se ka zbuluar dy kuti banane dhe ca lëngje frutash të padeklaruara.

Por ky njoftim vjen në një moment kur Dogana e Bllatës është në qendër të denoncimeve për një skemë të organizuar të kalimit të mallrave kundrejt ryshfetit, me tarifa të përcaktuara për çdo kategori ngarkese.

Skyweb.al ka raportuar më herët mbi ankesat e bizneseve të dërguara në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku përshkruhet një rrjet i organizuar që mundëson kalimin e karburanteve dhe produkteve ushqimore nga Maqedonia e Veriut kundrejt pagesave informale.

Sipas këtyre denoncimeve që bizneset vetë kanë bërë në Tiranë, për kalimin e naftës përmes pikës kufitare të Bllatës tarifa e ryshfetit varion nga 15 deri në 20 lekë për litër, në varësi të sasisë së transportuar.

Ndërkohë, për furgonët me produkte ushqimore, bizneset raportojnë pagesa nga 300 deri në 500 euro për ngarkesë, me qëllim shmangien e kontrolleve dhe detyrimeve doganore.

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

Bizneset përmendin edhe një personazh të njohur me nofkën “Laluci” që sipas tyre jep viston për ngritjen ose jo të traut me mallra të padeklaruar duke i shkaktuar shtetit një dëm prej qindra milionë lekë.

Bizneset flasin për një rrjet të mirëorganizuar, përmes të cilit nafta dhe produktet ushqimore kalojnë kufirin dhe më pas shpërndahen në Dibër, Bulqizë, Burrel dhe zona të tjera të vendit.

Pikërisht në këtë situatë, Dogana e Bllatës ka zgjedhur të publikojë si rezultat të luftës kundër kontrabandës sekuestrimin e dy kutive me banane dhe disa koli me pije freskuese.

Ndërsa doganierët ekspozojnë në Facebook bananet dhe lëngjet e frutave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ndodhen ankesat e bizneseve që përshkruajnë një aktivitet shumë më të gjerë, me karburante dhe ngarkesa ushqimore që kalojnë kundrejt tarifave të ryshfetit.

Drejtori Besmir Beja, i cili siç mëson skyweb.al ka firmosur dorëheqjen pa datë, pra është ende në detyrë, bën mirë të bëjë një vizitë tjetër në Bllatë dhe të verë rendin pasi situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Redaksia ka informacion se atij i kanë shkuar letër ankesat e shumë bizneseve në zyrë, por nëse i ka humbur, mund t’ia gjejmë sërish, mjafton që trau të mos ngrihet dhe ulet kur i do qejfi dhe xhepi “Lalucit”, por të zbatohet ligji.

Vijon..

/skyweb.al

Etiketat: dogana bllate
Artikulli para

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate
Ekonomi

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka
Ekonomi

Nis goditja ndaj oligarkëve të Vuçiçit, Serbia mbyll ALTA Banka

31 Tetor, 2026
Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?
Ekonomi

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Shqipëria në SEPA, Sejko: Ulje komisionesh dhe sinjal i fortë për investitorët
Ekonomi

Shqipëria në SEPA, Sejko: Ulje komisionesh dhe sinjal i fortë për investitorët

Nga SkyWeb
9 Shtator, 2025
0

Shqipëria do të bëhet pjesë e Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA) duke filluar nga 7 tetori, një hap...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë një busull për Shqipërinë

25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Presidenti Begaj: SHBA-ja i tregoi botës se nuk mposhtet

11 Shtator, 2026
Shqipëria do të fotografohet nga lart, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale

Shqipëria do të fotografohet nga lart, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale

13 Nëntor, 2025
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

3 Mars, 2026

Të Fundit

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

31 Tetor, 2026
Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr