• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

Screenshot

Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë ditëve të fundit, në media kanë dalë një sërë denoncimesh për korrupsionin në doganat shqiptare dhe presionet ndaj bizneseve nga një strukturë e organizuar, e cila akuzohet se mbledh para për lejimin e mallrave të padeklaruara, shmangien e kontrolleve dhe kalimin e ngarkesave në kundërshtim me ligjin.

Skyweb.al mëson se në dokumentet e ankesave të bizneseve përshkruhet një skemë me çmime fikse për çdo “shërbim”, të cilat subjektet i quajnë “gjoba”, ndërsa organizimi i saj lidhet me drejtues të administratës doganore.

Krahas Doganës së Durrësit, ku kanë dalë shifra prej 500 eurosh për furgon dhe deri në 10 mijë euro për kamion, në qendër të denoncimeve është edhe Dogana e Bllatës, në Dibër.

Në këtë pikë kufitare me Maqedoninë e Veriut operon një grup punonjësish doganorë, mes të cilëve ka si vendas, ashtu edhe persona të ardhur nga struktura të tjera.

Në qendër të ankesave është një personazh i njohur me nofkën “Laluci”, të cilit bizneset i atribuojnë një rol kyç në kontrollin e kalimit të mallrave dhe administrimin e pagesave informale.

Edhe pse për këtë personazh janë paraqitur vazhdimisht ankesa dhe raporte, mungesa e masave nga strukturat përgjegjëse ka ngritur dyshime për mbështetje nga nivele më të larta të administratës.

Një nga aktivitetet kryesore të përshkruara në denoncime është kontrabanda e naftës nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Ky aktivitet është intensifikuar veçanërisht pas konfliktit me Iranin, kur çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën ndjeshëm, duke zgjeruar diferencën me tregun maqedonas.

Nafta kalon përmes Bllatës me kamionçina dhe bote të vegjël private, për t’u tregtuar më pas në Dibër, Bulqizë, Burrel dhe zona të tjera të vendit.

Për kalimin e karburantit, “tarifa” e ryshfetit është nga 15 deri në 20 lekë për litër, në varësi të sasisë së transportuar.

Por lista e çmimeve nuk përfundon me naftën.

Për furgonët që transportojnë produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut, “gjoba” për doganierët varion nga 300 deri në 500 euro, në varësi të sasisë së mallrave.

Në dokumentet e ankesave përshkruhet edhe roli i “Lalucit”, nga i cili duhet të merret miratimi përpara kalimit të ngarkesave.

Të gjitha këto praktika janë denoncuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, por bizneset ankohen se nuk ka pasur ndërhyrje për t’i ndalur.

Mungesa e reagimit, pavarësisht ankesave të përsëritura, ka shtuar dyshimet se grupi vepron me mbështetje nga nivele më të larta të drejtimit të Doganave.

Skema e përshkruar në Bllatë ka të njëjtën logjikë me atë në Durrës, ku për çdo kategori mallrash ka një çmim të caktuar për të shmangur kontrollet dhe detyrimet doganore.

Përveç parave që u merren bizneseve, kontrabanda e karburanteve dhe produkteve ushqimore shkakton humbje të ardhurash për buxhetin e shtetit dhe dëmton konkurrencën me subjektet që paguajnë rregullisht detyrimet.

Dokumentacioni i ngarkesave, regjistrat e kalimeve kufitare dhe ankesat e depozituara ofrojnë mundësi konkrete për verifikimin e skemës dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë përse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka ndërmarrë masa të dukshme pas denoncimeve dhe kush e mbron grupin e “Lalucit” në Doganën e Bllatës. /skyweb.al

Artikulli para

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, Policia malazeze kontrollon udhëtarët
Aviacion

Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, Policia malazeze kontrollon udhëtarët

Nga Editor
3 Qershor, 2026
0

Një aeroplan me 90 udhëtarë, i cili mbërriti në Mal të Zi nga Serbia të mërkurën, është ndaluar në aeroportin...

Lexo të plotë
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket

10 Nëntor, 2025
Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

Hungarezët e 4iG plan për ndërtim data centerash në Shqipëri krahas korridorit me fibra optike që na lidh me Greqinë

12 Maj, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Java nis me rënie për euron dhe dollarin

24 Gusht, 2026
TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik

TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik

27 Maj, 2026

Të Fundit

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

31 Tetor, 2026
Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

31 Tetor, 2026
Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr