• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Qershor, 2026
në OP-ED
A A
Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Lutfi Dervishi

Pas më shumë se dy javësh protestë të pandërprerë, pyetja nuk është më sa do të zgjasë rezistenca në rrugë, por si do të reagojë sistemi politik.

Mes sloganeve të shumta, ai që përcakton këtë moment është “Shqipëria e Re”, – një kërkesë e qartë për ndryshim modeli.

Historia politike tregon se kur në shoqëri krijohet një masë kritike pakënaqësie, ajo herët a vonë gjen përfaqësim.

Pyetja që do të përcaktojë javët e ardhshme është: Kush do ta lexojë dhe kush do ta “kapë” i pari këtë ndryshim?

Dinamika aktuale dikton katër skenare të mundshme:
1. Kooptimi nga pushteti: Ndryshimi i rregullave të lojës pa ndryshuar aktorët.

Ky është skenari më pragmatik për Partinë në pushtet. Nëse qeveria vazhdon ta trajtojë protestën si një “dalldi/dallgë” kalimtare, ajo rrezikon të keqkuptojë thellësinë dhe perimetrin e krizës.

Pakënaqësia, veç të tjerash, buron nga lodhja me përqendrimin e pushtetit, babëzia dhe arroganca.

Për të mbijetuar, pushteti mund të zgjedhë të ndryshojë i pari, jo duke u terhequr, por duke hapur lojën; ndryshime në kodin zgjedhor, hapje të listave, apo mekanizma të rinj të demokracisë direkte (referendume).

Për PS-në, ky do të ishte një proces “vetëkorrigjimi” i detyruar për të rikuperuar terrenin e humbur përpara se të përplaset me valën.

2. Sfida nga e reja:
Lëvizja qytetare (bashkë me partite e reja) që po ushqehen nga kjo protestë kanë avantazhin moral, por vuajnë nga fragmentimi dhe sëmundja gjenetike që gjithkush e mendon veten “të parin”.

Aktualisht, ato rrezikojnë të konkurrojnë me njëra-tjetrën për vendin e dytë apo të tretë në një garë ku ende nuk janë korrigjuar rregullat e lojës.
Që ky pol (pa përjashtuar një parti të re) të jetë fituesi i këtij momenti, duhet të kalojë nga faza e frymës dhe zemërimit në fazën e strukturës dhe koordinimit.

Nëse arrijnë të ndërtojnë një platformë minimale të përbashkët dhe të thithin, kanalizojnë e strukturojnë energjinë e sheshit, ato mund të kthehen në përfitueset kryesore të këtij ekuacioni. Nëse jo, energjia do të shpërndahet dhe do të kthehet sërish në apati e zhgënjim.

3. Opozita konvencionale
Partia më e madhe e opozitës gjendet para një paradoksi: kjo është protesta më e madhe post-komuniste, por ajo nuk po zhvillohet nën siglën e saj. Shoqëria në shesh po proteston sa kundër qeverisë, aq edhe kundër mënyrës së vjetër të të bërit politikë, pjesë e së cilës është edhe opozita tradicionale.

Opozita mund të përfitojë vetëm nëse kupton se deklaratat e “mbështetjes” nuk mjaftojnë. Ajo duhet të ndryshojë veten përpara se të pretendojë të riciklojë pushtetin.

Kjo kërkon një hapje radikale ndaj figurave të reja, mbylljen e llogarive të vjetra të sherreve të brendshme dhe një program që rezonon me pjesën që deri dje nuk dilte në shesh.

Skenari më i rrezikshëm mbetet ai i status-quo-së: përpjekja për ta injoruar, përqeshur kompromentuar, apo grabitur protestën, duke pritur që ajo të shuhet nga konsumi i kohës apo lodhja.

4. Radikalizimi
Ekziston një pikë thyerjeje ku strategjia e pushtetit për të rraskapitur protestën kthehet në bumerang. Nëse vijohet me “ne punën tonë, ju tuajën”, situata mund të dalë jashtë kontrollit, nga një incident sado banal.

Në momentin që qytetarët ndiejnë se me marshim nuk i dëgjon kush, mund të vendosin të ndryshojnë marsh dhe, kur askush nuk është më në gjendje të kontrollojë protestën skena zhvendoset drejt një përplasjejes.

Në këtë pikë, kostoja nuk është më thjesht politike për një parti, por ekzistenciale për stabilitetin e vendit.

Çfarëdo ecurie të marrë , kjo protestë tashmë ka prodhuar një rezultat që nuk e zhbën koha: ka thyer frikën e apatinë dhe ka krijuar një klimë të re politike. Hapësira publike është rikonfiguruar dhe qytetarët kanë kuptuar se nuk janë vetëm.

Në këtë realitet të ri, nuk do të fitojë ai që reziston më gjatë, por ai aktor politik që do të kuptojë më shpejt se vendi ka ndryshuar përgjithmonë.

Artikulli para

Ndërtim pa leje dhe shitje “cash”, detajet nga dosja që çoi në arrestimet e ndërtuesve

Artikulli pas

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!
OP-ED

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet
Ekonomi

Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet

28 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Kryesore

Taksa për Flamingot dhe “dhurata” për Shqiponjat

27 Tetor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Pse reduktimi i TVSH-së nuk do të ulë çmimet e ushqimeve

27 Tetor, 2026
Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
OP-ED

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

Të Përzgjedhura

Shqiptarët “të dashuruar” pas Facebook, Instagram fiton terren te të rinjtë
Aktualitet

Shqiptarët “të dashuruar” pas Facebook, Instagram fiton terren te të rinjtë

Nga Editor
7 Gusht, 2026
0

Facebook vijon të mbetet rrjeti social me numrin më të madh të përdoruesve në Shqipëri, ndërsa Instagram po fiton terren...

Lexo të plotë
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

21 Shkurt, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit

Kaosi me SelfCare, Tatimet shtyjnë deri në 20 shkurt afatin për dorëzimin e inventarit nga bizneset

4 Shkurt, 2026
Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e kupton dot

Rasti i Korfuzit: Si e ka zgjidhur Greqia atë që Shqipëria s’po e kupton dot

5 Korrik, 2025
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës

“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës

12 Nëntor, 2025

Të Fundit

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

31 Tetor, 2026
Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

Politika e vjetër në simbiozë. Të gjithë kundër Lëvizjes Bashkë, e ajo kundër të gjithëve!

31 Tetor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

Binance kompenson 90% të 6.3 miliardëve të vjedhura, kur rihapet tërheqja e parate

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr