• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës

Editor Nga Editor
12 Nëntor, 2025
në Turizëm
A A
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas një vlerësimi të bërë nga gazetarë të faqes së njohur turistike “Chase Travel”, janë zbuluar disa prej destinacioneve më emocionuese që pritet të bëjnë bujë vitin e ardhshëm. Ndër to, Riviera Shqiptare po del në krye si bregdeti më i kërkuar i Evropës, falë çmimeve të përballueshme, mungesës së mbipopullimit dhe aksesit më të lehtë se kurrë më parë, shkruan Betsy Blumenthal për këtë faqe.

Ky është një lajm i mirë për udhëtarët që kërkojnë diell, plazhe të qeta dhe destinacione ende të arritshme financiarisht në Evropë. Vetëm 70 kilometra në lindje të Salentos në Itali, përtej ngushticës së Otrantos, ndodhet Shqipëria – një bukuri ballkanike që më në fund po merr vëmendjen ndërkombëtare që meriton.

Me sitet arkeologjike të ruajtura mirë, liqene e laguna me ujë kristal, verë të fortë, ushqim të shijshëm dhe një bregdet mahnitës, Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar. Përgjatë Rivierës Shqiptare, qytete si Ksamil ekuilibrojnë të kaluarën – me rrënojat greko-romake të Butrintit dhe kalanë e Ali Pashës – me të tashmen, përmes plazheve të bukura, bareve moderne dhe restoranteve të shumta.

Jashtë qyteteve të njohura si Saranda, kanë filluar të shfaqen resorte të reja si “Pegasus”, ku pushuesit mund të shijojnë diellin dhe koktejet buzë detit. Në Himarë e Dhërmi janë hapur hotele tërheqëse si “Prado Luxury Hotel” dhe “La Brisa Boutique Hotel”, ndërsa në Palasë ka nisur veprimtarinë “Green Coast Hotel Gallery Collection”. Projekte të tjera si “Panorama Hilltop Retreat” dhe “Red Sol Resort” janë ende në ndërtim.

Një valë e re investimesh në infrastrukturë po e lidh gjithë zonën. Rruga e re Palasë-Dhërmi, me asfalt të sapohapur, çon drejt tunelit të Llogarasë, që do të shkurtojë ndjeshëm trafikun drejt Vlorës – qendra kryesore e Rivierës Shqiptare. Po aty, një aeroport ndërkombëtar i ri pritet të hapet përpara verës së vitit 2026, duke e bërë këtë cep mahnitës të Mesdheut më të arritshëm se kurrë më parë. /Skyweb.al

Etiketat: riviera shqiptare
Artikulli para

Buxheti 2026, rritet pesha e shpenzimeve për sigurinë, ulet për mbrojtjen sociale dhe arsimin

Artikulli pas

WhatsApp hap rrugën për biseda me përdorues të aplikacioneve të tjera

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët
Turizëm

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

24 Nëntor, 2026
Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale turizmin? Çfarë pritet të ndodhë me mënyrën si planifikojmë dhe rezervojmë pushimet
Turizëm

Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale turizmin? Çfarë pritet të ndodhë me mënyrën si planifikojmë dhe rezervojmë pushimet

23 Nëntor, 2026
Media spanjolle shkruan për Vjosën: Destinacioni i veçantë i turizmit natyror në Shqipëri
Turizëm

“Getaway”: Vjosa, një destinacion që ndërthur aventurën, natyrën dhe historinë e jugut të Shqipërisë

23 Nëntor, 2026
Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri
Turizëm

Revista britanike rekomandon Shqipërinë për një udhëtim ekskluziv pesëditor në verën e vitit 2027

16 Nëntor, 2026
Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së
Turizëm

Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së

15 Nëntor, 2026
Artikulli pas
WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhet pa përgjigje

WhatsApp hap rrugën për biseda me përdorues të aplikacioneve të tjera

Të Përzgjedhura

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri, çfarë vendosi sot qeveria
Ekonomi

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri, çfarë vendosi sot qeveria

Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
0

Qeveria ka ndërhyrë sot në një nga vendimet kyçe për pronat publike në jug të vendit, duke ndryshuar VKM nr.297,...

Lexo të plotë
OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat

OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat

18 Shtator, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

10 Qershor, 2026
Shtet-formimi dhe Llogaridhënia Politike përmes Politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian

Shtet-formimi dhe Llogaridhënia Politike përmes Politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian

29 Shtator, 2026
Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve: Do të jepet në bazë mujore

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve: Do të jepet në bazë mujore

2 Korrik, 2026

Të Fundit

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

24 Nëntor, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët

24 Nëntor, 2026
Rriten rastet e gonorresë rezistente ndaj antibiotikëve në Evropë

Ekspozimi ndaj pesticideve rrezikon fertilitetin, ekspertët ngrenë alarmin

24 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Pa drita e ujë për faj të ndërtuesit, ndryshon ligji! Kush përfiton nga përjashtimi

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr